Letra e Gjergj Fishtës drejtuar Françesko Jakomonit
Shkodër, 23 shtator 1939
XVII
Shkëlqesisë së tij
Françesko Jakomonit
Mëkëmbësit
Shkëlqesi
Duke marrë parasysh se më i miri filolog i gjallë i gjuhës shqipe në Evropë, është profesor Norbert Jokl me kombësi hebreje, i cili para Aushvicit ishte bibliotekar i Universitetit të Vjenës dhe profesor i Filologjisë në të njëjtin universitet, tani më shkruajnë nga Vjena se autoritetet lokale kanë njoftuar për këtë albanolog të shquar, të largohet brenda 30 ditëve nga territori i Rajhut. Ai është tashmë i pamartuar dhe me një fat të përulur. Për këtë, natyrisht, duhet bërë më e mira, për t’i gjetur një vënd, kudo qoftë, sa për të jetuar. Duket se dëshiron të transferohet në Amerikë.
Shkëlqesi, pa dyshim që do të ishte një fatkeqësi e rëndë për gjuhën kombëtare shqiptare që ky dijetar, me famë evropiane – të cilin unë e njoh mirë dhe që me autoritetin e padiskutueshëm ka mbajtur ngjall interesin e më të shquarve filologë për gjuhën shqipe – që ta lërë Evropën nga zori.
Gjithë kombi shqiptar do t’ju ishte borxhli pamasë nëse Shkëlqesia Juaj do mundej të gjente shtegun, për ta sjellë në Shqipëri, për t’i atribuar, një detyrë, megjithëse jo fort të shpërblyer, në krahasim me famën e tij si shkencëtar dhe filolog fisnik. Me bindje të plotë se do ta gjykoni me interesim të njerëzishëm këtë propozim timin – që unë e ndiej për ta çuar përpara, në emër të gjithë intelektualëve shqiptarë, gjej këtë rast për t’Ju lutur të pranoni ndjenjat e stimës sime më të vërtetë dhe mirënjohjes së thellë.
Besimtar i devotshëm
At Gjergj Fishta