LIGJ Nr.9062, date 8.5.2003

KODI I FAMILJES

Ne mbeshtetje te neneve 53, 54, 81 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

PJESA E PARE PARIME TE PERGJITHSHME

Neni 1

Martesa, si nje bashkejetese ligjore, mboshtetet ne barazine morale dhe juridike te bashkeshorteve, ne ndjenjen e dashurise, respektit dhe mirekuptimit reciprok, si baza e unitetit ne familje. Martesa dhe familja gezojne mbrojtjen e vecante te shtetit.

Neni 2

Prinderit, organet kompetente dhe gjykatat, ne vendimet dhe veprimtarine e tyre, duhet te kene si konsiderate paresore interesin me te larte te femijes.

Neni 3

Prinderit kane detyre dhe te drejte te kujdesen per mirerritjen, zhvillimin, mireqenien, edukimin dhe arsimimin e femijeve te lindur nga martesa ose jashte martese. Shteti dhe shoqeria duhet t'u oftojne familjeve mboshtetjen e nevojshme per te mbajtur ne gjirin e tyre femijet, per te parandaluar keqtrajtimin dhe braktisjen e tyre, si dhe per te ruajtur qendrueshmerine e familjes.

Neni 4

Femijet e lindur jashte martese kane te njejtat te drejta dhe detyra si femijet e lindur nga martesa.

Neni 5

Cdo femije, per nje zhvillim te plote dhe harmonik te personalitetit, ka te drejte te rritet ne nje mjedis familjar, ne nje atmosfere gezimi, dashurie dhe mirekuptimi.

Neni 6

Ne cdo procedure qe i perket te miturit, ai ka te drejte te degjohet, ne perputhje me moshen dhe aftesine e tij per te kuptuar, duke ruajtur te drejten qe i japin dispozitat e vecanta qe garantojne nderhyrjen dhe dhenien e pelqimit nga ana e tij. Ne rastet kur i mituri kerkon te degjohet, kerkesa e tij nuk mund te rrezohet, vecse per shkaqe te renda dhe me nje vendim teper te motivuar. I mituri mund te degjohet vete, nepermjet nje avokati ose nje personi te zgjedhur prej tij. Ne cdo procedure qe i perket te miturit, prania e psikologut eshte e detyrueshme per te vleresuar theniet e te miturit, ne perputhje me zhvillimin mendor dhe situaten e tij sociale.

PJESA E DYTE BASHKESHORTET

TITULLI I MARTESA

KREU I KUSHTET THELBESORE PER LIDHJEN E MARTESES

Neni 7 Mosha e lidhjes se marteses

Martesa mund te lidhet ndermjet nje burri dhe nje gruaje qe kane mbushur moshen 18 vjec. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, per shkaqe me rendesi, mund te lejoje martesen edhe perpara kesaj moshe.

Neni 8 Pelqimi i bashkeshorteve

Martesa lidhet para nepunesit te gjendjes civile, me pelqimin e lire te dy bashkeshorteve te ardhshem.

Ndalimet per lidhjen e marteses

Neni 9

Nuk mund te lidhe martese te re personi qe eshte martuar, derisa martesa e meparshme nuk eshte shpallur e pavlefshme ose nuk eshte zgjidhur.

Neni 10

Nuk mund te lidhin martese midis tyre te paralindurit dhe te paslindurit, vellai dhe motra, ungji dhe mbesa, emta dhe nipi, si dhe femijet e vellezerve dhe te motrave. Gjykata, per shkaqe me rendesi, mund te lejoje martesen midis femijeve te vellezerve dhe te motrave.

Neni 11

Nuk mund te lidhin martese midis tyre vjehrri dhe nusja, vjehrra dhe dhendri, njerku dhe thjeshtra, njerka dhe thjeshtri, pavaresisht se martesa qe ka krijuar kete lidhje eshte shpallur e pavlefshme, ka pushuar ose eshte zgjidhur.

Neni 12

Nuk mund te lidhe martese personi qe vuan nga nje semundje e rende psikike ose ka zhvillim mendor te mete, qe e ben te paafte te kuptoje qellimin e marteses.

Neni 13

Ndalohet martesa midis kujdestarit dhe personit qe ndodhet ne kujdesin e tij gjate kohes qe vazhdon kujdestaria.

Neni 14

Ndalohet martesa midis biresuesit e te biresuarit dhe pasardhesve te tyre, te biresuarit dhe bashkeshortit te biresuesit, midis biresuesit e bashkeshortit te te biresuarit, midis te biresuarve, si dhe midis te biresuarit dhe femijeve te biresuesit. Me biresimin nuk zhduket shkaku qe ndalon martesen midis te biresuarit dhe gjinise se tij te parashikuar nga neni 10 i ketij Kodi.

KREU II FORMA E LIDHJES SE MARTESES

Shpallja e marteses Neni 15

Perpara lidhjes se marteses, nepunesi i gjendjes civile ben shpalljen e saj, duke afishuar ne vende te caktuara nga bashkia ase komuna aktin, ku tregohet identiteti, profesioni, vendbanimi dhe vendqendrimi i bashkeshorteve te ardhshem, si dhe vendi ku do te lidhet martesa.

Neni 16

Kerkesa per shpallje hehet nga bashkeshortet e ardhshem ose nga personi i caktuar nga ata me prokure te posacme. Shpallja behet ne bashkine ase komunen e vendit ku secili nga bashkeshortet e ardhshem ka vendbanimin ose vendqendrimin. Nese nuk kane jetuar 6 muaj ne vendbanimin ose vendqendrimin aktual, shpallja duhet te behet edhe ne bashkine ose komunen ku bashkeshorti ka jetuar me pare.

Neni 17

Martesa nuk mund te lidhet para se te kalojne 10 dite nga e nesermja e shpalljes. Ne qofte se shpallja nderpritet perpara mbarimit te ketij afati, ky fakt duhet te permendet ne shpalljen e re.

Neni 18

Ne qofte se lidhja e marteses nuk eshte here brenda 1 viti nga shpallja, martesa nuk mund te lidhet pa u bere shpallja e re e parashikuar ne dispozitat per shpalljen e marteses.

Neni 19

Personi qe kerkon shpalljen duhet t'i paraqese nepunesit te gjendjes civile certifikatat e lindjes se te dy bashkeshorteve te ardhshem, si dhe cdo dokument tjeter qe eshte i nevojshem dhe proven se nuk ekzistojne pengesa per lidhjen e marteses.

Kundershtimet e lidhjes se marteses Neni 20

Prinderit dhe, ne mungese te tyre, paraardhesit e tjere dhe te afermit ne vije te terthorte deri ne shkalle te trete, mund te kundershtojne lidhjen e marteses se te afermve te tyre per cdo shkak qe vjen ne kundershtim me kushtet e parashikuara ne kete Kod per lidhjen e marteses. E drejta e kundershtimit i takon edhe bashkeshortit te personit qe do te lidhe nje martese tjeter, si dhe kujdestarit, nese njeri prej bashkeshorteve eshte vene ne kujdestari. E drejta e kundershtimit te marteses i takon edhe prokurorit per shkaqet qe parashikohen ne ligj, per te cilat ai mund te kerkoje pavlefshmerine e saj.

Neni 21

Kundershtimi i lidhjes se marteses behet para nepunesit te gjendjes civile ku do te lidhet martesa, i cili eshte i detyruar te beje shenimet perkatese ne regjistrin e martesave. Nepunesi i gjendjes civile eshte i detyruar qe te beje shenimin e heqjes se kundershtimit ne regjistrin e martesave kur: a) vlereson se kundershtimi nuk eshte here ne perputhje me dispozitat e ketij Kodi; b) per kete ka nje vendim gjyqesor; c) hiqet dore nga kundershtimi. Heqja dore nga kundershtimi nuk pengon nepunesin e gjendjes civile te refuzoje lidhjen e marteses per shkaqet e parashikuara ne kete Kod.

Neni 22

Akti i kundershtimit duhet te permbaje cilesine qe i jep te drejten kundershtuesit te beje kundershtimin, vendin ku martesa duhet te lidhet, shkaqet e kundershtimit dhe dispoziten ligjore ku mbeshtetet ai.

Neni 23

Kur nepunesi i gjendjes civile vlereson se kundershtimi eshte bere ne perputhje me dispozitat e ketij Kodi, pezullon proceduren e lidhjes se marteses derisa gjykata te vendose refuzimin e kundershtimit ose te hiqet dore prej tij. Kunder vendimit te pezullimit, bashkeshortet e ardhshem kane te drejten e ankimit ne gjykate brenda 5 diteve nga marrja dijeni e vendimit te pezullimit.

Neni 24

Akti i kundershtimit te lidhjes se marteses nuk ka efekt pas kalimit te 1 viti nga data e regjistrimit te kundershtimit.

