Xhemajl Obrija e Shemsi Pasha

Shemsi Pasha, pashë i Mitrovicës kish pasë shkue n'Prekaz me asqer me i râ Drenicës e me kallë at katûnd. Kur vjen n'Prekaz, krenët, tânë dalin n'mal. Pasha pvetë:

- A ka njèri t'mençëm n'kêtë vênd?

I thonë për Xhemajlin. Çon e e thrret pasha edhe vjen Xhemajli. E pvetë pashën:

- Çka ke ardhë ti Pashë Efendi?
- Kam ardhë me e kallë Drenicën top prej fundit deri n'krye se po luftojnë kundra asqerit t'mbretit.
- Pashë Efendi, a t'kanë faj asqeri yt me bâ diçka keq a ke faj ti? A ti u prîn asqerit a aty ty?
- Une u prîj asqerit edhe çka t'thom une bâjnë se jo çka t'më thonë asqeri mue.
- Pra n'kjoftë qi të ngojnë asqeri ty, une po t'kallxoj kush janë pashallarët e ktij vêndi. Njâ mâ i pari â Ahmet Delija i Prekazit tu kush je ti qi po ia ha t'gjallët e tinaj. I dyti âsht bajraktari i Klinës Epërme; i treti âsht Halil Haxhija i Vitakut; i katërti âsht Aruç Gjinovci i Makërmalit. Qatyne u shkon mileti përmas. Pra, qata mund t'jenë kabahatli e me urdhën tyne kanë punue tjerët qi janë si asqert qi punojnë për urdhnit tând. Lêni rahat Drenicën se s'kanë faj e kapi qita.

Edhe pasha e ngoj. I kapi këta t'katër e i çoi syrgjyn dikû n'Turkí e Drenicën e la rahat e s'bâni zullum si e kish pasë mendjen.


< 1
faqe
- 2 -

3 >