Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Neço Muko[1]
(Himarë 21 tetor 1899 † 12 Dhjetor 1934)
NË ENCIKLOPEDI


Këngëtar i shquar popullor dhe konsolidues i zërit të “hedhësit” në këngët polifonike të Bregut. Shkollën fillore e përfundon në Himarë. Vazhdon studimet në Greqi ku përfundon me 1919 “Teknikumin” për mekanikë. Mëson në mënyrë autodidakte violinën, mandolinën dhe ndjek shfaqje të ndryshme teatrore. Më 1924 emigron në Francë. Kthehet në atdhe më 1926 ku organizon në qytetin e Sarandës grupin koral “Pif-Paf”, për të cilin bën dhe krijimet e para muzikore të tij. Më 1929 me një pjesë të grupit koral shkon në Paris për të regjistruar këngë të ndryshme popullore dhe pjesë të tij muzikore e letrare në disqe gramafoni. Në grupin e tij polifonik të përbërë nga Koço Çakalli-marrës i këngës polifonike; Pano Kokëveshi-kthyes i këngës polifonike dhe neço Muko-hedhës i këngë, bën pjesë edhe këngëtarja e njohur lirike Tefta Tashko Koço. Më 1930 realizon disqe të reja po në Paris. Më 1932 sëmuret dhe vdes dy vjet më vonë, më 1934, nga një faringit tuberkular. Sipas Shitunit: Neço Muko rradhitet ndër këngëtarët popullorëmë me emër të ditëve tona. Disqe të “Pathe”-s, me muzikë popullore të Neço Muko (H) Marjotit:

Disku 44003-“Lule je lule të thonë”. K.Cakalli, Dh. Rumbo, N.Muko.
Disku 44005-“Kanakarja”. K.Cakalli, Dh.Rumbo,N.Muko.
Disku 44008-“Vajza e malit”. K.Cakalli, Dh.Rumbo,N.Muko.
Disku 44009-“Katina nina-Nina”. K.Cakalli,Dh,Rumbo,N.Muko.
Disku 44010-“Naze-naze puna jote”.
Disku 44011-“Marikë moj e dashuro”.K.Cakalli, N.Muko.
Disku 44014-“Këngë dasmore”. K.Cakalli, T.Paleologu, A.Bala, N.Muko.
Disku 44018-“Konispolatja”.
Disku 44019-“Mbeçë more shokë mbeçë”.
Disku 44020-“Llaj çobani”.
Disku 44023-“Dropullitja”.
Disku 44024-“Jo moj jo”. K.Cakalli, A.Bala, P.Kokaveshi,N.Muko.
Disku 44025-“Lule Manushaqe”.
Disku 44030-“Minush Agai”.
Disku 44031-“Cerciz Topulli”.
Disku 44032-“E pabesa”. K.Cakalli,A.Bala,P.Kokaveshi,N.Muko.
Disku 44033-“Vajza e Valëve”. K.Cakalli,A.Bala, P.Kokaveshi, N.Muko.
Disku 44036-“Doli hëna dritargjënda”. K.Cakalli, A.Bala,N.Muko.

Literatur:

  • Varfi Dhimitër, Goro Odise, “Vlerat e këngëve të kënduara nga grupi i Neço Mukos”, gaz. “Zëri i Vlorës”, 1981, 19 shkurt;
  • “Këngë polifonike labe”, Tiranë 1986;
  • Varfi A, “Neço Muko (H) marjoti”, Tiranë 1998;
  • Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut”, Tiranë 1998 etj.

  1. Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare