Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Ymer Riza[1]

NË ENCIKLOPEDI


Muziktar i shquar popullor i fillimit të shek. XX në qytetin e Gjakovës. Ymer Riza njihet si këngëtar i shquar dhe interpretues në vegla të ndryshme popullore. Ajo ç’ka njihet si krenaria e tij ishte formacioni i muzikës popullore qytetare gjakovare i përbërë nga sharkia me dymbëdhjetë tela, bugaria, mandolla, violina, defi, harmonika. Një pjesë e këngëve që sot njihen në Gjakovë si popullore janë të krijuara prej Ymer Rizës. Krijimtaria e Ymer Rizës është mbledhur në vëllimin “Me sharkinë e Ymer Rizës”. Krahas Ymer Rizës, në Kosovë si këngëtarë të shquar përmenden edhe Salih e Fezim Krasniqi, Mazllëm Myzeini, Qazim Berisha, Ibrahim Berisha, Tahir Drenica, Bajrush Doda etj.

Literatur:

  • “Me sharkinë e Ymer Rizës”, Prishtinë 1959,1961;
  • Sokoli Ramadan, Miso Piro, “Veglat muzikore të popullit shqiptar”, Tiranë 1991 etj.

  1. Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare