DËMTUES I VETVETES


Faqe 16
faqe
- 17 -

Faqe 18
Të jemi shumë të vëmendshëm, edhe në këtë pikë. Kjo është një veçori, në vete. Dëmtuesi, në këtë botë, ka dy ndëshkime. Atë, të kësaj bote dhe të ahiretit. Dëmtuesit, sa për të qenë preciz me Kur’ani Kerimin, janë dy llojësh. Njeriu, që dëmton veten e vet, dhe njeriu, që dëmton një njeri tjetër. Që të dy, do të llogariten - ndëshkohen. Njeriu, i cili e dëmtoi veten, bëhet i shkatërruar, prej dënimit të tij edhe në ahiret. Këtë ndëshkim, e ka, sepse nuk i ka kryer obligimet ndaj All-llahut xh.sh, ose ndoshta e ka mohuar All-llahun dhe mirësitë e Tij. Ai nuk ndëshkohet për pasurinë e madhe që dispononte, e as për namazin. Por, ndëshkimi i erdhi për shkak se ishte mospërfillës. Ai këto i bënte pa ndonjë shpërblim të kësaj bote. Persona të këtij lloji, kemi shumë. Ose, si ai që dërgon letra anonime të rrejshme, kundër shokëve, grave ose fqinjëve të tyre. Ose, si ai, që dëshmon shehadetin rrejshëm, sa për t’a evituar rrezikun. Këto i bën, pa ndonjë shpërblim. Ky lloj personi dëmton veten, sepse e ka marrë tatëpjetën e vetshkatërimit. Por, në të njëjtën kohë, ky lloj njeriu, as nuk përfiton nga kjo botë, sikur që përfitojnë njerëzit e llojit të tjerë dëmtues. Si ai, që vjedh pasurinë e tjetrit, apo ai, që arrin kënaqësi të shpejtuar. Ky lloj personi, ka shi-tur këtë botë me ahiretin. Ka dhënë të përjetshmen, për të përkohshmen.

Dënimi do të jetë në dy mënyra. Mënyra e parë, është dënimi i dukshëm, p.sh. ai që kapet në flagrancë duke vjedhur, ose ai që merr të drejtat e një njeriu tjetër me dhunë. Ky i nënshtrohet këtij lloj dënimi. Mënyra e dytë, njeriu, i cili tinëzisht vepron ato vepra, që janë të ndaluara nga All-llahu xh.sh. dhe, njëkohësisht, nuk e beson Atë. Ky njeri, një ditë, do të kthehet tek All-llahu dhe do të dënohet dhembshëm.

Pra, All-llahu, secilit, ia ka caktuar përgjegjësitë e tij, në këtë botë. Secili duhet të jetë i kujdesshëm dhe vigjilent. Ai duhet t’a ketë me vete peshoren, që sa herë të ketë nevojë, t’a peshojë veten, gjatë lëvizjeve të tij, në botë dhe në rrethin, që ai jeton. Kështu, do të veprojë, derisa t’a drejtojë ose zotërojë atë lëvizje. Zotërimi i lëvizjeve, ka për qëllim që dëmtuesit t’i ndëshkojë e, kur-rësesi, të thuhet se, këtë veprim të lig, po ia lëmë All-llahut xh.sh. t’a gjykojë ose t’a dënojë. Pa tjetër, duhet të ketë dënim në këtë botë, ky është një parandalim për ata që nuk besojnë, ose për ata që kanë harruar Lartëmadhërinë.

I Lartësuari thotë:

“Kurse ai që ka besuar, dhe bëri vepra të mira, për të, ka shpërblime më të mira, pastaj do t’i themi, atij, se le-htësitë i ke nga Ne”

Do ndalojmë pak, në shpjegimin e këtij ajeti. Pse vallë nuk u plotësua që, ky njeri, do të kthehet tek Zoti i tij dhe pastaj do të hyjë në xhen-net. Këtu, vërejmë një urtësi të lartë. Vërejmë se, imani, qëndron ndërmjet robit dhe Zotit. I Lartësuari është i vetmi, që e di saktësisht, nëse dikush është besimtar i vërtetë apo, nëse, besimi tij është sa për sy e faqe, ose sa për t’a parë dikush, sepse fshehurazi vepron ato që i ka ënda, edhe pse ato veprime janë të ndaluara.

Sado të jemi të sofistikuar, nuk jemi në gjendje t’a dallojmë nëse dikush është besimtar i vërtetë, apo, hiqet si besimtar. Për këtë ar-sye, lënda e tyre, kalon tek i Lartëmadhëruari. Ai, e di çka fshihet në brendi të njeriut dhe çfarë heshtin zemrat. Ai e di se, kush e bën veprën për hir të All-llahut dhe kush e bën sa për t’a shfaqur mirës-inë, për qëllime të liga të kësaj bote.

Për këtë arsye, lënda e tij, i kalon All-llahut të Lartësuar. Atij nuk i shpëton asgjë, dhe kështu, besimtarin e vërtetë e shpërblen, kurse, ata që kanë qëllime, të lartësimit të pozitës së tyre, ose të të mirave të kësaj bote, ose atyre që paraqitjet i kanë hipokrite, lënda e tyre do të kalojë tek All-llahut dhe Ai do t’i gjykojë.

Vazhdojmë, me ajetin tjetër, me radhë.[1]

Derisa arriti në lindjen e diellit (aty, ku dukej se po lind), vërejti se, ai lindte tek një popull (tek populli më i largët, në lindje, që përjetonte vuajtjet e parisë së tyre), që Ne nuk iu kishim dhënë atyre mbulesë, nën të (diellin)”.[2] “Kështu, Ne dinim çdo gjë (për të) prej përvojës së tij”.[3]

Në fillim të këtij kapitulli, theksuam se ç’kuptim kishte ajeti Kur’anor ...që Ne, nuk iu kishim dhënë mbulesë, nën të (diel-lin).

(Leka i Madh) Aleksandri kishte arritur deri një vend, ku dielli nuk mungonte për një kohë të gjatë. Ai popull, nuk ballafaqohej me ndërrimin e ditës dhe natës, si popujt e tjerë, të këtij planeti. Dielli vazhdonte të ishte prezent tek ta, një kohë të gjatë, sepse ata nuk i mbulonte terri. Sot, neve na është e njohur, se kemi vende në tokë, në të cilat dielli lind dhe nuk perëndon për gjashtë muaj rrjesht, gjatë vitit, ose anasjelltas, perëndon e nuk lind, për gjashtë muaj. Këto vende, janë Poli i Veriut dhe Poli i Jugut.

Me këtë thënie, i Lartësuari, sikur ka dashur të na tregojë se, kemi vende në planetin tokë, që nuk i nënshtrohen rregullave të natës dhe të ditës, sikurse i nënshtrohen vendet e tjera të tokës.

Referencat
  1. Tani, Dhulkarnejni, do të drejtohet nga lindja, pasi kishte vlerësuar se drejt perendimit nuk kishte udhëheqës mizor. (koment i përkthyesit).
  2. Kur'ani, Kehf 90
  3. Kur’an, Kehf 91

Faqe 16
faqe
- 17 -

Faqe 18