141. Ata janë që presin se ç’po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: “A nuk ishim me ju?” E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: “A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhtim dhe penguam prej jush besimtarët!” All-llahu do të gjykojë mes jufsh ditën e gjykimit. All-llahu krrsesi nuk iu mëndëson jbesimtarëve mbizotërim të pltë mbi besimtarët.
142. Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.
143. Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë asme ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te.
144. O ju që besuat, mos zini miq jobesimtarët e t’i lini manash besimtarët! A doni t’i sillni allahut argument të qartë kundër vetës!
145. S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund0 të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,
146. Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhepraktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shprblim të madh.
147. çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk ishton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.