KTHIMI NË VENDIN E KRIMIT

E enjte, 28 gusht 2003

Edhe pse kaluan katër vite nga lufta e tmerrshme që u bë në Kosovë, plagët e pashëruara ende kullojnë gjak.Ende hapen varre të reja në Kosovë nga eshtrat e viktimave të pafajshme shqiptare që vijnë nga Batajnica dhe varreza tjera masive sekrete në Sërbi. Këta njerëz ishin viktima të pafajshme, ata u vranë vetem pse ishin shqiptarë. Tentimi për të fshehur krimet si dhe kufomat shqiptarve në vise të ndryshme të Sërbisë, është edhe një dëshmi se cili është raporti i serbëve ndaj popullit shqiptarë ( të vdekur apo të gjallë). Numri i madh i viktimave të cilat u ekzekutuan në format më makabre nga forcat sërbe, mercenarë rusë dhe tjerë, bën që shqiptarët më kurrë të mos kenë besim në pushtetin sërb. Sërbia, pas gjithë asaj që bëri gjatë një shekulli me qenjen shqiptare, nuk ka të drejtë morale që të mbajë dhe më tutje Kosovën si koloni. Këtë bindje e sforcon edhe më tepër fakti se ende asnjë individ, parti apo institucion në Serbi nuk i quajti këto masakra me emër të vërtetë dhe kurrë nuk u distancuan nga këto veprime! Kosova dhe Sërbia , pas një “ martese ” të dhunshme dhe të imponuar nga krushqit bolshevikian, u ndanë përjetësisht dhe kthim prapa nuk ka… Vrasësit ordinerë ende qarkullojnë të lirë rrugëve të Beogradit dhe tani së fundi filluan të dëgjohen edhe më zëshëm në Parlamentin Sërb, ku bëjnë shumë zhurmë për kinse kthimin e Armatës dhe Policisë vrastare në Kosovë. Në vend se të aktivizohet ndjenja njerëzore e pendimit për krimet e bëra ndaj fqinjëve të tyre të parë, te ata sërish ringjallet epshi shtazarak i ushqyer nga ASHAS dhe Kisha Ortodokse Serbe, për asgjësimin dhe dëbimin e popullit shqiptarë nga Kosova dhe trojet tjera etnike shqiptare. Këto fakte duhet ti kenë parasysh edhe disa vende të botës, që kohëve të fundit filluan të luhaten nga qëndrimet parimore.E gjithë kjo ndodhe nga ofanziva e egër propagandistike serbe, intrigat politike, vrasjet dhe shpërthimet si dhe shumë vepra tjera kriminale “ enigmatike ” të porositura nga qarqet antishqiptare.Natën lëvizin si hijenat gjakpirëse duke kryer aksionet vrastare, ndërsa ditën trokasin në dyert e institucioneve ndërkombëtare duke u ankuar dhe bërë me gisht kah shqiptarët. Harrojnë zotërinjet se në Kosovë ka kush i observon edhe këto lëvizje të tyre. Populli i Kosovës tani më e ka kuptuar shumë mirë kush fshihet prapa kësaj ploje. Nëse nga ne kërkohet që të falim dhe të harrojmë për atë që bënë bandat sërbe me fëmijet, gratë shtatzëna, bijat dhe pleqët tanë , si mund të kërkohet tani nga ne që të lozim lojën e të sëmuarit nga amnezioni dhe të rrijmë indiferent ndaj sulmeve të paskrupullta që bëhen për thyerjen e kurrizit të Kosovës, për shuarjen graduale të aspiratës shekullore të këtij populli për ardhmëri, mëvetësi, paqe dhe liri. Ende nuk janë tharë lotët e nënave,motrave…,për më të dashurit e tyre, e prap kërkohet nga instancat më të larta shtetërore sërbe, kthimi i së njejtës armatë në Kosovë. Padyshim , kërkojnë të vazhdojnë lojen e tyre të djallit, aty ku u ndrepre në vitin 1999… Nuk thuhet kot, kriminelët ndjejnë dëshirë të madhe që sërish të kthehen në vendin e krimit. Edhe pse në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara nr.1244 dhe Marraveshjen Teknike të Kumanovës të vitit 1999 , në formë të qartë thuhet se më nuk ka këthim të Armatës dhe Policisë Sërbe në Kosovë, ilusionet e serbëve për rekolonizimin e Kosovës ,vetëm sa vijnë dhe shtohen !!! Sërbia, de facto po i shpall luftë Forcave Paqëruajtëse Nderkombëtare në Kosovë dhe popullit të Kosovës! Është e njohur fare mire nga historia e Ballkanit kush ka nxitur dhe nisur flaken e luftërave ballkanike.ëDuke u nisur nga ky fakt, nuk duhet harruar por duhet mbajtur në mend një herë e përgjithmonë atë thënjën e artë: Historia mësohet që të mos përsëritet. Ndonjë tentim eventual i këthimit të tyre në Kosovë, do të kishte lëvizur dhe eshtrat e atyre njerëzve të pafajshëm, që u masakruan nga po kjo armatë kanibaliste. Populli i Kosovës padyshim do ti kishte bërë “ pritje madhështore ” , kjo do të ishte “ pritja më madhështore ” që ka bërë populli i Kosovës ndonjëherë. Pra, Armatë dhe Polici Sërbe," mirë se vini" sërish në vendin e krimit!