Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi
Jorgo Çulli[1]
(Përmet 21.04.1942 † Përmet 11.02.1990)
NË ENCIKLOPEDI
Këngëtar i shquar popullor i muzikës qytetare përmetare. Jorgua rridhte nga një familje përmetare me tradita në fushën e interpretimit të muzikës popullore vokale. Qysh në moshën 15 vjeçare aktivizohet në grupet popullore artistike të qytetit të Përmetit ku ndër të tjetra mëson edhe veglën e fizarmonikës. Së bashku me këngëtarë të tjerë të qytetit të Përmetit nëpër aktivitete të ndryshme këndon këngë popullore përmetare, kryesisht në rolin e marrësit të këngës. Në shkallë kombëtare ai njihet fillimisht me interpretimin mjeshtëror të këngës “Falma synë e zi” në Festivalin Folklorik Kombëtar të vitit 1978 me prerës këngëtarin tjetër të njohur Ilia Nasi. Ky çift këngëtarësh, majat e interpretimit të tyre i arritën me sazet e Usta Laver Bariut, ku ndër të tjera përmendim këngët “Porsi dash manare”, “Potpuri këngësh përmetare”, “Hajde dalim nga Lipa” etj. Në interpretimet e tij kishte parasysh përvojën e traditës popullore të cilën ai e njihte mirë pasi edhe vetë Jorgua ishte edhe një mbledhës i kujdesshëm i saj. Regjistrimet e tij muzikore gjenden pranë Radio-Tiranës dhe RTV Shqiptar. Në zërin “Erotike Jugu” kemi këto këngë të kënduara nga Jorgo Çulli:
- 255 “Falma synë e zi”, Ilia Nasi, Jorgo Çulli, 1978, 3’
- 297 “Potpuri”, Sazet e Përmetit, 1980, 3’30”
- 360 “Porsi yll mëngjesi”, Jorgo Çulli, Ilia Nasi, 1982, 4’
Literatur:
- Tole, Vasil S. “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut”, Tiranë 1998 etj.