Neni 25

Gjykata kompetente, me kerkese te secilit prej bashkeshorteve te ardhshem, brenda 10 diteve nga data e regjistrimit te kerkeses, vendos per heqjen ose jo te kundershtimit te bere per lidhjen e marteses.

Neni 26

Vendimi i gjykates se shkalles se pare mund te ankimohet ne gjykaten e apelit, e cila duhet te vendose brenda 10 diteve nga data e regjistrimit te ceshtjes.

Neni 27

Ne qofte se kundershtimi nuk pranohet, kundershtuesit, me perjashtim te paraardhesve, mund te detyrohen me demshperblim, sipas dispozitave perkatese te Kodit Civil.

Lidhja e marteses Neni 28

Martesa lidhet publikisht perpara nepunesit te gjendjes civile, te cilit i eshte bere kerkesa per shpallje.

Neni 29

Me kerkese te prokurorit te vendit ku lidhet martesa e bashkeshorteve te ardhshem, gjykata, per shkaqe me rendesi, mund te vendose qe martesa te lidhet edhe pa u shpallur.

Neni 30

Ne diten e caktuar per lidhjen e marteses, nepunesi i gjendjes civile, pasi bindet per identitetin e bashkeshorteve te ardhshem, ne baze te akteve dhe te thenieve te deshmitareve, si dhe te vete bashkeshorteve te ardhshem, ne prani te dy deshmitareve, u lexon bashkeshorteve te ardhshem nenet e ketij Kodi qe permbajne te drejtat dhe detyrimet e bashkeshorteve, merr nga secili bashkeshort deklarimin se ata duan te lidhin martese dhe, pasi merr pelqimin e tyre, i shpall ne emer te ligjit te martuar. Akti i marteses hartohet menjehere, nenshkruhet nga bashkeshortet, deshmitaret dhe nepunesi i gjendjes civile dhe regjistrohet ne regjistrin e martesave.

Neni 31

Ne qofte se njeri nga bashkeshortet, per shkak te semundjes ose per ndonje pengese tjeter te justifikuar perpara nepunesit te gjendjes civile, eshte ne pamundesi per te shkuar ne zyren e gjendjes civile te komunes ase bashkise, atehere nepunesi i gjendjes civile shkon ne vendin ku ndodhet bashkeshorti qe ka pengese dhe lidh martesen, sipas procedures se parashikuar ne nenin 30 te ketij Kodi.

Neni 32 Refuzimi i lidhjes se marteses

Nepunesi i gjendjes civile round te refuzoje lidhjen e marteses vetem per shkaqe te parashikuara ne kete Kod. Ne kete fast ai mund te leshoje nje akt ku te tregohen shkaqet e refuzimit. Kunder aktit te refuzimit mund te behet ankim ne gjykate.

KREU III PAVLEFSHMERIA E MARTESES

Shkaqet e pavlershmerise Neni 33

Martesa qe eshte lidhur pa pelqimin e lire dhe pa vese te te dy bashkeshorteve ose te njerit prej tyre eshte e pavlefshme.

Neni 34

Martesa e lidhur ne lajthim per personin e bashkeshortit shpallet e pavlefshme. Ka lajthim per personin, kur njeri nga bashkeshortet lidh martese me nje person qe nuk eshte ai me te cilin deshiron te martohet. Shpallet e pavlefshme martesa e lidhur ne lajthim per cilesite thelbesore te bashkeshortit, te cilat po t'i dinte bashkeshorti tjeter, nuk do te lidhte martesen.

Neni 35

Martesa e lidhur nga nje person qe vuan nga nje semundje e rende psikike ose ka zhvillim mendor te mete, qe e ben te paafte te kuptoje qellimin e marteses, eshte e pavlefshme.

Neni 36

Martesa e lidhur nga bashkeshortet pa pastil qellim per jete te perbashket si burre e grua eshte e pavlefshme.

Neni 37

Martesa e lidhur ne kushtet kur njeri nga bashkeshortet gjendet nen ndikimin e nje kanosjeje, pa te cilen nuk do te lidhej martesa, shpallet e pavlefshme.

Neni 38

Kerkesa per pavlefshmerine e marteses, ne rastet e parashikuara ne nenet 34 dhe 37 te ketij Kodi, parashkruhet kur ka pasur nje bashkejetese te vazhdueshme per 6 muaj qe nga casti qe bashkeshorti ka fituar lirine e plote ose nga casti qe gjendja e kanosjes ka mbaruar dhe ai ka marre dijeni per lajthimin.

Neni 39

Martesa e lidhur nga personi qe nuk ka mbushur moshen e parashikuar ne kete Kod eshte e pavlefshme. Nje martese e tille nuk shpallet e pavlefshme kur personi ka arritur moshen e kerkuar, ose kur gruaja ka lindur femije ose ka mbetur shtatzene.

Neni 40

Martesa e lidhur midis personave qe permenden ne nenet 9, 10, 11, 13 dhe 14 te ketij Kodi eshte e pavlefshme. Gjykata nuk shpall te pavlefshme martesen e lidhur midis femijeve te vellezerve dhe te motrave, kur cmon se ka shkaqe me rendesi.

Neni 41

Martesa e lidhur gjate vazhdimit te nje martese te meparshme te njerit prej bashkeshorteve eshte e pavlefshme. Kur gjate gjykimit per pavlefshmerine e marteses, bashkeshortet pretendojne se martesa e meparshme ka qene e pavlefshme ose e zgjidhur, gjykohet me pare vlefshmeria ose ekzistenca e marteses se meparshme dhe, ne qofte se kjo martese shpallet e pavlefshme, martesa e dyte mbetet e vlefshme. Martesa e dyte, e lidhur gjate vazhdimit te marteses se meparshme te njerit prej bashkeshorteve, nuk shpallet e pavlefshme, ne qofte se ne kete kohe zgjidhet martesa e meparshme.

Neni 42

Martesa qe nuk eshte lidhur publikisht dhe perpara nepunesit te gjendjes civile eshte e pavlefshme. Kerkesa mund te behet nga bashkeshortet, nga prinderit e tyre, nga te paralindurit dhe nga te gjithe ata qe kane nje interes te drejtperdrejte, si dhe nga prokurori.

Neni 43

Bashkeshorti, ne dem te te cilit eshte lidhur nje martese e dyte, mund te kerkoje pavlefshmerine e kesaj martese. Ne qofte se bashkeshortet nga martesa e dyte pretendojne pavlefshmerine e marteses se pare, pavlefshmeria e marteses se pare do te gjykohet paraprakisht.

Neni 44

Te drejten e padise per pavlefshmerine e marteses se lidhur pa pelqimin e lire te dy bashkeshorteve ose te njerit prej tyre e kane te dy bashkeshortet ose bashkeshorti, pelqimi i te cilit nuk ka qene i lire. Te drejten e padise per pavlefshmerine e marteses se lidhur me kanosje ose me lajthim e ka vetem bashkeshorti qe ka qene i kanosur ase ne Jajthim. E drejta e padise parashkruhet, ne qofte se nga data qe ka pushuar kanosja, qe eshte zbuluar lajthimi ose bashkeshorti ka fituar lrine e plote ne rast te marteses pa pelqim te lire, kane kaluar 6 muaj, por ne cdo rast jo me teper se 3 vjet nga lidhja e martcses. E drejta e padise, ne raster kur ka pasur nje bashkejetese te vazhdueshme per 6 muaj qe nga casti qe bashkeshorti ka tituar lirine e plote ose nga casti qe ai ka marre dijeni per lajthimin, parashkruhet me kalimin e ketij Kodi.

Neni 45

Te drejten e padise per pavlefshmerine e marteses per shkaqet e parashikuara ne nenet 36, 39, 40 dhe 41 te ketij Kadi e kane secili nga bashkeshortet, prokurori dhe kushdo tjeter qe ka nje interes te drejtperdrejte te ligjshem. Kjo padi mund te ngrihet edhe pas zgjidhjes se marteses. E drejta e padise per pavlefshmerine e marteses nuk parashkruhet, pervec rasteve te parashikuara ne nenet 44 dhe 46 te ketij Kodi.

Neni 46

Te drejten e padise per pavlefshmerine e marteses, per shkaqet e parashikuara ne nenin 35, pas sherimit te bashkeshortit te semure, e ka secili nga bashkeshortet. E drejta e padise parashkruhet me kalimin e 6 muajve nga sherimi i bashkeshortit.

Neni 47

Kur bashkeshortit i eshte hequr zotesia per te vepruar, padia per pavlefshmerine e marteses mund te ngrihet nga kujdestari i tij.

Neni 48

E drejta e padise per shpalljen e pavlefshmerise se marteses nuk u kalon trashegimtareve, pervecse kur gjykimi ka filluar perpara vdekjes se bashkeshortit. E drejta e trashegimtareve kufizohet vetem per rastet qe prekin rendin publik dhe jo per raste qe kane te bejne thjesht me mbrojtjen e te drejtave te bashkeshorteve, si lajthimi e kercenimi.

