Kodi i shqipes apo çelsi i shqipes, që zbërthen çdo fjalë të gjuhës shqipe, si dhe të gjuhëve të kultivuara të botës .


Fjalët në gjuhën shqipe dhe ndër gjuhë të huaja janë zhvilluar sipas skemës :

Vargjet I. yll (al, el, il, ol, ul, la, le, li, lo, lu; po kështu, bl, fl, vl)

       	II ar (ar, er, ir, or, ur, ra, re, ri, ro, ru) 

III jam (am, an, em, en, im, in,om, on, um, un, ma, na, me, ne, mi, ni, mo, no, mu, nu ; as, es, is, os, us, sa, se, si, so, su ; ash, esh, ish, osh, ush, sha, she, shi, sho, shu; az, ez, iz, oz, uz, za, ze, zi, zo, zu, azh, ezh, izh, ozh, uzh, zha, zhe, zhi, zho, zhu).

Rrënjët e thjeshta të shqipes, që ne kemi trajtuar në shkrimin ”Greqishtja dhe latinishtja vijnë nga shqipja” botuar te Koha Jonë më 31 Mars – 1 Prill janë zhvillime të këtyre vargjeve sipas formulave:

x * (j)am x * yll; x * ar;

Kështu ne kemi :

foljen them sipas formulës x * (j)am ku x = t, d, th, dh : (tam, tan, tem, ten, tim, tin, tom, ton, tum, tun, mat, nat, met, net, mit, nit, mot, not, mut, nut; tas, tes, tis, tos, tus, sat, set, sit, sot, sut). Të vargut me rrënjë them janë dhe ta, te, ti, to, tu, at, et, it, ot, ut. Po kështu kemi : dam, dan, dem, den, dim, din, dom, don, dum, dun, mad, nad, med, ned, mid, nid, mod, nod, mud, nud; das, des, dis, dos, dus, sad, sed, sid, sod, sud; tham, than, them, then, thim, thin, thom, thon, thum, thun, math, nath, meth, neth, mith, nith, moth, noth, muth, nuth; thas, thes, this, thos, thus, sath, seth, sith, soth, suth ; tha, the, thi, tho, thu, ath, eth, ith, oth, uth ; dham, dhan, dhem, dhen, dhim, dhin, dhom, dhon, dhum, dhun, madh, nadh, medh, nedh, midh, nidh, modh, nodh, mudh, nudh; dhas, dhes, dhis, dhos, dhus, sadh, sedh, sidh, sodh, sudh ; dha, dhe, dhi, dho, dhu, adh, edh, idh, odh, udh.

Folja kam (ca, ce, ci, co, cu, cam, cem, cim, com, cum, ka, ke, ki, ko, ku, kam, kem, kim, kom, kum, mak, mek, mik, mok, muk, mag, meg, mig, mog, mug etj.) është një zhvillim i foljes jam nga togfjalëshi q’jam.

Nga x*yll ku x = c, ch, h, j, k, g, gj, q, qu, y kemi cal, cel, cil, col, cul, lac, lec, lic, loc, luc, cla, cle, cli, clo, clu ; chal, chel, chil etj.

Nga x* yll ku x = t, d, th, dh kemi : dal (dal, del, dil, dol, dul, lad, led, lid, lod, lud; dla, dle, dli, dlo, dlu; tal, tel, til, tol, tul, lat, let, lit, lot, lut; tla, tle, tli, tlo, tlu; thal, thel, thil, thol, thul, lath, leth, lith, loth, luth; thla, thle, thli, thlo, thlu; dhal, dhel, dhil, dhol, dhul, ladh, ledh, lidh, lodh, ludh; dhla, dhle, dhli, dhlo, dhlu;)

Nga x* yll ku x = b, f, m, p, v etj. kemi: mal, mel, mil etj. (të cilat vijnë në fakt nga një (a)mal, jam al, yll; emel, emil, emul etj.). Edhe rrënja shqipe mall (dëshirë) rrjedh në këtë rrugë. Më tej kemi pal, pel, pil, pol, pul, pla, ple, pli, plo, plu; val, vel, vil, vol, vul, lav, lev, liv, lov, luv e kështu me rradhë bal, fal etj.

