Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Adem Qazimi[1]
(Matogjin, Vlorë 1876 - † Matogjin 1939)


Këngëtar dhe rapsod i shquar i iso-polifonisë labe. Kënga e Qazim Ademit konsiderohet si vazhdim i këngës “demirçe”, të rapsodit tjetër të shquar Demir Ago Mystehaku-Vlonjati (Matogjin rreth 1780 † 1845) i përmendur edhe nga Spiro Dine. Sipas Gaçes: ende sot në popull jetojnë rreth 60 këngë të krijuara nga Qazim Ademi. Qazim Ademi përmendet edhe për vajtimin e burrave “me të çjerrë” dhe “të grisura të faqeve”. Interpretimet e tij kanë qënë tepër të veçanta, sa që ende sot në popull këngët iso-polifonike me intonacione vajtimore-elegjiake thirren “këngë Qazimademçe”. Si vazhdues i traditës “qazimademçe” të interpretimit të këngës dhe valles me shoqërim vokal “a capella” mbahen edhe këngëtarët e tjerë të shquar të Lumit të Vlorës si Saliko Dalan Salaj dhe Avdul Ymeri.

Literaturë:

  • Dine Spiro, “Valët e detit”, Sofje 1908; Gaçe Bardhosh,
  • “Kënga popullore e lumit të Vlorës”, Tiranë 1995

  1. V. S. ToleEnciklopedia e muzikës popullore shqiptare