163. Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm hënë Zeburin.
164. Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta,dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë.
165. të dërguar që ihin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të kenë fakt (arsyetim) pars All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.
166. (Jehuditë i thanë se nuk të besojnë në shpallje Muhammedit) Por allahu dëshmon për atë që t’u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.
167. Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg.
168. Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t’i falur as nuk ka për t’i drejtuar në rrugë ,
169. Përpos rrugës së Xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë.
170. o ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra të i besoni se është më e dobishme për ju. por nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç’ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahudi (gjendjen e robëve), është më urti.