Nga x*ar ku x = c, ch, k, j, g, sh, x kemi : Kre, krye car, cer, cir, cor, cur, cra, cre, cri, cro, cru ; char, cher, chir, chor, chur, kar(a), ker, kir, kor, kur … gar, ger, gir, gor, gur, gra, gre, gro, gru etj.

Nga x*ar ku x = t, d, th, dh kemi : thërras tar, ter, tir, tor, tur, rat, ret, rit, rot, rut; tra, tre, tri, tro, tru; dar, der, dir, dor, dur, rad, red, rid, rod, rud; dra, dre, dri, dro, dru; thar, ther, thir, thor, thur, rath, reth, rith, roth, ruth; thra, thre, thri, thro, thru; dhar, dher, dhir, dhor, dhur, radh, redh, ridh, rodh, rudh; dhra, dhre, dhri, dhro, dhru;


Në zbërthimin etimologjik të shqipes dhe të gjuhëve të tjera vlen të veçohet blloku i rëndësishëm fjalëformues i shqipes: togfjalëshi “që + jam”, që merr trajta të shumta sipas formulës x * (j)am ku x = c, ch, ç, h, k, j, g, gj, qu, y. Kështu p.sh. shqipja gjysh dhe gjermanishtja Kiste janë e njëjta fjalë e shkruar në dy mënyra të ndryshme. Gjysh vjen nga babagjysh, “ay ay q’ish” dhe Kiste vjen nga një “ar + kishte”. Siç kuptohet dhe nga këto dy shembuj shumë fjalë në përdorim sot në shqip dhe në gjuhë të huaj nuk shprehin gjë të madhe. Kuptimi i tyre rrjedh nga fjalë më të plota pjesë e të cilave kanë qenë në rastin tonë gjysh dhe Kiste. Edhe it. gusto don të thotë thjesht: “që ishte”. Ajo sot ka kuptimin e shijes, por etimologjikisht është një fjalë pa kuptim në qoftë se ne nuk e lidhim këtë togfjalësh të ngurtësuar me Augustin dhe periudhën e tij, ashtu si dhe vetë Augustin me një Aegjeas grek. Tek greqishtja shumë fjalëve u këputet filli, por jo etimologjia e tyre shqipe. Që ky fill të rilidhet dhe historia të rindërtohet, që etimologjia e gjuhëve të ngjitet më lart në kohë e të përvijohet sipas rrjedhës së vet të natyrshme kërkohet dhe ndihma e munguar e shumë bibliotekave të botës, të cilat duhet të bëjnë publike shumë nga dorëshkrimet, që presin ende të shohin dritën e diellit. Pa dorëshkrime të vjetra të shqipes nuk ka qenë e mundur të zhvillohet asnjë gjuhë e kultivuar në botë, pasi të gjitha gjuhët e vjetra e nisin startin e tyre nga një pikë shumë e lartë zhvillimi mendor e intelektual (leksikor, morfologjik, sintaksor e semantik). Ekzistenca e dorëshkrimeve dhe zhvillimi i kulturave greke, latine etj. është teorikisht i pakuptueshëm dhe praktikisht i pamundur, po qe se ne nuk pranojmë a priori një trashëgimi relativisht po aq të lartë zhvillimi të gjuhës shqipe dhe të dorëshkrimeve të saj, tek të cilat është vjelur lënda e parë leksikore dhe morfologjike, që ka çuar në shkrimin e sintaksave të reja të greqishtes së vjetër, latinishtes etj. Po aq i rëndësishëm sa togfjalëshi “që + jam”, në punën etimologjike të gjithësejcilit është e domosdoshme të njihet dhe të kuptohet ndërvarja kuptimore mes rrënjëve të tilla primordiale të shqipes si yll, au (ai, ay), ar, kreu, një(shi), parë (i), majë, qiell, pjell etj. Një ndërvarje të tillë mes rrënjëve Yll dhe Ay, të cilën e prekëm përciptazi në shkrimin tonë te Ballkan të datës 8 tetor 2005, kanë patur parasysh shkencëtarët izraelitë kur kuptuan dhe arritën të zbërthenin një mbishkrim kohët e fundit të relikeve arkeologjike të kreut të mijëvjeçarit të parë para Krishtit, që lidhen me fjalën Golgotha. Me vargjet e mësipërme dhe me rrënjët elementare të shqipes si bëj, di, fus, gjej, men(d), mes, ngjaj, heq, kap, pe, pa, rris, shoh, shkoj, them, thirr, vij, uj(ë) etj. janë ndërtuar shumica e lëndës leksikore të gjitha gjuhëve. Në punën etimologjike hasen edhe kapërcime të zhdërvjellta e zëvendësime të befasishme mes rrënjëve të hershme të shqipes si p.sh. mes yll, ai, ay, dhe pasthirrmës i!, mes foljeve bëj dhe vij, mes foljeve di dhe thi (them), mes ta (tha) dhe ndaj, mes del, tel dhe ter, tir (thërras). Mjaft prej tyre janë kalime të natyrshme dhe i përkasin kohës kur rrënjët e tilla nisën të ndaheshin e të dalloheshin kuptimisht qartë njëra nga tjetra, apo edhe ngatërroheshin lehtë nga dijetarë të huaj joshqipfolës, kombinimet e tjera janë frut i punës krijuese të leksikografëve dhe dijetarëve, të cilët për arsye të ndryshme kanë preferuar të largojnë termin e ri të krijuar prej tyre nga rrënjët e mëparshme duke errësuar kështu etimologjinë e fjalës. Këtu mund të përmendim p.sh. prapashtesën tel të sllavishtes, e cila në mjaft raste duhet lexuar ter (thërras, quaj). Përpjekja e çdo studiuesi në fushë të etimologjisë është që të sjellë fjalën – objekt të studimit të tij në atë trajtë që të jetë e zbërthyeshme në rrënjë elementare shqipe, që formojnë një fjalë me kuptim në gjuhën shqipe. Ky është një rregull i përgjithshëm për çdo gjuhë tjetër jo shqipe. Kjo arrihet duke hulumtuar në thesarin e madh të gjuhëve të ndryshme deri sa të gjendet ajo fjalë kyç nga e cila ka dalë fjala, që ne kërkojmë të zbërthejmë.

