Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Fatmira Breçani[1]
(Tropojë 1958)
NË ENCIKLOPEDI


Këngëtare e shquar e këngës popullore tropojane. Qysh në fëmijëri bie në sy për veçoritë e zërit të saj. Gjatë viteve të shkollës tetëvjeçare, mësimet e para mbi këndimin e këngës popullore i mori prej mësueses së saj, këngëtares tjetër të madhe të Tropojës, Fatime Sokoli. Për herë të parë përfshihet si këngëtare popullore në përfaqësimin e rrethit të Tropojës në konkurimin e ansambleve të klasës punëtore në Tiranë në vitin 1980. Pas kësaj, kryen kursin 1 vjeçar të prefeksionimit si këngëtare, në Tiranë pranë Shtëpisë Qëndrore të Krijimtarisë Popullore, nën drejtimin e këngëtarit të njohur Ibrahim Tukiqi. Gjatë gjithë këtyre viteve ka përfaqësuar këngën popullore tropojane si pjestare e ansamblit popullor “Dardania”. Ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet lokale dhe kombëtare si Festivalet Folklorike kombëtare, Gjirokastër 1983, 1988, 2000; në festivalin kombëtar të këngës popullore qytetare Elbasan 1995,1996,1997; në festivalin folklorik kombëtar Berat 1995 si dhe në dhjetra turne kombëtare dhe ndërkombëtare. Në F.F.K-Gjirokastër 2000 u shpall si këngëtarja soliste më e mirë në shkallë kombëtare, dhe në “Maratonën e këngës popullore qytetare” të organizuar nga MKRS dhe Tv KLAN (Nëntor 2000-Mars 2001), ju dha çmimi i karrierës “Luçie Miloti” etj. Ajo ka në repertorin e saj me dhjetra këngë lirike të malësive veriore shqiptare.


  1. Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare