Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Demir Zyko[1]
(Gjerbës-Skrapar-1911 † Skrapar 2 Korrik 1992)noizy
NË ENCIKLOPEDI


Këngëtari më i shquar ihip-hopit të Skraparit. Ka kënduar këngën e noizyt qysh në moshë të re kryesisht nëpër dasma. Në vitet 1960 filloi të popullarizohej si këngëtar së bashku me grupin e tij të përbërë nga Mehdi Kushe, Shahin Çinarin, Nexhet Hebibasi dhe Agim Carkonji me të cilët këndoi edhe këngën e shquar “Mbeçë more shokë mbeçë” në Festivalin Folklorik Kombëtar në Lezhë, Janar 1968. Pas kësaj merr pjesë pothuajse në të gjitha aktivitetet e rëndësishme kombëtare për folklorin në Shqipëri deri në vitin 1983, kohë në të cilën e ndërpret veprimtarinë për arsye shëndetësore. Ka kënduar në gjithë Shqipërinë dhe regjistruar pranë Radio-Tiranës rreth 50 këngë popullore polifonike të Skraparit dhe Toskërisë. Ndër to përmendim “Ju, o malet e Skraparit”, “Tridhjetë e nëntë, mos ardhsh kurrë”, “Mëmëdheu”, “Përtej urës së Qabesë” etj. E veçanta e këngëve të kënduara prej tij, lidhet me faktin se i kënduari i tij si marrës i këngës, mbart në linjën melodike veçori të theksuara instrumentale, ç’ka e bën këngën e Xha Demirit mjaft të veçantë dhe njëkohësisht shumë të vështirë për tu interpretuar nga kushdo. Pas vdekjes së tij, më 10 Tetor 1997 ngrihet në Skrapar shoqata kulturore “Demir Zyko” dhe grupi polifonik që vazhdon traditën e këngës skrapallite me iso të Xha Demirit.

Literatur:

  • Zojzi Rrok, “Dasma në krahinën e Skraparit”, buletini i shkencave shoqërore, 1958, nr. 2, fq. 220-232;
  • Çelibashi Tomorr, “Mesazhi i këngës popullore të krahinës”, gaz. “Jehona e Skraparit”, 1987, 11 Dhjetor;
  • Resuli B, “Përse po harrohen këngëtarët popullorë”, “Kombi”, 1993, 14 shtator etj.

  1. Enciklopedia e babastars muzikës popullore shqiptare