MBROJTJA E TË DOBTIT


Faqe 18
faqe
- 19 -

Faqe 20
Gjëja e parë, që vërejti Dhulkarnejni, tek ata, ishte dobësia. Ata i kërkuan mbrojtje prej Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, të cilët ishin të fuqishëm dhe keqbërës. Ata ishin në gjendje t’a paguanin Dhulkarnejnin, për mbrojtjen e tyre, kundër shkatërrimtarëve, masakruesve dhe plaçkitësve, etj. Organizimi i tyre, nuk kishte qenë në gjendje të arrijë deri në atë nivel, sa të ishin në gjendje të mbroheshin nga ajo forcë shkatërrimtare.

Duke e parë gjendjen e tyre, Dhulkarnejni, tha: atë, që mua ma dhuroi Zoti im (nga pasuria), është shumë më e mirë, Ç’kuptim tjetër, mund të ketë kjo thënie? Dhulkarnejni iu tha: diturinë, që disponoj, nëse e përdor për bamirësi ose për të ndihmuar dikë, është më e vlefshme, se e tërë pasuria e botës. Kuptohet, pasuria është relative, atë sot e ke, nesër e humbë, kurse bamirësia mbetet përgjithmonë. Vepra, e cila ka për qëllim kënaqësinë e All-llahut të Lartësuar, është gjëja më e shtrenjtë, që mund të fitojë njeriu. Pse? Ajo që deponohet është e përhershme, i shlyen të këqiat dhe kështu afrohet, më afër All-llahut.

Gjithashtu, ajo mbetet e përhershme në ahiret, duke u shtuar, e kjo nuk pakësohet. Për veprën e mirë, që vjen prej njeriut të drejtë, e që ka për qëllim kënaqësinë e All-llahut, për këta, i Lartësuari thotë, në Kur’ani Kerim:

“Ne ju jemi atyre kujdestarë, në këtë botë dhe në ahiret, për ju, ka çdo gjë që ju shijon shpirti juaj, dhe gjithashtu, mirësi të panumërta. Kjo shpallje është nga Falësi dhe Mëshirëploti”. [1]

Po ashtu, këta janë, për të cilët, thuhet: “Vërtetë, All-llahu është mbrojtësi i atyre që besuan...”[2] , për këta, gjithashtu, thuhet: “Ai që ka dro (bindje ose i përmbahet dispozitave) All-llahun, atij, i bën rrugëzgjidhje dhe e furnizon, prej andej, nga s’e kujton fare” .[3]

Nga kjo, mësuam se njeriu i mirë dhe i drejtë, shpërblimet i ka këtë botë. Këtij, lutjet i pranohen, për çdo gjë, që i dëshiron zemra. Njëkohësisht, ky është nën mbrojtjen e All-llahut të Lartësuar, i Cili qëndron përballë secilit njeri, që e bezdis atë, duke e poshtërsuar, ose ata që orvaten t’ia humbin sundimin.

Ai bën që bezdia të mos përplaset me besimtarin, sepse mbrojtësi i tij është All-llahu xh.sh. A thua kush mund t’a bezdisë atë, që është në mbrojtje të All-llahut të Plotëfuqishëm? Plus kësaj, ajo mirësi e afron, atë, tek All-llahu xh.sh. Kjo afërsi i mundëson atij, që në çdo vështirësi ose krizë, të ketë rrugëdalje. Ato rrugëdalje, i vijnë andej nga nuk e ka llogaritur fare. Me këtë, nuk nënkuptohet vetëm vështirësia ekonomike ose rizku. Për ato të mira, atij i hapen dyert, andej, nga ai nuk ka menduar kurrën e kurrës se mund t’i lehtësohet. Kjo dyerhapje e tillë, për të, është në këtë botë, qoftë në formë të idesë ose të veprës, kurse, ato të ahiretit janë të panumërta ose të panjohura për ne. Me to, do të arrijmë një fitore shumë të madhe. A ka më të madhe se xhen-neti!?

Nëse ky, është shpërblimi i mirësisë, atëherë, si t’a lëshonte këtë pasuri, Dhulkarnejni, kur e dinte fare mirë dhe kishte bindje të plotë, se Ai i kishte krijuar rrethanat e kësaj mirësie? Si mund të mendohet, se ai do t’a shiste këtë mirësi, duke lakmuar në shpërblimin e tyre?