Neni 49 Pasojat e pavlefshmerise

Martesa qe shpallet e pavlefshme me vendim te formes se prere konsiderohet se nuk eshte lidhur.

Per bashkeshortin qe nuk ka ditur shkakun e pavlefshmerise se marteses, pasojat fillojne nga data qe vendimi merr forme te prere. Femijet e lindur nga nje martese qe shpallet e pavlefshme, quhen si te lindur nga martesa dhe marredheniet midis tyre dhe prinderve rregullohen si ne rastet kur zgjidhet martesa.

TITULLI II TE DREJTAT DHE DETYRIMET QE LINDIN NGA MARTESA

KREU I TE DREJTAT DHE DETYRIMET RECIPROKE TE BASHKESHORTEVE

Neni 50 Detyrimi per besnikeri, ndihme dhe bashkepunim

Me martese burri dhe gruaja perfitojne te njejtat te drejta dhe marrin persiper te njejtat detyrime. Nga martesa lind detyrimi reciprok per besnikeri, per ndihme morale dhe materiale, per bashkepunim ne interes te familjes dhe te bashkejeteses.

Neni 51 Mbiemri i bashkeshortit

Bashkeshortet, kur lidhin martesen, kane te drejte te zgjedhin per te mbajtur si mbiemer te perbashket njerin nga mbiemrat e tyre ose te mbajne secili mbiemrin e vet. Mbiemri regjistrohet ne regjistrin e martesave.

Neni 52 Mbiemri i femijeve

Femija merr mbiemrin e perbashket te prinderve. Kur prinderit kane mbiemra te ndryshem, te gjithe femijet mbajne nje mbiemer, ate qe do te vendosin prinderit me marreveshje. Kur marreveshja nuk arrihet, femijet mbajne mbiemrin e te atit.

Neni 53 Detyrimi ndaj femijeve

Martesa vendos mbi te dy bashkeshortet detyrimin per te mbajtur, arsimuar dhe edukuar femijet, duke pasur parasysh aftesite, prirjet natyrore dhe deshirat e femijeve.

Neni 54 Kontributi i bashkeshorteve

Ne qofte se kontributi i bashkeshorteve per detyrimet qe rrjedhin nga martesa nuk eshte rregulluar me kontraten martesore, ata do te kontribuojne per nevojat e familjes ne perputhje me kushtet dhe aftesite e tyre.

Neni 55 Vendbanimi i bashkeshorteve

Bashkeshortet kane detyrimin e jeteses se perbashket. Vendbanimi i familjes eshte vendi qe bashkeshortet zgjedhin me marreveshje te perbashket. Ne rast mosmarreveshjeje, secili nga bashkeshortet mund t'i drejtohet gjykates, e cila, pasi degjon mendimet e te dy bashkeshorteve dhe, nese eshte rasti, edhe mendimin e femijes qe ka mbushur moshen katermbedhjete vjec, mundohet te arrije nje zgjidhje me mirekuptim. Kur kjo nuk eshte e mundur, gjykata vendos zgjidhjen qe e quan me te pershtatshme per kerkesat e familjes.

Neni 56 Largimi nga vendbanimi

E drejta per ndihme morale dhe materiale e parashikuar ne kete Kod nderpritet kundrejt bashkeshortit, qe eshte larguar pa shkak nga vendbanimi familjar dhe refuzon te kthehet. Ne rast te mospermbushjes se detyrimeve qe rrjedhin nga martesa, gjykata, sipas rrethanave, mund te urdheroje sekuestrimin e te mirave te bashkeshortit te larguar, ne masen e duhur.

Neni 57 Pelqimi i bashkeshortit Bashkeshortet nuk mund te disponojne banesen bashkeshortore dhe pajisjet e saj pa pelqimin e tjetrit, cilido qofte regjimi pasuror martesor. Bashkeshorti qe nuk ka dhene pelqimin per veprimin juridik te kryer nga tjetri, lidhur me banesen bashkeshortore, mund te kerkoje anullimin e tij brenda 1 viti nga data kur ai ka marre njoftim per kete veprim juridik, Por jo me teper se 1 vit nga data qe regjimi pasuror martesor ka marre fund.

Neni 58 Autorizimi i gjykates

Cdo bashkeshort mund te autorizohet nga gjykata per te kryer nje veprim juridik, per te cilin bashkepunimi ose pelqimi i bashkeshortit tjeter do te ishte i nevojshem, ne qofte se ky i fundit nuk eshte ne gjendje te shprehe vullnetin e tij ose ne qofte se refuzimi i tij vjen ne kundershtim me interesin e familjes. Veprimi juridik i kryer si me siper, mund te kundershtohet nga bashkeshorti, pelqimi i te cilit nuk eshte marre, per te mos e ngarkuar ate me asnje detyrim.

Neni 59 Autorizimi i perfaqesimit

Ne qofte se njeri nga bashkeshortet nuk eshte ne gjendje te shprehe vullnetin e tij, bashkeshorti tjeter mund ta perfaqesoje ne te gjitha veprimet juridike ose ne veprime juridike te caktuara qe lidhen me regjimin pasuror martesor. Kushtet dhe gjeresia e perfaqesimit pereaktohen ne autorizimin e dhene nga gjykata.

Neni 60 Veprime pa pelqimin e bashkeshortit

Secili nga bashkeshortet mund te kryeje vete, pa pelqimin e bashkeshortit tjeter, veprimet juridike qe kane te bejne me mbajtjen e familjes ose me edukimin e femijeve. Per detyrimet e marra persiper nga njeri bashkeshort, detyrohet solidarisht edhe bashkeshorti tjeter. Pergjegjesia solidare nuk ka vend per shpenzimet haptazi te teperta, duke pasur parasysh menyren e jeteses ne familje, dobishmerine e veprimit te kryer, si dhe mirebesimin ose keqbesimin e personave te trete kontraktues.


Neni 61 Masat urgjente

Ne qofte se njeri nga bashkeshortet nuk ploteson ne menyre te dukshme detyrimet e tij dhe ve ne rrezik interesat e familjes, gjykata, me kerkesen e bashkeshortit tjeter, mund te percaktoje te gjitha masat urgjente qe lidhen me ta. Zgjatja e masave te parashikuara ne kete nen duhet te jete e percaktuar dhe ne asnje rast te mos i kaloje 3 vjet.

Neni 62 Masat kunder dhunes

Bashkeshorti ndaj te cilit ushtrohet dhune, ka te drejte t'i drejtohet gjykates me kerkese per vendosjen si mase urgjente largimin e bashkeshortit, qe ushtron dhune, nga banesa bashkeshortore.

Neni 63 Disponimi i te ardhurave

Secili nga bashkeshortet mund te ushtroje lirisht nje profesion, te disponoje te ardhurat nga puna dhe te ardhurat e tjera, sipas regjimit pasuror martesor perkates, pasi te kete kontribuar ne detyrimet qe rrjedhin nga martesa.

Neni 64 Administrimi i sendeve vetjake

Secili nga bashkeshortet ka te drejten e administrimit dhe te tjetersimit lirisht te sendeve te tij vetjake, pa qene nevoja e pelqimit te bashkeshortit tjeter.

Neni 65 Perparesia e detyrimeve qe rrjedhin nga martesa

Zbatimi i dispozitave te ketij kreu rrjedh nga martesa dhe zbatohet pavaresisht nga regjimi pasuror martesor i bashkeshorteve.

TITULLI III REGJIMET PASURORE MARTESORE

KREU I DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 66 Regjimi pasuror martesor i bashkeshorteve

Regjimi pasuror martesor i bashkeshorteve rregullohet me ligj, ne mungese te marreveshjes se vecante, ku bashkeshortet parashikojne regjimin qe deshirojne, i cili nuk duhet te vije ne kundershtim me dispozitat e ketij Kodi dhe legjislacionit perkates.

Neni 67 Te drejta te pashmangshme

Bashkeshortet nuk mund t'i shmangen te drejtave dhe detyrimeve qe rrjedhin per ta nga martesa, si dhe pergjegjesise prinderore dhe rregullave te administrimit ligjor dhe te kujdestarise.

Neni 68 Perfaqesimi i bashkeshortit

Secili nga bashkeshortet mund t'i jape te drejten bashkeshortit tjeter per ta perfaqesuar gjate regjimit pasuror martesor, sipas dispozitave te Kodit Civil. Mandati i perfaqesimit mund te revokohet ne cdo kohe.

