Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.
2. Bonjakëve (jetimëve) jepini kur të rriten pasurinë e tyre, dhe mos e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni halall) me të ndytin (me haramin) edhe mos ehani pasurinë e tyre (të përzier) me asurinë tuaj, pse ky është mëkat i madh.
3. Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.
4. Grave jepnu dhuratën e kurëzimit së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vetju falin diçka nga ajo, atëherë hane atë hallall të mirë.
5. Mendjelehtësve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mekamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjalë të mira.
6. Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë,e nëse vëreni te ta pjekuri, atherë drzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para setë rrite ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është ivarfër, le të hajë me maturi. E kur t’ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës.