Koha e rojtarit të margaritarëve/Qetniku Drashkoviq në OKB !!!

Qetniku Drashkoviq në OKB !!!


Lëvizjet diplomatike kohëve të fundit, tregojnë qartë se bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijesuar për faktin se e vetmja zgjidhje për ardhmërinë e Kosovës është pavarësia e saj. Opsionet destruktive të cilat i plason Beogradi zyrtar lidhur me statusin final të Kosovës dhe ardhmërinë e sajë janë në një vijë me platformën Qubrilloviqo – Millosheviqiane, ose më mirë me thenë, me ëndrrat shekullore të ekspanzionizmit sërbomadh, të bazuara në platformën famkeqe memorandumiane të ASSH-së.

Një zë i ngjizur këto ditë, në këtë frymë, u degjua edhe nga Ministri sërb i Punëve të Jashtme, Drashkoviq, i cili në selinë e OKB-së në New York, belbëzoj thënjet dhe tezat tani më shumë bajate dhe të stërnjohura lidhur me fatin e bashkëkombasve të tij minoritar në Kosovë. Ishin lotë krokodili të derdhura para bashkësisë ndërkombëtare, që u shkaktuan nga gënjeshtrat e një shovenisti,racisti dhe antishqiptari të verifikuar.

Sërbia, e cila shkaktoj gjakderdhjën më të madhe në Ballkan, pas luftës së dytë botërore, në vend se të mendoj seriozisht për antarësimin e saj në botën e civilizuar dhe të qytetëruar, akoma vazhdon të veproj në frymën mesjetare . Nuk ka shenja të këndelljës dhe çdo qeveritar sërb, i cili vie në pushtet mundohet të forcoj pozitën, në kurriz të Kosovës. Kjo tregon se një pjesë e madhe e popullit sërb ende jeton në iluzione për Kosovën sërbe.

Kosova pagoj shumë shtrejtë shkëputjen nga kthetrat e kolonizatorve sërb, u deshtë me shumë se një qind vite rezistencë aktive që të arrihet kjo shkëputje, e cila ishte mbrojtë me të gjitha mjetet nga shovenistet serbë. Ne rrethana tjera gjeografike, me popuj më të civilizuar, pa dyshim, deri me tash do të kishte ndodhur shumë e pritura falja publike nga pala sërbe, për krimet dhe plaçkitjet e bëra në Kosovë, sidomos gjatë luftës së fundit. Një gjë e tillë nuk besohet të ndodhe as gjatë këtij shekulli, për aq sa do të jetë edhe ëndrra e tyre që serish të gllabërojnë tokat shqiptare. Kësaj radhe nuk do të përsëritet fati i Nishit, Prokupljës, Kurshumlisë dhe trojeve tjera shqiptare që u okupuan definivisht nga sërbët.

Është fakt i pa mohueshëm, se në prolongimin e definimit të statusit definitive të Kosovës , rrol të madh ka Beogradi .Janë ende aktive lidhjet dhe koalicionet e vjetra diplomatike pro sërbe të cilat frenuan dhe sabotuan çdo lëvizje pozitive në Kosovë. Inskenimet që bëhen në Kosovë lidhur me presionet e shqiptarve ndaj pakicës sërbe, janë pjellë dhe rezultat i këtyre lidhjeve. Ata do të vazhdojnë me këtë lojë intrigante edhe në të ardhmën. Në këtë formë të luftës speciale, blehej koha e cila është aq me vlerë për Beogradin. Edhe pas pavarësisë së Kosovës, do të aktivizohen demonët, të cilët do të luajn rrolin e viktimës, ashtu si Drashkoviq, i cili në OKB, ditë më parë, sërbet i cilësoj si populli më i shtypur në botë !!!

Autori i romanit “ Thika ” , ministri aktual i Punëve të Jashtme të Sërbisë , Drashkoviq është shumë i njohur për fjalët e mëdha dhe patetike, vlenë të kujtojmë thënjet e tijë nga filozofia çetnike në mitingun (anti) popullor në Novi Pazar, më 9.09.1990, të organizuar nga partia e tij, i cili ndër të tjera tha: “ Kur të vijë në pushtet partia ime, secili që në tokë të Rashkës ngre flamurin turk, ustash, shqiptar ose cilindo flamur tjetër pos atij sërb, do të mbetet pa flamur, pa duar dhe pa kokë ”. Ky mendim “ demokratik ” u përsërit dhe në Fushë Kosovë, më 29.9.1990.

Është sukses i diplomacisë sërbe, mashtrimi perfid që i bënë disa qarqeve ndërkombëtare miope dhe proserbe, të cilët me qëllim apo pa qëllim perceptojnë genjeshtrat sërbe si të vërteta. Shifet qartë në çdo hap rezultati i shkollës së babait të kombit sërb Dobrica Qosiq.

Rrjedha llogjike dhe dialektike e gjithë asaj çka ndodhi në dekadat e fundit në Kosovë dhe rajon, është pavarësia e plotë dhe pa kushte. Populli i Kosovës është i lodhur së tepërmi nga intrigat dhe shantazhimet e llojllojshme. Edhe përkundrejt këtyre problemeve tejet serioze, sidomos në rrafshin social, për hirë të aspiratave shekullore për pavarësi, populli shqiptar tregon dëgjueshmeri qytetare dhe urtësi..Cdo shtyerje e qëllimt e zgjidhjës së drejtë të qështjës së Kosovës është tendencioze dhe ka për qëllim destabilizimin e rajonit dhe shuarjen e aspiratës së këtij populli për vetëvendosje.

Është koha e fundit që qendrat vendim marrëse të reagojnë në mënyrë preventive dhe racionale. Lajkat sërbe qe iu bëhen disa nga diplomatëve të dërguar si misionar për vlerësime të standardeve në Kosovë, duhet të demaskohen publikisht. Të ju ipet shansa perfaqesuesve legjitim shqiptarë, që faktet relevante dhe të pa mohueshme e të arriturave në Kosovë ti prezentojnë në forumet përkatëse ndërkombëtare, aty ku pikërisht gënjeshtrat sërbe bëhen publike dhe marrin trajtë institucionale.

Shpresojmë që rasti i Kosovës të mos bëhet presedan në historinë e vendeve të ish kolonizuara në botë, ashtu që sërish t’i lejohet ish kolonizatorit të vendos për fatin e viktimes së vetë.