Forma e kontrates Neni 69

Kontrata martesore behet me akt noterial, ne prani dhe me pelqimin e njekohshem te dy bashkeshorteve te ardhshem ose te perfaqesuesve te tyre. ' Ne castin e nenshkrimit te kontrates, noteri i leshon paleve nje akt noterial, i cili permban identitetin e plote, adresen e bashkeshorteve te ardhshem dhe daten e lidhjes se kontrates. Noteri ka detyrimin te depozitoje kopje te kontrates ne zyren e gjendjes civile para lidhjes se marteses. Ne qofte se ne aktin e marteses tregohet se bashkeshortet nuk kane lidhur kontrate, ata do te konsiderohen kundrejt te treteve si te martuar nen regjimin pasuror martesor te bashkesise ligjore.

Neni 70

Ne rastin e marteses se te miturit, sipas nenit 7 paragrafi i dyte, zbatohet regjimi pasuror martesor i bashkesise ligjore derisa te mbushe moshen 18 vjec, rast pas te cilit mund te kerkohet ndryshimi i regjimit ligjor te pasurise.

Neni 71

Ne qofte se nje nga bashkeshortet ushtron veprimtari tregtare, ndryshimet ne kontraten e marteses lidhur me veprimtarine tregtare duhet te depozitohen, ne cdo rast, edhe ne regjistrin tregtar . Efektet per personat e trete fillojne nga casti i depozitimit te ndryshimit, parashikuar ne paragrafin e pare.

Neni 72

Bashkeshortet mund te bien dakord, ne interes te familjes, per ta ndryshuar pjeserisht ose teresisht regjimin pasuror martesor vetem pas kalimit te 2 vjeteve te zbatimit te tij. Ndryshimet, ne kete rast, duhet te behen ne te njejten forme qe kerkohet per kontraten fillestare te marteses. Ndryshimi i regjimit pastime martesor ka efekt kundrejt te treteve, 3 muaj pasi ndryshimi te jete depozituar ne regjistrin ku eshte pasqyruar akti i marteses. Ne mungese te ketij shenimi, ndryshimi nuk kundershtohet nga te tretet, ne qofte se ne aktet e bera midis tyre, bashkeshortet kane deklaruar se kane ndryshuar regjimin pasuror martesor.

KREU II REGJIMI PASUROR MARTESOR NE BASHKESI

Bashkesia ligjore Neni 73

Regjimi pastime martesor i bashkesise ligjore zbatohet kur bashkeshortet nuk kane lidhur kontrate per regjim tjeter pasuror martesor.


Neni 74 Perberja e bashkesise

Bashkesia perbehet nga: a) pasuria e fituar nga te dy bashkeshortet, se bashku ose vec e vec, gjate marteses; b) te ardhurat nga veprimtaria e vecante e cdo bashkeshorti gjate marteses, nese nuk jane konsumuar deri ne mbarimin e bashkepronesise; c) frytet e pasurise se cdo bashkeshorti, qe jane marre dhe nuk jane konsumuar deri ne mbarimin e bashkepronesise; veprimtaria tregtare e krijuar gjate marteses. Ne rast se veprimtaria tregtare para lidhjes se marteses i perkiste vetem njerit prej bashkeshorteve, por gjate marteses drejtohet nga te dy bashkeshortet, bashkesia perfshin vetem fitimet dhe shtimin e prodhimit.

Neni 75 Pasuria e caktuar per administrimin e veprimtarise tregtare

Pasuria e krijuar gjate marteses, e caktuar per administrimin e veprimtarise tregtare te njerit prej bashkeshorteve dhe shtesat e prodhimit te saj jane objekt i bashkepronesise vetem nese ekzistojne si te tilla ne castin e mbarimit te marteses.

Neni 76

Pasuria e bashkeshorteve prezumohet si e perbashket, me perjashtim te rastit kur bashkeshorti provon karakterin e saj vetjak.

Pasuria vetjake Neni 77

Pasuri vetjake e bashkeshortit qe nuk ben pjese ne bashkesi eshte: a) pasuria, e cila para lidhjes se marteses ishte ne bashkepronesi te bashkeshortit me persona te tjere ose kundrejt se ciles ai ishte titullar i nje te drejte reale perdorimi; b) pasuria e fituar gjate marteses me ane te dhurimit, te trashegimise ose legut, kur ne aktin e dhurimit ose ne testament nut percaktohet se ato jane dhene ne favor te bashkesise; c) pasurite e perdorimit ngushtesisht vetjak te secilit bashkeshort dhe pasurite e fituara si aksesore te pasurise vetjake; ç) mjetet e nevojshme te punes per ushtrimin e profesionit te njerit prej bashkeshorteve, pervec atyre qe jane caktuar per administrimin e nje veprimtarie tregtare; d) pasuria e fituar nga shperblimi i demit vetjak, me perjashtim te te ardhurave qe rrjedhin nga pensioni i fituar per shkak te humbjes se pjesshme ose te plote te aftesise per pune; dh) pasuria e fituar nga tjetersimi i pasurive vetjake te siperpermendura; e) shkembimi i tyre, kur kjo eshte deklaruar shprehimisht ne aktin e blerjes.

Neni 78

Bashkesia mund te perfitoje kompensim, pas mbarimit te saj, per te ardhurat dhe pasurite qe bashkeshorti ka neglizhuar te marre ose per ato qe ai ka shpenzuar ne keqbesim. Kerkesa per kompensim duhet te paraqitet nga bashkeshorti i interesuar para mbarimit te procedures te ndarjes se pasurise.


E drejta e kompensimit Neni 79

Pasuria e fituar ne shkembim te nje pasurie, e cila i perkiste individualisht njerit prej bashkeshorteve, eshte pasuri vetjake, me perjashtim te kompensimit qe i behet bashkesise ose e kunderta, kur nga shkembimi rezulton te tete diferenca. Nese diferenca ne ngarkim te bashkesise eshte me e madhe se vlera e pasurise vetjake te tjetersuar, pasuria e fituar ne kete shkembim i perket bashkesise, pervec kompensimit ne favor te pasurise vetjake te bashkeshortit.

Neni 80

Te ardhurat e perfituara, si pasoje e nje ankandi ose forme tjeter, te nje pasurie te paluajtshme, ku njeri nga bashkeshortet eshte bashkepronar ne pjese te pandare, nuk perben pasuri te fituar gjate marteses. me perjashtim te kompensimit qe duhet t'i behet bashkesise per shpenzimin qe ajo ka bere.

Detyrimet mbi bashkesine Neni 81

Bashkeshortet pergjigjen mbi pasurine ne bashkesi: a) per te gjitha barret dhe detyrimet qe rendojne mbi ta ne castin e fitimit te pronesise b) per te gjitha shpenzimet e administrimit te pasurise se perbashket; c) per te gjitha shpenzimet per mbajtjen e familjes dhe per cdo detyrim te kontraktuar nga bashkeshortet, qofte dhe vecmas, qe eshte ne interes te familjes; c;) per cdo detyrim tjeter kontraktues ose jokontraktues, me perjashtim te detyrimeve te percaktuara si vetjake ne kete Kod.

Detyrimet qe bashkeshortet kane para lidhjes se marteses ose qe rendojne trashegimite dhe dhurimet qe fitojne gjate marteses mbeten detyrime vetjake.

Neni 83

Kreditoret e bashkeshortit, ne rastin e nenit 82, mund t'i kerkojne pagesat e tyre fillimisht mbi pasurine vetjake dhe te ardhurat e bashkeshortit debitor. Ata mund te kerkojne dhe venien sekuestro mbi pasurine e bashkesise, atehere kur pasurite e luajtshme qe i perkasin debitorit te tyre daten e lidhjes se marteses ose qe i fitojne me trashegimi ose me dhurim jane perzier me pasurine ne bashkesi dhe nuk mund te identifikohen, sipas ketij Kodi.

Neni 84

Bashkeshortet pergjigjen mbi pasurine ne bashkesi deri ne gjysmen e vleres se saj, kundrejt kreditoreve vetjake te cdo bashkeshorti, kur pasuria vetjake e tij nut mjafton per permbushjen e: a) detyrimeve qe ai ka marre persiper vetem per administrimin e pasurise ne bashkesi, jashte kufijve te tagrave te tij te administrimit; b) detyrimeve te tij vet jake, cilido qofte casti i lindjes se tyre. Paragrafi i mesiperm nuk zbatohet, nese ka pasur mashtrim nga bashkeshorti debitor dhe keqbesim nga kreditori.

Neni 85

Ne rast se detyrimi vetjak i njerit bashkeshort eshte shlyer nga bashkesia, ai detyrohet te beje kompensimin e bashkesise.

Neni 86

Te ardhurat vetjake te nje bashkeshorti nuk mund te preken nga kreditoret e bashkeshortit tjeter, vetem nese detyrimi ka qene i kontraktuar per mirembajtjen e baneses dhe te familjes, sipas nenit 81 te ketij Kodi.

