Parandjeva dhe e shkrova,

se s’do kishte dekretim,

por duhet të japë shpjegime,

presidenti i vendit tim!



Kur Gjykata Kushtetuese,

të fillojë funksionimin,

sigurisht do t’i kërkohet,

mendim për mosdekretimin!



Do ta bëjë ankimimin,

ai që ka qeverinë,

sepse preçedenti “Lleshi”,

mund të kthehet në rutinë!



Nëse s’hiqet precedenti,

do jetë hall për Shqipërinë,

se asnjë kryeministër,

s’e krijon dot qeverinë!



Krijimi i bindjes së plotë,

është shprehje relative.

Nga vatha e presidentit,

ka nisur ikja e dhive!



Normale-që tani Rama,

mos çojë më kandidaturë,

meqë kemi precedentin,

Meta s’e dekreton kurrë!



Kjo nuk është një lojë shahu,

siç po thotë Rama tani,

po një luftë e fortë nervash,

edhe papërgjegjshmëri!



Kemi precedentin tjetër,

mbas precedentit të parë,

sepse Kushtetuta s’njeh,

zëvendës ministër të parë!



Rama-beniaminit të vet,

mund t’i vëjë ofiqe plot,

absolutisht e pamundur,

ministër nuk e bën dot!



Në u bëftë vetë ministër,

Rama lojën e fiton,

sepse fuqinë e ministrit,

tek Lleshi e transferon!



S’besoj që Rama ministër,

të ketë nevojë për dekret,

nuk ja ndalon Kushtetuta,

çdo ministri ta marrë vetë!



Këto duhen bërë sot,

që mos vazhdohet me gafa,

se nuk mundet që Lleshit,

t’ja dorëzojë detyrën Xhafa!



Rama do ta marrë detyrën,

nga Xhafa të parën ditë,

pastaj Rama ja jep Lleshit,

edhe firmën-dhe fuqitë!



Po s’besoj ta lërë me kaq,

këtë përballje Edvini,

formalisht do nisë për Metën,

dhe një procedurë shkarkimi!



Dhe Kuvendi padyshim,

që do të futet në lojë,

dhe nga Presidenti Meta,

asnjë dekret s’do pranojë!



Që me absolutizmnin,

të kemi më shumë kujdes,

s’do pranojë asnjë dekret,

që s’do ketë interes!



Fjala vjen që KLSH-ja,

do mbetet pa kryetar,

se Kuvendi s’do votojë,

për propozimin e parë!



Kështu loja po vijojë,

të dy palët nuk do epen,

institucionet qëndrore,

pa drejtues do të mbeten!



Që të jemi objektivë,

tani dihet e vërteta,

këtë lojë e ka filluar,

që me SHISHIN Ilir Meta!



A.DUKA

7 Nëntor 2018