Kur'ani


Faqe 48
faqe
- 49 -

Faqe 50

283. E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar) . E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le të ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni.
284. Të All-llahut janë ç’ka në qiell dhe ç’ka në tokë, e për atë që e keni në veten tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t’ju marrë në llogari, e Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.
285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut dhe melekëve të Tij dhe të dërguarve të Tij. “Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij”, dhe thanë: “Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria (jonë). ”
286. All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Dhe na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar!


Faqe 48
faqe
- 49 -

Faqe 50