Detyrimet e kontraktuara vecmas nga bashkeshortet

Neni 87

Ne rastin kur detyrimi eshte kontraktuar ne interesin vetjak te njerit prej bashkeshorteve dhe ai eshte shlyer nga pasuria ne bashkesi, bashkeshorti perfitues detyrohet te beje kompensimin e bashkesise.

Neni 88

Ne rast se nga pasuria ne bashkesi jane paguar gjoba ose demshperblime, per te cilat eshte detyruar njeri prej bashkeshorteve per shkak te nje denimi penal ose administrativ, ai detyrohet te kompensoje pasurine ne bashkesi. Bashkesia ka te drejten per kompensim nese detyrimi qe bashkesia ka shlyer ishte kontraktuar nga njeri prej bashkeshorteve ne kundershtim me detyrimet qe i imponon martesa.

Neni 89 Detyrimet solidare te bashkeshorteve me pasurine ne bashkesi

Kur nje detyrim vjen ne bashkesi per shkak te njerit bashkeshort, ai nuk mund te kerkohet mbi pasurite vetjake te bashkeshortit tjeter. Nese ka detyrime solidare te te dy bashkeshorteve, ai mund te kerkohet mbi pasurine ne bashkesi.

Neni 90 Administrimi i bashkesise

Secili bashkeshort ka te drejten e administrimit te zakonshem te pasurise ne bashkesi. Secili bashkeshort eshte perfaqesues ligjor edhe i bashkeshortit tjeter perpara organeve administrative dhe gjyqesore per ceshtje qe kane te bejne me administrimin e zakonshem te pasurise ne bashkesi. Kryerja e veprimeve qe kapereejne administrimin e zakonshem u takon bashkerisht te dy bashkeshorteve.

Neni 91 Administrimi nga nje bashkeshort

Ne rast largesie ose pengese tjeter te njerit bashkeshort dhe ne mungese te prokures ose autorizimit te gjykates, bashkeshorti tjeter mund te kryeje veprimet qe jane te nevojshme edhe ne rastin kur kerkohet pelqimi i te dy bashkeshorteve, sipas nenit 90 te ketij Kodi.

Neni 92 Refuzimi i pelqimit

Nese njeri prej bashkeshorteve refuzon te jape pelqimin per kryerjen e nje veprimi te administrimit te jashtezakonshem ose per veprime te tjera, per te cilat kerkohet pelqimi, bashkeshorti tjeter mund t'i drejtohet gjykates per te marre autorizimin. Gjykata vendos dhenien e autorizimit kur kryerja e veprimit eshte e nevojshme per interesa te familjes ose te veprimtarise tregtare qe ben pjese ne bashkesi.

Neni 93 Zevendesimi ne administrim

Nese njeri nga bashkeshortet, per nje kohe te vazhdueshme, ndodhet jashte gjendjes per te shprehur vullnetin e tij, ose nese administrimi i bashkesise nga ana e tij deshmon per paaftesi ose keqbesim, bashkeshorti tjeter mund t'i kerkoje gjykates te zevendesoje ate ne ushtrimin e te drejtave te tij.

Bashkeshorti i privuar nga te drejtat e administrimit te bashkesise mund t'i kerkoje gjykates rikthimin e tyre, nese provon se Jane zhdukur shkaqet e perjashtimit te tij nga administrimi.

Neni 94 Tejkalimi i te drejtave

Nese njeri nga bashkeshortet tejkalon te drejtat e tij mbi pasurine ne bashkesi, mund te kerkohet nga bashkeshorti tjeter anulimi i veprimit, nese me vone ai nuk ka dhene pelqimin per kete veprim: Kjo padi mund te ngrihet brenda 1 viti nga data e marrjes dijeni per veprimin dhe, ne cdo rast, jo me vone se 1 vit nga mbarimi i bashkesise.

Neni 95 Administrimi i pasurise vetjake te bashkeshortit

Secili bashkeshort ka te drejte te administroje dhe te disponoje lirisht pasurite vetjake. Nese gjate marteses njeri nga bashkeshortet i beson tjetrit administrimin e pasurise se tij vetjake, zbatohen rregullat e perfaqesimit. Nese njeri nga bashkeshortet administron pasurine vetjake te tjetrit, me dijenine e ketij te fundit dhe pa pasur kundershtim nga ana e tij, konsiderohet se ka marre nje akt perfaqesimi ne heshtje, qe mbulon veprimet e administrimit dhe te perdorimit, me perjashtim te tagrit te disponimit. Ne kete rast, ai pergjigjet kundrejt bashkeshortit tjeter me cilesine e perfaqesuesit dhe, nese eshte rasti, detyrohet te dorezoje vetem frytet qe ekzistojne, duke mos u pergjigjur per ate qe jane konsumuar. Nese njeri nga bashkeshortet, me gjithe kundershtimin e tjetrit, administron pasurine e tij vet jake dhe kryen veprime lidhur me te, pergjigjet per demin e shkaktuar dhe per frytet qe duhet te ishin marre. Ne kete rast, bashkeshorti i demtuar ka te drejte te ngreje padi per anulimin e veprimit te kryer, sipas kritereve te percaktuara ne nenin 94 te ketij Kodi.

Neni 96 Mbarimi i bashkesise

Bashkesia mbaron me: a) vdekjen e njerit prej bashkeshorteve, shpalljen i zhdukur ose i vdekur te njerit prej tyre, shpalljen te pavlefshme dhe zgjidhjen e marteses; b) pjesetimin e pasurive; c) ndryshimin e regjimit pasuror martesor, kur sjell mbarimin e bashkesise.


Neni 97 Ndalimi i pjesetimit

Pjesetimi i pasurise nuk mund te behet gjate vazhdimit te bashkesise, edhe ne rast te nje marreveshjeje te bashkeshorteve.

Neni 98 Pjesetimi i pasurise

Pjesetimi i pasurise ne bashkesi mund te kerkohet ne gjykate ne rast paaftesie dhe administrimit te keq te njerit prej bashkeshorteve, kur menyra e administrimit te pasurise prej tij ve ne rrezik interesat e bashkeshortit tjeter ose te familjes, ose kur njeri nga bashkeshortet nuk kontribuon per nevojat e familjes, ne proporcion me gjendjen e tij dhe me aftesine per pune dhe kur ka ndodhur nje pjesetim faktik i pasurise ne bashkesi. Ndarja e pasurise mund te kerkohet nga njeri prej bashkeshorteve ose nga perfaqesuesi i tij ligjor. Kreditoret e njerit bashkeshort nuk mund te kerkojne vete ndarjen e pasurise. Vendimi i gjykates per ndarjen ka fuqi qe nga data kur eshte paraqitur kerkesa dhe i vendos bashkeshortet nen regjimin e pasurive martesore te ndara, te parashikuar ne kete Kod.

Neni 99

Kur procedura per pjesetimin e pasurise ka filluar, kreditoret mund te kerkojne te njihen me kerkesen dhe dokumentet e paraqitura nga bashkeshortet, si dhe te nderhyjne ne seancen gjyqesore per mbrojtjen e te drejtave te tyre.

Neni 100 Depozitimi

Kerkesa dhe vendimi i ndarjes se pasurise duhet te depozitohen prane zyres se gjendjes civile dhe, nese eshte rasti, edhe ne regjistrin tregtar. Vendimi shenohet ne regjistrin e gjendjes civile, si dhe ne origjinalin e kontrates se marteses.

Kompensimet Neni 101

Secili nga bashkeshortet duhet te kompensoje shumat e marra nga pasuria ne bashkesi, qe jane perdorur per qellime te ndryshme nga ai i permbushjes se detyrimeve te parashikuara ne nenin 81 te ketij Kodi.

Neni 102

Kompensimet dhe kthimet realizohen ne castin e mbarimit te bashkesise. Gjykata mund te autorizoje dhe te urdheroje per ato ne cdo cast nese e kerkon dhe e lejon interesi i familjes.

Pjesetimi i pasurise ne bashkesi Neni 103

Pjesetimi i pasurise ne bashkesine ligjore behet duke u nisur nga barazia e aktivit dhe pasivit

te saj.

Pasi te jene zbritur nga bashkesia detyrimet qe ajo ka ndaj bashkeshorteve ose te treteve, pasuria qe mbetet ndahet ne pjese te barabarta midis bashkeshorteve. Gjykata, ne baze te nevojave te femijeve dhe nga fakti se kujt do t'i besohen ata, mund te vendose ne favor te nje bashkeshorti kalimin e nje pjese te pasurise se bashkesise qe i taken bashkeshortit tjeter.

