Levizjet kunder Sulltan Muratit
Dy javë pas shpalljes së reformës ushtarake nga sulltan Mahmuti i i, jeniçerët u hodhën në revoltë. Numri ityre arriti deri 10 000 veta. Ata sulmuan shtëpitë e nëpunësve të lartë, nismëtarë të reformave. Jeniçerët nuk gjetën mbështetjen e qytetarëve.
Sulltan Mahmuti i i hyri ivendosur në shtypjen e revoltës së jeniçerëve.Kundër tyre lëshoi 14000 veta të ushtrisë së re dhe artilerinë. Sulltani urdhëroi djegien e kazermave me gjithë jeniçerët brënda. Një pjesë e qytetarëve mori armët përkrah ushtrisë së re. U ekzekutuan 6000-7000 jeniçerë dhe 15000-20 000 veta u internuan. Më 17 korrik 1826 këshilli inëpunësve të lartë legalizoi ekzekutimin e korpusit të jeniçerëve. Nëpër provincat udha urdhëri të ekzekutoheshin të gjithë jeniçerët e pabindur.
Likuidimi ikorpusit të jeniçerëve pati rëndësi të madhe. Nga njëra anë u eliminua një formë e vjetër organizimi ushtarak, që ishte kthyer në një burim revoltash dhe nga ana tjetër, u krijuan kushte më të përshtatshme për transformime përparimtare në jetën shoqërore-politike dhe kulturore, mbasi ai ishte kthyer në një mbrojtës të çdo gjëje të vjetër. Pas shtypjes së revoltës së jeniçerëve u likuidua urdhëri begtashian qëikishte shërbyer korpusit të jeniçerëve për afro 500 vjet. Udhëheqësit kryesorë të këtij urdhëri që kishin drejtuar revoltën e jeniçerëve, u ekzekutuan. Disa teqe u shkatërruan, kurse pronat tokësoreikaluan shtetit. Kryeqyteti u spastrua nga njerëzit trubullues.
Në këtë periudhë u zhvilluan një varg lëvizjesh çlirimtare. Në rajone të ndryshme të perandorisë sundimtarë të fuqishëm kishin hyrë në rrugën e shkëputjes nga Porta e Lartë dhe në formimin e shteteve feudale të pavarura. 1) (1) Këtu nuk do të trajtohen lëvizjet e popujve të Ballkanit, mbasi ato zhvillohen shumë më gjerë në Historinë e Ballkanit. Në zotërimet aziatike të Perandorisë Osmane shpërthyen një varg kryengritjesh popullore. Në irak e në Siri pushteti isulltanit ishte nominal. Porta interesohej vetëm për detyrimet dhe nuk përzihej në punët te brendshme. Në vitin 1830, qeveritari ipashallëkut të Bagdatit, Daut pasha nisi luftën për t’u shkëputur nga pushteti qendror. Porta e Lartë mezi mundi ta shtypë këtë kryengritje.