Kur'ani


Faqe 36
faqe
- 37 -

Faqe 38

231. E kur t’i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet, ose i lëni si duhet (të kryejnë fatin), e mos i mbani sa për t’i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-llahut, ndaj jush edhe atë që ju shpalli Kur’ani dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dine se All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.
232. Dhe kur i lëshoni gratë, e ato e përmbushin afatin e tyre (të pritjes), nëse pëlqejnë mes vete ashtu si kërkojnë rregullat, mos i pengoni që të martohen për burrat e tyre. Me këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-llahun dhe botën tjetër, kjo është më e dobishme për ju, më e pastër, se All-llahu e di, e ju nuk e dini.
233. Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizim dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregulli. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësin e tij. Asnjë nën nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më heret) e gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse ju baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë nga All-llahu dhe dine se All-llahu sheh çka punoni.


Faqe 36
faqe
- 37 -

Faqe 38