Neni 104

Kur kompensimi behet ne dobi te njerit bashkeshort, ky i fundit merr nga pasuria e bashkesise nje shume te barabarte me vleren qe bashkesia i detyrohet atij. Ne qofte se aktivi i pasurise se bashkesise eshte i pamjaftueshem, bashkeshorti tjeter eshte i detyruar per diferencen. Ne rastet kur aktivi i pasurise nuk eshte i mjaftueshem per te permbushur detyrimet e bashkesise ndaj te treteve, kreditoret kane te drejte t'i drejtohen secilit prej bashkeshorteve, te cilet pergjigjen solidarisht. Bashkeshorti qe ka shlyer detyrimin e bashkesise si me siper, ka te drejten e regresit ndaj bashkeshortit tjeter per pjesen e detyrimit te shlyer per llogari te tij.

Neni 105

Ne fillim te procedures se pjesetimit te pasurise ne bashkesi, bashkeshortet ose trashegimtaret e tyre kane te drejte te marrin pasurine e luajtshme vetjake , qe u perkiste para bashkesise ose qe ata e kane fituar gjate bashkesise ne forme trashegimie ose dhurimi. Ne mungese te provave te kunderta prezumohet se pasuria e luajtshme ben pjese ne bashkesi.

Marrja e vleres ne rast te muugeses se pasasurise se luajtshme Neni 106

Nese pasuria e luajtshme nnk ekziston ne natyre, bashkeshorti age trashegimtaret e tij kane te drejte te marrin vleren e saj duke zbritur amortizimin e tij nga perdorimi ne bashkesi, me kusht qe mungesa e pasurise te kete ardhur per shkak te konsumit per perdorim, per shkak te shkaterrimit ose humbjes se saj ase per cdo shkak qe nuk mund t'i kundervihet bashkeshortit tjeter.

Neni 107

Pjesetimi i pasurise se bashkeshorteve behet sipas ketij Kodi, Kodit Civil dhe Kodit H' Procedures Civile.

KREU III BASHKESIA ME KONTRATE

Neni 108

Bashkeshortet, ne kontraten e marteses, mund te ndryshojne bashkesine ligjore me marreveshje, e cila nuk duhet te vije ne kundershtim me nenet 66 dhe 67 te ketij Kodi. Bashkeshortet mund te bien dakord qe: a) bashkesia te perfshije pasurite e luajtshme para marteses dhe fitimet nga pasurite vetjake gjate marteses; b) te ndryshohen rregullat lidhur me administrimin; c) te kene pjese jo te barabarta; ç) te kete ndermjet tyre bashkesi universale. Rregullat e bashkesise ligjore mbeten te zbatueshme per te gjitha pikat qe nuk jane bere objekt i kontrates se marteses ndermjet paleve.

Neni 109

Kur bashkeshortet bien dakord qe te kete ndermjet tyre bashkesi, sipas nenit 108 shkronja "a", pasuria ne bashkesi perbehet nga pasuria ne regjimin pasuror te bashkesise ligjore, nga pasuria e luajtshme para marteses dhe fitimet nga pasurite vetjake gjate marteses. Mbetet pasuri vetjake dhe nuk mund te perfshihet ne bashkesi pasuria e luajtshme e parashikuar ne shkronjat "e", "ç", "d" te nenit 77 te ketij Kodi.

Neni 110

Bashkeshortet, per detyrimet e tyre para marteses, pergjigjen mbi pasurine ne bashkesi deri ne kufirin e vleres se pasurise se tyre, e cila, ne baze te kontrates se lidhur, sipas ketij Kodi, eshte pjese perberese e bashkesise.

Neni 111 Administrimi i perbashket

Bashkeshortet mund te bien dakord qe ta administrojne se bashku bashkesine. Ne kete rast, aktet e administrimit dhe te disponimit te pasurise se bashkesise behen me nenshkrimin e perbashket te dy bashkeshorteve dhe permbajne detyrimin solidar te tyre.

Pjeset jo te barabarta Neni 112

Bashkeshortet, ne kontraten e marteses, mund te bien dakord te caktojne pjese jo te barabarta per pasurine ne bashkesi, ndryshe nga bashkesia ligjore.


Neni 113

Ne rastet kur bashkeshortet, ne kontraten e marteses, kane percaktuar pjese jo te barabarta ne bashkesi, ata ose trashegimtaret e tyre i perballojne detyrimet ne raport me pasurine qe kane ne bashkesi ose qe kane perfituar nga bashkesia. Cdo klauzole e kontrates eshte e pavlefshme nese detyron bashkeshortin me pjese te kufizuar ose trashegimtaret e tij te perballojne nje detyrim me te madh se pjesa e tyre ne bashkesi ose te perjashtohen nga perballimi i detyrimit te tyre ne raport me kete pjese.

Neni 114 Bashkesia universale

Bashkeshortet mund te vendosin ne kontraten e marteses nje bashkesi universale te pasurise se tyre, te luajtshme dhe te paluajtshme, qe ekziston dhe qe do te vihet ne te ardhmen, me perjashtim te pasurise vetjake te parashikuar ne shkronjat "e", "ç" dhe "d" te nenit 77 te ketij Kodi.

Bashkesia universale perballon te gjitha detyrimet e bashkeshorteve, qe ekzistojne ne castin e lidhjes se kontrates dhe gjate marteses.

KREU IV REGJIMI I PASURIVE TE NDARA

Neni 115

Kur bashkeshortet kane percaktuar ne kontraten e marteses regjimin e pasurive te ndara, secili prej tyre ruan te drejten e administrimit, perdorimit dhe disponimit te lire mbi pasurine e tij.

Secili prej bashkeshorteve perballon vete detyrimet qe i kane lindur atij, para ose gjate marteses, me perjashtim te rastit te parashikuar ne nenin 70 te ketij Kodi.

Neni 116 Detyrimet qe rrjedhin nga martesa

Bashkeshortet kontribuojne ne detyrimet qe rrjedhin nga martesa, sipas percaktimit te kushteve ne kontraten e marteses. . Ne rast se kontrata e marteses nuk permban asgje lidhur me detyrimet qe rrjedhin nga martesa, bashkeshortet kontribuojne sipas nenit 54 te ketij Kodi.

Administrimi i pasurise Neni 117

Ne rast se gjate marteses. njeri nga bashkeshortet i beson tjetrit administrimin e pasurise se tij, zbatohen rregullat e perfaqesimit. Bashkeshorti perfaqesues nuk eshte i detyruar te jape llogari per kthimin e fryteve, nese prokura nuk e detyron shprehimisht per nje nje gje te tille.

Neni 118

Nese njeri nga bashkeshortet administron pasurine e bashkeshortit tjeter, me dijenine e ketij te fundit dhe pa pasur kundershtim nga ana e tij, konsiderohet se ka marre nje mandat te heshtur, i cili mbulon veprimet lidhur me administrimin, por jo ato te disponimit. Ne kete rast, bashkeshorti perfaqesues pergjigjet ndaj bashkeshortit tjeter vetem per frytet qe ekzistojne dhe nuk pergjigjet per ato qe jane konsumuar. Nese njeri nga bashkeshortet. me gjithe kundershtimin e tjetrit. administron pasurine e ketij te fundit ose kryen veprime lidhur me kete pasuri, ai pergjigjet per demin dhe per frytet qe duhet te ishin marre.

Neni 119

Pasuria e luajtshme qe posedohet nga njeri prej bashkeshorteve ose nga te dy bashkeshortet prezumohet, ne lidhje me kreditoret e secilit prej tyre, se i perket bashkeshortit debitor. Ky prezumim nuk eshte i vlefshem ne rastin e nderprerjes se jeteses se perbashket. Pasuria e luajtshme qe posedohet nga te dy bashkeshortet prezumohet, ne lidhje me njeri tjetrin, se i perket te dy bashkeshorteve ne pjese te barabarta. Pasuria e luajtshme, e paracaktuar per perdorim vetjak nga njeri prej bashkeshorteve, prezumohet se i perket ketij te fundit.

Neni 120

Me mbarimin e marteses per shkak te vdekjes se njerit bashkeshort, pjesetimi i pasurise ndermjet bashkeshorteve me regjime pasurish te ndara, persa i perket formes, ruajtjes se pandare te sendit te papjesetueshem, radhes se prefereneave, shitjes ne ankand te sendeve te papjesetueshme, efekteve te ndarjes, garancise dhe difereneave, i nenshtrohet rregullave te trashegimise per ndarjen midis trashegimtareve. Te njejtat rregulla zbatohen dhe pas zgjidhjes se marteses, me perjashtim te radhes se preferencave. Mund te vendoset qe diferenca e mundshme te paguhet me para ne dore.


Neni 121

Nese martesa mbaron ose shpallet e pavlefshme dhe pasuria e njerit prej bashkeshorteve eshte shtuar nga lidhja e marteses, bashkeshorti tjeter, ne rastin kur ai ka kontribuar ne nje menyre ose ne nje tjeter per kete shtim, ka te drejten te kerkoje kthimin e pjeses se shtuar nga kontributi i tij.

