Libri i namazit/Dhjetë gjëra në frymëmarrjen e fundit bëhen shkaktare të shkosh pa iman

Dhjetë gjëra në frymëmarrjen e fundit bëhen shkaktare të shkosh pa iman redakto

1. Të mos i mësosh urdhëresat dhe ndalesat e All-llahut.

2. Të mos e rregullosh imanin tënd sipas I'tikadit të Ehli sunnetit.

3. Të jepesh pas mallit, gradës, famës në dynja.

4. T'i bësh zullum, torturë dhe stërmundim vetes, njerëzve të tjerë, kafshëve.

5. Të mos falenderosh All-llahun dhe ata që bëhen shkaktarë të të vijnë të mirat.

6. Të mos frikësohesh të jesh pa iman.

7. Të mos falësh pesë kohët e namazit në kohën e duhur.

8. Të marrësh e të japësh kamatën (me faide).

9. T'i nënçmosh myslimanët që janë të lidhur në fenë e tyre. T'u thuash këtyre gjëra të prapambetura.

10. Të flasësh, të shkruash dhe të bësh fjalë, shkrime e vizatime për prostitucionin.