Litosfera
Litosfera, (Korja e Tokës) - ( nga gre. litos-shkëmb) paraqet mbështjellësin e jashtëm të ngurtë me trashësi mesatare afro 70 km. Shprehja “kore” ka burimin nga hipoteza kozmogjene e disa mendimtarëve, sipas të cilëve Toka është krijuar nga një materie e zjarrtë, me ftohjen e së cilës u formua shtresa e ngurtë. Dallohen dy tipa të Korës së Tokës:tipi kontinental dhe oqeanik.
Përfshirja e Litosferës
Tërësia e masës së fortë të planeti Tokë është litosfera , mirpo organizmat e gjallë e shfrytëzojnë vetëm një pjesë të vogël të saj.Në biosferë është kyçur pjesa sipërfaqësore, në të cilën jetojnë kafshët dhe bimët tokësore, dhe shtresa e dheut e cila përfshin disa metra nën sipërfaqen e tokës.Vetëm rrënjët e disa bimëve zhvillohen në thellësi prej disa dhjetra metrash në kërkesë për jetë.