Neni 122

E drejta e parashikuar ne nenin 121 i kalon trashegimtareve te bashkeshortit te vdekur, vetem nese njihet ne kontrate ose per shkak te vazhdimit te nje gjykimi te filluar. Kjo e drejte parashkruhet me kalimin e 2 vjeteve nga mbarimi ose shpallja e pavlefshme e marteses.

TITULLI IV MBARIMI I MARTESES

KREU I RASTET E MBARIMIT TE MARTESES

Neni 123

Martesa mbaron me vdekjen e njerit nga bashkeshortet, me shpalljen e vdekjes se njerit bashkeshort ose me zgjidhjen e marteses se tyre.

Neni 124

Kur bashkeshorti qe eshte shpallur i vdekur del se eshte gjalle, martesa e mbaruar me shpalljen e vdekjes behet perseri e vlefshme, pervecse kur bashkeshorti tjeter ka lidhur martese te re.

KREU II RASTET E ZGTIDHJES SE MARTESES

Neni 125 Pelqimi reciprok i bashkeshorteve

Kur bashkeshortet bien dakord per zgjidhjen e marteses, i paraqesin gjykates per miratim, se bashku me kerkesen, edhe nje projektmarreveshje qe rregullon pasojat e zgjidhjes se marteses. Kerkesa mund te paraqitet nga bashkeshortet ose nga perfaqesuesit e tyre respektive.

Neni 126

Gjykata shqyrton kerkesen, degjon fillimisht vecmas secilin nga bashkeshortet, me pas bashkerisht, pa pranine e perfaqesuesve te tyre dhe ne fund therret perfaqesuesit e bashkeshorteve, ne qofte se ata kane te tille.

Neni 127

Gjykata vendos zgjidhjen e marteses ne rast se krijon bindjen se vullneti i seciles pale eshte real dhe secili prej tyre ka dhene lirisht pelqimin e tij per zgjidhjen e marteses. Ne te njejtin vendim, gjykata miraton dhe marreveshjen qe rregullon pasojat e zgjidhjes se marteses.

Marreveshja permban lenien per rritje dhe edukim te femijeve te tyre te mitur, te ardhurat e nevojshme per rritjen dhe edukimin e tyre, kontributin e secilit bashkeshort ne favor te bashkeshortit nevojtar, nese eshte rasti dhe nese eshte e mundur edhe rregullimin e marredhenieve te tyre pasurore.

Neni 128 Refuzimi i miratimit

Ne rast se gjykata konstaton se marreveshja nuk siguron ne menyre te mjaftueshme interesat e femijeve ose te njerit prej bashkeshorteve, pezullon gjykimin per 3 muaj dhe u kerkon bashkeshorteve te bejne rregullimet e duhura ne marreveshje. Ne qofte se edhe pas afatit te parashikuar ne paragrafin e pare nuk jane bere rregullimet e duhura, gjykata refuzon miratimin dhe rrezon kerkesen per zgjidhjen e marteses me pelqim reciprok te bashkeshorteve.

Zgjidhja e marteses per nderprerje te jeteses se perbashket Neni 129

Secili nga bashkeshortet mund te kerkoje zgjidhjen e marteses per shkak te nderprerjes se jeteses se perbashket kur bashkeshortet jetojne te ndare faktikisht qe prej 3 vjetesh. Nese eshte rasti, bashkeshorti qe kerkon zgjidhjen e marteses, sipas paragrafit te pare te ketij neni, duhet te percaktoje ne kerkesepadine e tij dhe menyren e zbatimit te detyrimeve te mundshme kundrejt femijeve te tij dhe bashkeshortit tjeter.

Neni 130

Gjykata mund te rrezoje padine per zgjidbjen e marteses per shkak te nderprerjes se jeteses se perbashket, kur bashkeshorti tjeter provon se zgjidhja e marteses do te kete pasoja vecanerisht te renda morale dhe materiale per femijet ose bashkeshortin tjeter. Padia mund te ringrihet per te njetat shkaqe nese ekzistojne rrethana te reja.

Neni 131

Nderprerja e jeteses se perbashket mund te paraqitet si shkak per zgjidhjen e marteses vetem nga bashkeshorti qe ka paraqitur kerkesepadine. Bashkeshorti i paditur ka te drejte te paraqese kunderpadi. Ne kete rast, gjykata mund te rrezoje padine dhe te pranoje kunderpadine, duke zgjidhur martesen.

Zgjidhja e marteses me kerkesen e njerit bashkeshort Neni 132

Secili nga bashkeshortet mund te kerkoje zgjidhjen e marteses kur, per shkak te grindjeve te vazhdueshme, te keqtrajtimeve, fyerjeve te renda, shkeljes se besnikerise bashkeshortore, semundjes mendore te pasherueshme, denimit penal te rende te bashkeshortit ose per cdo shkak tjeter qe perben shkelje te perseritur te detyrimeve qe rrjedhin nga martesa, jetesa e perbashket behet e pamundur dhe martesa ka humbur qellimin e saj per bashkeshortin padites ose per te dy bashkeshortet.

Neni 133

Gjykata vendos per fajesine, ne zgjidhjen e marteses, vetem kur kjo kerkohet prej njerit ose te dy bashkeshorteve.

Perpjekjet per pajtim Neni 134

Ne shqyrtimin e padise per zgjidhjen e marteses, gjykata cakton fillimisht nje seance pajtimi, ne te cilen duhet te paraqiten personalisht bashkeshortet. Gjyqtari mund t'i degjoje ata vecmas secilin dhe me pas bashkerisht, pa pranine e perfaqesuesve te tyre. Kur arrihet pajtimi, mbahet procesverbal dhe gjykimi pushohet per kete shkak.

Neni 135

Ne rast se ne seancen e pajtimit nuk paraqitet paditesi, ndonese ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari i vetem vendos pushimin e gjykimit te ceshtjes. Kur nuk paraqitet i padituri, ndonese ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari shtyn seancen e pajtimit, duke i perseritur njoftimin te paditurit. Nese edhe ne kete seance i padituri nuk paraqitet pa ndonje shkak te arsyeshem, gjyqtari, pasi degjon paditesin dhe krijon bindje se pajtimi i bashkeshorteve nuk mund te arrihet, cakton seancen gjyqesore, duke urdheruar thirrjen e provave te nevojshme.

Neni 136

Gjykata mund te shtyje shpalljen e vendimit deri ne 1 vit, kur nuk ka krijuar bindje se perjashtohet cdo mundesi pajtimi e bashkeshorteve.

Neni 137 Pezullimi i gjykimit me kerkesen e gruas shtatzene

Kur gruaja eshte shtatzene, me kerkesen e saj, gjykata mund te pezulloje gjykimin e padise se zgjidhjes se marteses, por jo me teper se 1 vit nga casti i lindjes se femijes.

Neni 138 Bashkimi i kerkimeve te tjera

Ne kerkesepadine per zgjidhjen e marteses mund te kerkohet edhe detyrimi i bashkeshortit tjeter per te perballuar shpenzimet per detyrimin per ushqim, edukimin dhe arsimimin e femijeve, shpenzimet per jetese te bashkeshortit nevojtar, ne rastet e parashikuara ne kete Kod, si dhe likuidimin e regjimit pasuror martesor perkates. Gjykata vecon likuidimin e regjimit pasuror martesor ne rast se veshtiresohet shqyrtimi i ceshtjes, sipas kerkesave te paragrafit te pare te ketij neni.

Neni 139 Marrja e masave te perkohshme

Gjykata, me kerkesen e pales se interesuar, mund te marre masa te perkohshme per detyrimin per ushqim, edukimin dhe arsimimin e femijeve te mitur, per detyrimin per ushqim te bashkeshortit, kur shihet e arsyeshme, per sigurimin e banimit, si dhe administrimin dhe perdorimin e pasurise se vene gjate marteses, nese eshte rasti. Vendimi per marrjen e nje mase te perkohshme ka fuqi derisa te jepet vendimi perfundimtar, por ai mund te ndryshohet ose te shfuqizohet nga gjykata, kur cmon se kane ndryshuar rrethanat ose kur vendimi eshte marre mbi te dhena jo te sakta.

Neni 140 Te drejtat e trashegimtareve

E drejta e padise per zgjidhjen e marteses nuk u kalon trashegimtareve. Ne rast se gjykimi ka filluar me pare, gjykata nderpret procesin dhe pushon gjykimin. Ne kete rast, bashkeshorti pasjetues gezon te drejten per te trasheguar bashkeshortin e vdekur.

E drejta e ngritjes se padise nga kujdestari Neni 141

Kur bashkeshortit i eshte hequr zotesia per te vepruar ose per arsye te tjera eshte vene ne kujdestari, padia per zgjidhjen e marteses mund te ngrihet nga kujdestari i tij. Ne rast se bashkeshorti, ndaj te cilit eshte bere kerkesepadi, eshte ne kujdestari ne gjykimin e zgjidhjes se marteses perfaqesohet nga kujdestari i tij. Ne rastin kur bashkeshorti i pazote per te vepruar ndodhet ne kujdestarine e bashkeshortit tjeter, gjykata i cakton atij nje kujdestar te posacem, per ta perfaqesuar ne proceduren e zgjidhjes se marteses.

