Neni 222

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i përhershëm i cili përgatit, mbikëqyr, drejton dhe verifikon të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet dhe shpall rezultatet e tyre.

Neni 223

Komisioni përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët zgjidhen për mandat gjashtëvjeçar.
Katër anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, dy emërohen nga Kryetari i Kosovës dhe tre nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Nga radha e anëtarëve të vet Komisioni zgjedh kryetarin me mandat njëvjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.
Së paku një nga anëtarët e Komisionit duhet të jetë nga radha e pjesëtarëve të pakicave kombëtare e grupeve etnike.

Neni 224

Anëtarësia në Komision është e papajtueshme me çdo veprimtari tjetër shtetërore dhe politike.
Anëtari i Komisionit gëzon imunitetin e anëtarit të Gjykatës Supreme.

Neni 225

Në punën e Komisionit, pa të drejtë vote, marrin pjesë edhe përfaqësuesit e subjekteve elektorale.
Komisioni ka buxhetin.

Neni 226

Mënyra e organizimit dhe punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rregullohen me ligj dhe me rregulloren e brendshme të punës.