Kur'ani


Faqe 10
faqe
- 11 -

Faqe 12

70. Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë të vërtetën në dashtë All-llahu!


71. Ai tha: “Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)!” Ata thanë: “E tash na e sqarove saktë dhe e therën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën.


72. (Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.


73. E ne u thamë: “Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therur)!” Ja, kështu All-llahu ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.


74. Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasataj të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.


75. A shpresoni se do t’u besojnë ata juve (jehudët), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç’bënin) i ndryshuan ato.


76. E kur takonin ata që kishin besuar (myslimanët) thonin: “Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: “A po ju tregoni atyre (myslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit a. s. ) që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar.


Faqe 10
faqe
- 11 -

Faqe 12