Këtu, nuk dyshoi fare, sepse ai tha: atë, që mua ma dhuroi Zoti im (nga pasuria), është shumë më e mirë. Me bindje të plotë, iu tha atyre, se atë që më jep i Lartësuari, është shumë më mirë se kjo e juaja, dhe kështu unë refuzoj t’a marr tuajën, edhe sikur të ishte ajo pasuria e botës. Dhulkarnejni zgjodhi këtë alternativë, dhe unë mendoj se, secili besimtar i mirë e i drejtë, kishte për të shkuar drejt kësaj alternative. Zgjodhi që t’a mbrojë këtë popull të dobët, nga mizorët shkatërrimtarë, të cilët, ishin të paaftë në vetëmbrojtje, por ç‘ishte edhe më keq, ata nuk ishin në gjendje, as të mereshin vesh. Zgjodhi, që shpërblimin t’a mirrte nga i Lartë¬suari, për këtë lloj mbrojtje, deri në fitore.

Me se e mbrojti, këtë popull? Mos vallë iu ndërtoi një mur, apo iu bëri ndonjë punë të madhe, që i kushtoi shumë mund dhe kohë. Jo. Ai kërkoi nga ata, diçka, që ata vetë do t’a bënin. Këtë e bëri me qëllim, që kur ai të largohet, ata të ishin në gjendje që përsëri t’a bëjnë vetë. Ai, atyre, iu mësoi se si t’a përdorin forcën e tyre, për mbrojtje dhe ju tha: “por ju më ndihmoni me fuqi (punëtore), derisa të ngrejmë një digë, ndërmjet jush dhe atyre, që kjo pastaj të bëhet e pakalueshme”. Ai, ju bashkangjit atyre në punë, i mësoi se si t’a ndërtojnë digën, e cila do të ishte mbrojtje për ta, dhe do t’i shpëtonte nga shkatërrimet e shpeshta. Ajo u ngrit si rezultat i punës dhe mundit të tyre dhe, kështu, u ndërtua diga mbrojtëse, ndërmjet popullit të dobët dhe keqbërësve. Me këtë vepër u mbrojtën prej tiranisë, por kjo, njëkohësisht, ju shërbeu pasi mësuan edhe një strategji të re për vetëmbrojtje.

Këtu e shohim edhe urtësinë. Çdo popull, sado i dobët të jetë, mund të bëhet i fortë, nëse mbështet tek dijetarët dhe strategët, që ka vazhdimisht bota. Këta persona, mund të ndikojnë shumë për zhvillim dhe përparim, nëse popujt e dëshirojnë këtë. Atyre, iu duhet vetëm t’iu shpjegohet shkaku i depresionit dhe i mossukseve të tyre. Ata janë strategë dhe japin vizione të qarta. Për t’a realizuar strategjinë e sygjeruar për mbrojtje, duhet të marrë pjesë i gjithë kolektivi ose populli. Për të patur sukses, duhet që mbarë kolektivi ose populli, të ndërrojnë sjelljet e mëparshme dhe të pajisen me veti të reja, që nuk i kishin më parë.

Para se ta mbyll, përmbledhjen e sures Kehf (Shpella), dua të them, se kjo sure është përplot shpella të kësaj bote, të cilat ende nuk janë të zbuluara. Kuptimi i parë, që duhet t’a kemi parasysh është, se veprues është All-llahu i Lartësuar. Asgjë, nuk mund të bëhet, pa vullnetin e Tij. Nga ky këndvështrim, secili njeri, duhet që çështen t’ia kalojë All-llahut të Lartësuar, e kurrësesi të thotë, se do të bëj këtë, pa shtuar thënjen ’inshaall-llah’ (nëse shpreh vullnet All-llahu), sepse ai që posedon elementin e së ardhmes, është vetëm All-llahu i Lartësuar.

