Kur'ani


Faqe 88
faqe
- 89 -

Faqe 90

66. Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj,atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t’i përforconte më shumë.
67. Dhe atëherrë do t’u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh.
68. Dhe do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë.
69. E kushdo që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar,dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!
70. Ky shpërblim i madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di mësë miri.
71. O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku.
72. Ka disa prej jush që zvaritet (nuk del në luftë). E nëse ju godet juve ndonjë e papritur thotë: “Zoti më favorizoi që nuk isha i pranishëm bashkë me ta” (në luftë).
73. Po nëse ju takon juve ndonjë e mirë nga All-llahu, ai (munafiku) me siguri do të thoshte: si mos të kishte ekzistuar mesh jush dhe mes tij ndonjë njoftëssi, për fat, të kisha qenë së bashku me ta e të kisha arritur një fitim të madh.
74. Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për tjetrën. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t’i japim atij shpërblimtë madh.


Faqe 88
faqe
- 89 -

Faqe 90