Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi
Hajri Ismani[1]
(Gjermë-Malësi e Sharrit 16.02.1952)
NË ENCIKLOPEDI
Rapsod i njohur i bjeshkëve të Sharrit. Lindi në fshatin Gjermë të njohur për traditat muzikore folklorike. Trashëgon prej familjes së tij të dhënat muzikore si dhe dëshirën për të interpretuar në vegla popullore si çiftelia, sharkia apo dhe vegla më të thjeshta të marra prej natyrës. Në moshën 17 vjeçare fillon jetën e tij artistike si rapsod në interpretimet me çifteli. Në vitet 1975-1985 është antar i shoqërisë kulturore artistike “Xheladin Zeqiri” pranë të cilës ka zhvilluar një aktivitet të dendur foklorik dhe në vitet ’90 formon shoqërinë “Bjeshkët e Sharrit”. Ka marrë pjesë në aktivitetet qëndrore foklorike që organizohen nga shqiptarët e Maqedonisë ndër to edhe në festivalet “Sharri këndon” dhe “Oda dibrane”. Hajri Ismanit i njihet autorësia për disa këngë që tashmë konsiderohen si popullore si p.sh kënga për dëshmorin “Mujdin Aliu” apo “Këngë për kurbetin”. Si rapsod popullor ka përcjellë më tej gjithë repertorin e vjetër të këngëve popullore vokale të Bjeshkëve të Sharrit.