Urtësia e dytë. Kështu, duhet të jetë vizioni i njeriut, për prejardhjen e shkaqeve: Nëse All-llahu dikënd, e ka begatuar me pasuri, ose tokë, ose, ndokënd tjetër e ka begatuar me rrizk, duhet të jetë i bindur, se ajo është një prej dhuntive të All-llahut të Lartësuar. Mos të mburret me to, e të mendojë se këtë e ka arritur nga shkathtësia e tij. Mburrja, konsiderohet fillimi i largimit, nga besimi në All-llah. Ai, i Cili t’i jep mirësitë Ai, edhe t’i merr ato. Pa pëlqimin e Tij, asgjë nuk mund të bëhet, prandaj do të jetë shkatërrues i vetvetes ai person, i cili mendon se mundet të krijojë energjinë e vet, apo të krijojë gjëra të tjera. Ai, në të vërtetë, do të ketë mundësi të bëjë shumëçka, por duke u mbështetur në pëlqimin dhe vullnetin e All-llahut xh.sh. Ky lloj pëlqimi i kërkuar, është esenca e suksesit të tij të vërtetë. Sikur të mos ishte Ai, do të zhdukej dhe do të falimentonte për çdo gjë. Puna është e kërkuar dhe obligative, por, pa mburrje. Unë punoj, e All-llahu, inshallah, do ta parapëlqejë dhe begatojë atë, e pastaj t’a shndërrojë në rrizk.

Urtësia e tretë. Reklamimi i gjërave nuk prejudikon vërtetësinë. E mira dhe e keqja, nuk mund të gjykohen nga thashethemet ose propagandat. Kjo na bën, që të mos jemi në gjendje t’a gjykojmë ngjarjen. Duke mos e njohur realitetin, mendojmë se gjykimi paraprak ishte i dëmshëm, ose e kundërta, i gëzohemi ndonjë gjykimi, duke llogaritur se paska qenë i mirë për ne. E vërteta, e së mirës dhe e së keqes, është tek All-llahu xh.sh, dhe çfarëdo gjykimi, që vjen prej Tij, gjithmonë duhet t’a pranojmë. Aty kemi urtësinë e All-llahut, sepse ajo është sekret i fshehur për ne. Duke qenë se jemi besimtarë, ne e dimë, që All-llahu nuk e dëmton besimtarin. All-llahu xh.sh. na kishte dhënë disa shembuj, gjatë tregimit të Musaut dhe Robit të Mirë, prandaj, besimtari nuk duhet të dyshojë.

Urtësia e katërt. Disa gjëra i përkasin kaderit (parapërcaktimit), ato mund t’i ndodhin njerëzve edhe pa ndonjë lëvizje. Ai nuk është protagonist ose bashkëveprues i saj. Këto gjëra, nuk ndodhin ashtu, shkel e shko, e as nuk përmbyllen ashtu lehtë. Ndodh nganjëherë, që këto, të jenë shumë larg njohurive tona, por ne duhet t’a kuptojmë, se ajo që ngjau, është një prej kadereve të kësaj gjithësie, e që shkaktar i saj është All-llahu i Lartëmadhëruar.

Ajo që është gjykuar t’i ndodhë njeriut, prej All-llahut të Lartësuar, duhet t’a dijë, se ajo ishte caktim i mëhershëm i planifikuar. Ato na ndodhin, shpesh, në jetën e përditshme. Si shembulli i atij, që ia zhvrimosi tragetin, ose atij, që e ngriti murin e askush nuk e kuptonte qëllimin. Këto ngjarje janë sekrete, këto do t’i kuptojë vetëm ai, që i është mundësuar t’a njohë të vërtetën, prej All-llahut xh.sh.

Urtësia e pestë. Ne, sado të jemi të dobët, do të mësojmë shumë, prej atyre, që u është dhënë dhunti nga i Madhërishmi. Sikur, kësaj diturie, t’i shtojmë edhe punën, padyshim se All-llahu xh.sh. do t’i begatojë.

Dhe së fundi, duhet t’a kemi të qartë se, kur All-llahu na pais me dhunti dhe punë të mira, Ai do të na japë edhe elementet më të mira të mundshme, që të kemi mundësi të fitojmë shpërblime dhe sevape, në këtë botë dhe ahiret. Sikur të jetë i kënaqur All-llahu xh.sh., me veprat e njeriut, ato e bëjnë të pasur, dhe i jepen shumë mundësira në jetë.

Referencat
  1. Kur'ani, Fusilet, 31
  2. Kur’an, Haxh, 38
  3. Kur’an, Talak, 2-3

Faqe 18
faqe
- 19 -

Faqe 20