Edhe në periudhat më të errëta të njerëzimit, dija njerëzore është zhvilluar në vijimësi. Ajo kurrë s’ka patur shkëputje. E reja, novatorja nuk mund të jetë një zhvillim, një kërcim nga hiçi. Ky kod i shqipes që po ju parashtrojmë, ka qenë një gjë e re për mua, dhe unë në çdo hap kam ndjerë gëzimin e krijimit, pasi s’kam patur një udhëheqës që të më drejtonte në punën time. Megjithatë, ne mendojmë se ky kod i shqipes ka ekzistuar, ai ka qenë i ditur në rrethe të ngushta dijetarësh, pasi terminologjia e gjërë dhe e shumëanshme shkencore në të gjitha fushat e dijes, nga botanika deri te atomistika, nga neologjizmat e vjetra deri te ato të reja, nuk do të mund të konceptoheshin e as të krijoheshin pa ditur mirë shqipen. Kodi është mbajtur i fshehur për shkaqe të natyrave që s’kanë të bëjnë me Dijen, por me Padijen si Mohim i së drejtës themelore të çdo individi për të patur shanse të barabarta në fushën e arsimit dhe të informacionit.

Njohja e kodit të shqipes, studimi i shqipes së vjetër dhe të re, si dhe i pasurisë gjuhësore të popujve të tjerë, tej kufizimeve ideologjike, do t’i jepte etimologjisë një forcë të re. Një dritare e re do të hapej përpara dhe askush nuk do të dilte i humbur. Do të lidheshin mes tyre gjëra që deri më sot janë trajtuar të shkëputura, marrëdhëniet mes popujve dhe kulturave do të merrnin një dimension të ri, që do të kontribuonte në forcimin e miqësisë mes tyre.