SHPELLAT E JETËS


Faqe 14
faqe
- 15 -

Faqe 16
I Lartësuari, me anë të këtyre shembujve, na bëri me dije se, jeta është përplot shpella. Në brendi, gjenden, të vërtetat. Njeriut, nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të gjykojë pamjet e jashtme, por gjith-një duke e parandier se atij i fshihen gjërat. Duhet t’a ketë të qartë secili njeri, se bie në caktim (ose fatkeqësi), që nuk ka patur alterna-tivë për të. Kur atij, do t’i ndodhte, ai paracaktim i All-llahut, duhet t’a kuptojë se aty kemi urtësi. Thamë më parë, se ajo, jo gjithnjë, është e dukshme. Duhet të jemi vigjilent, e mos të japim konkluzi-one përfundimtare, ndaj ndodhive të mundshme, të bazuar në log-jikën tonë. T’i pranojmë gjërat, pa shqetësim nga e keqja eventu-ale, që mund të na përfshijë, dhe njëkohësisht, mos t’i gëzohemi shumë mirësive. Ndodh, që t’i gëzohemi gjërave, e pastaj të themi, sikur mos të kishte ndodhë ajo mirësi. Me këto urtësi, i Lartësuari, na bën të qartë se, jeta duhet pranuar ashtu siç është, duhet të për-ballemi me të. Ne kemi rënë dakort me kaderin. Për pjesët, që na janë ndarë neve, ne nuk dyshojmë fare, sepse ato janë ndarë për të mirën tonë.

Ato janë të pashmangshme, nuk kemi alternativa në ndodhitë e kaderit tonë, ato janë pjesët që na përkasin vetëm neve.

Do t’a përmbyllim fjalimin tonë, rreth kësaj sureje Kehf (shpella), me tregimin e Dhulkarnejnit. I Lartësuari, nëpërmes Kur’ani Ker¬imit, na thotë: “Do të pyesin ty (o Muhammed) për Dhulkarne-jnin. Thuaju: Unë do t’ju rrëfej diçka për të”[1] . Disa njerëz, për këtë person, na tregojnë historikun e tij, gjë që, neve, nuk na shërben fare. Nuk kërkohet nga ne, të humbim kohë dhe të hulum-tojmë personalitetin fizik të këtij personi. Vërtet, cili ishte ky njeri?! Ajo, që kërkohet nga ne, është ngjarja që përshkruhet, nga i Lartësuari, për të. Ka shumë polemika, mes dijetarëve, rreth fizikut të këtij personi: cili ishte Dhulkarnejni, në ç’kohë jetoi, në cilin shtet, e kështu me radhë.

Ngjarjet në Kur’ani Kerim. nuk kanë për qëlllim, që nëpërmjet ngjarjeve ose tregimeve t’a përcaktojnë personalitetin e dikujt. Nuk kërkohet nga ne, që të largohemi nga urtësia, nga ajeti Kur’anor, e t’i qasemi polemikave rreth personalitetit të Dhulkarnejnit. Ai, për ne, ekziston në çdo periudhë kohore, por me emra të ndryshëm.

Referencat
  1. Kur'ani, Kehf -83

Faqe 14
faqe
- 15 -

Faqe 16