Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Ilmi Sulollari[1]
(Pogradec 12.06.1935)
NË ENCIKLOPEDI


Këngëtar i njohur i muzikës popullore qytetare pogradecare. Fillon aktivizimin si këngëtar në vitin 1947, dhe më 1949 spikat interpretimi i këngës popullore prej tij në shfaqjen artistike të “Dasmës pogradecare” ku ai interpretoi një shumicë këngësh lirike dasme. Përveç këngëve si solist, ai së bashku me këngëtaren Roza Dhami krijuan një çift këngëtarësh që shumë shpejt u bënë të njohur në Pogradec por edhe më gjerë. Ndë interpretimet e tyre përmendim “Këngën e çobanit”, Vajza e Bishnicës”, “Vallja mokrare”, “Malli ç’na ka marrë” etj. Ka marrë pjesë në aktivitet lokale dhe ato kombëtare si në F.F.K por edhe jashtë vendit si në festivalin ballkanik të Ohrit. Inçizimet e tij muzikore janë bërë kryesisht pranë Radio-Tiranës.


  1. Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare