Kur'ani


Faqe 97
faqe
- 98 -

Faqe 99

122. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’i vendosim në Xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenë përgjithmonë. Premtimi i saktë i All-llahut. E kush mund të jetë më saktë në fjalë se All-llahu?
123. Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.
124. Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qrnë besimtarë, të tillët hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.
125. Kush ka fe më të mirë se ai i që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.
126. Vetëm të All-llahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.
127. Kërkojnë prej teje (Muhammed) përgjigje - fetva për (çështjen) gratë. Thuaju: “All-llahu ju sqaron nga libri (Kur’ ani) përkitazi me gratë jetime, me të cilat lakmoni të martoheni me to, e nuk u jep atë që është caktuar (niqah ose miras), (ju sqaron) lidhur me të paaftit (fëmijët jetimë) dhe që të mbani drejtësi ndaj jetimëve! Dhe, çfarëdo të mire që punoni, All-llahu di shumë për të.


Faqe 97
faqe
- 98 -

Faqe 99