Kur'ani


Faqe 81
faqe
- 82 -

Faqe 83

24. (Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e lufrtës). (Ky është) obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t’i merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshorësi e jo prostitucion (kurvëni). Epër atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepnu shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (te niqahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. All-llahu është i gjithëdijshëm, i urti.
25. Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine0. Pra, martohuni me ato (robëresha) r me lejen e të zotërve të tyre dhe jepnu kurorën në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostitute të hapta e të fshehta. E kur të jenë të martuara ato,nëse bëjnë ndonjë punë të turpshme, ndëshkimi kundër tyre është sa gjysma e atij të grave të lira (jo robëresha). Kjo (martesë me robëresha) është e lejuar për ata që i frikësohen imoralitetit, por të jeni të durueshëm, është më mirë për ju. All-llahu është mirrëdashës, mëshirëplotë.
26. All-llahu dëshiron t’ju sqarojë çështjet et’ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t’ju pranojë pendimin. Alahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.


Faqe 81
faqe
- 82 -

Faqe 83