Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi
Xhebro Gjika[1]
(Tërbaç 1900 † Tërbaç 1978)
NË ENCIKLOPEDI
Këngëtar dhe rapsod i shquar i rrethit të Vlorës. Në moshën 20 vjeçare ngre këngët e para për luftën e Vlorës për të vazhduar me këngët për luftën antifashiste etj. Autor i rreth 100 këngëve dhe poezive popullore. Ndër këngët më të njohura të tij përmendim “Kush e njeh Selam Musanë”, “Unë i ziu Xhebro Gjika”, “Këngët e staneve”, etj. Një pjesë e këngëve të tij janë mbledhur në vëllimet e botuara nga Instituti i Kulturës Popullore “Këngë popullore historike”, “Këngë popullore lirike”, “Këngë popullore të luftës antifashiste”, etj.
Literatur:
- Gaçe Bardhosh, “Kënga popullore e lumit të Vlorës”, Tiranë 1995;
- Gaçe Bardhosh, “Xhebro Gjika”, Tiranë 1997 etj.