Neni 142

Ne castin e burgimit te bashkeshortit, e drejta e ngritjes se padise per zgjidhjen e marteses mund te ushtrohet nga kujdestari ore perfaqesuesi ligjor vetem pasi te kete marre autorizimin e bashkeshortit qe vuan denimin me burgim.

Neni 143 Dergimi i vendimit ne zyren e gjendjes civile

Pasi te kete marre forme te prere, vendimi per zgjidhjen e marteses i dergohet nga gjykata per regjistrim zyres se gjendjes civile perkatese.

Neni 144 Efektet e vendimit te zgjidhjes se marteses

Vendimi i gjykates per zgjidhjen e marteses i fillon efektet e tij nga data qe merr forme te prere.

Vendimi i gjykates per zgjidhjen e marteses i fillon efektet e tij per te tretet nga data e regjistrimit te tij ne zyren e gjendjes civile, sipas legjislacionit perkates.

KREU III PASOJAT E ZGJIDHJES SE MARTESES

Neni 145 Pasojat per ish-bashkeshortet

Ne rast se ish-bashkeshortet qe kane zgjidhur martesen deshirojne ta rilidhin ate, duhet te zbatojne te gjitha procedurat e nevojshme per lidhjen e nje martese te re.

Neni 146 Perdorimi i mbiemrit

Bashkeshorti qe me lidhjen e marteses ka ndryshuar mbiemrin e tij, pas zgjidhjes se marteses merr mbiemrin qe ka pasur para lidhjes se marteses.

Gjykata, me kerkesen e bashkeshortit dhe kur eshte ne interes te tij ose te femijeve, mund te lejoje qe ai te mbaje mbiemrin qe ka marre me lidhjen e marteses.

Kontributi kompensues Neni 147

Gjykata mund te detyroje njerin nga ish-bashkeshortet te derdhe per llogari te tjetrit nje kontribut te destinuar per te kompensuar sa te jete e mundur pabarazine qe mund te shkaktoje ne jeten e tjetrit ndarja e pasurise ne zgjidhjen e marteses, pervec detyrimit per ushqim. Gjykata percakton nese kontributi mund te jepet i menjehershem ose periodik dhe menyren e pagimit te tij.

Neni 148

Kontributi kompensues caktohet sipas nevojave te ish-bashkeshortit perfitues dhe burimeve te tjetrit, duke marre ne konsiderate gjendjen ne castin e zgjidhjes se marteses dhe kohezgjatjen e saj ne nje te ardhme te parashikueshme. Kohezgjatja e dhenies se kontributit kompensues caktohet nga gjykata, sipas nevojave te ish bashkeshortit perfitues. Nese ish-bashkeshorti perfitues lidh martese te re, kontributi kompensues nderpritet.

Neni 149

Ne percaktimin e nevojave dhe te burimeve, gjykata merr ne konsiderate: a) moshen dhe gjendjen shendetesore te ish-bashkeshorteve; b) kohen e shpenzuar dhe ate qe i duhet te shpenzojne per edukimin e femijeve; c) kualifikimin e tyre profesional; ç) predispoziten e tyre per pune te reja; d) te drejtat qe ata gezojne dhe ato qe parashikohen per te ardhmen; dh) pasurine e tyre, si kapital ose si e ardhur, pas likuidimit te regjimit pasuror martesor.

Neni 150

Ndryshimi i kontributit.kompensues mund te kerkohet ne gjykate vetem ne rast se vazhdimi i njejte i tij sjell pasoja teper te renda per njerin nga ish-bashkeshortet.

Neni 151

Ne rastin e kerkeses se perbashket, ish-bashkeshortet caktojne shumen dhe menyren e dhenies se kontributit kompensues me marreveshje, e cila i paraqitet gjyqtarit per miratim. Gjyqtari mund te refuzoje miratimin e marreveshjes, nese konstaton se te drejtat dhe detyrimet e bashkeshorteve jane caktuar ne menyre te padrejte.

Neni 152

Marreveshja e miratuar nga gjykata mund te ndryshohet vetem me nje marreveshje te re, te miratuar nga gjykata, kur rrethanat kane ndryshuar ose kur ato e imponojne nje gje te tille. Bashkeshortet, ne rast ndryshimi te papritur te burimeve dhe nevojave te tyre, mood t'i kerkojne gjykates te rishikoje kontributin kompensues.

Neni 153 E drejta e perdorimit te baneses

Ne rast se banesa familjare eshte ne pronesi te njerit ish-bashkeshort dhe bashkeshorti tjeter nuk ka ne pronesi banese tjeter te pershtatshme ne vendbanimin e tyre, gjykata mund te lejoje perdorimin nga ish-bashkeshorti jopronar te baneses kur: a) femijet i jane lene per rritje dhe edukim ketij te fundit, derisa ata te arrijne moshen madhore; b) zgjidhja e marteses behet nga ish-bashkeshorti pronar per nderprerje prej tij te jeteses se perbashket. Ne kete rast e drejta e perdorimit te baneses eshte deri ne 7 vjet, por ne rast se ishbashkeshorti jopronar rimartohet, e humbet kete te drejte; c) kur ish-bashkeshorti jopronar ka instaluar ne banesen e ish-bashkeshortit pronar nje kabinet profesional me vlere te madhe, levizja e te cilit do te kerkonte shpenzime te medha. Ne kete rast e drejta e perdorimit eshte deri ne 3 vjet. Ne keto raste gjykata percakton afatin e perdorimit dhe masen e qirase qe detyrohet te

paguaje ish-bashkeshorti jopronar ne perputhje me te ardhurat e tij. Ne cdo rast gjykata mund te zgjidhe kontraten e qirase, ne qofte se kjo justifikohet nga rrethana te reja.

Pasojat e zgjidhjes se marteses per femijet Neni 154

Zgjidhja e marteses nuk prek te drejtat dhe detyrimet qe kane prinderit ndaj femijeve te tyre, me perjashtim te rasteve te parashikuara ne kete Kod.

Neni 155

Para se gjykata te marre nje vendim te perkohshem ose perfundimtar lidhur me menyren e ushtrimit te pergjegjesise prinderore, te drejtes se vizites ose te besuarit te femijes njerit ishbashkeshort, duhet te therrase nje psikolog ose punonjes social, i cili, para se te jape mendimin, duhet te marre te dhena per gjendjen materiale dhe morale te familjes, kushtet ne te cilat jetojne dhe ku eshte me e pershtatshme te jetoje femija. Ne rast se gjykata arrin ne konkluzionin se femija, perkohesisht, duhet t'i besohet nje personi te trete ose nje familjeje kujdestare, duhet te marre mendimin e sektorit te ndihmes dhe sherbimeve sociale prane bashkise se vendit ku zhvillohet gjykimi.

Neni 156

Gjykata vendos per menyren e ushtrimit te pergjegjesise prinderore ose per t'i besuar femijen nje te treti, mbi bazen e kerkeses se njeres prej paleve, pjesetareve te familjes ose prokurorit, ne rast se ka shkaqe te renda qe jane te lidhura me ushtrimin abuziv te pergjegjesise prinderore.

Neni 157

Gjyqtari, ne kete rast, merr ne konsiderate: a) marreveshjen e bere ndermjet ish-bashkeshorteve; b) mendimin dhe ndjenjat e shprehura nga femija i mitur, duke vleresuar moshen dhe zhvillimin e tij; c) mendimin e psikologut ose te sektorit te sherbimeve sociale prane bashkise, pasi keta te kene degjuar femijen.

Neni 158

Prindi, qe nuk i eshte dhene femija per rritje dhe edukim, ruan te drejten te mbikeqyre mbajtjen dhe edukimin e femijes e per pasoje te informohet dhe te konsultohet per zgjedhjet e rendesishme qe lidhen me jeten e tij. Ai kontribuon ne raport me burimet e tij dhe ato te prindit tjeter. E drejta e vizites dhe e banimit, sipas kushteve te percaktuara nga gjykata, nuk mund t'i refuzohen, vecse per arsye te renda qe demtojne interesat e femijes.

Neni 159

Vendimi lidhur me ushtrimin e pergjegjesise prinderore mund te ndryshohet ne cdo cast nga gjykata, me kerkesen e njerit prej ish-bashkeshorteve, nje te afermi ose te prokurorit.

Neni 160

Ne rast te zgjidhjes se marteses me kerkese te perbashket, kushtet e marreveshjes se miratuar nga gjyqtari, lidhur me ushtrimin e pergjegjesise prinderore, mund te rishqyrtohen per shkaqe me rendesi dhe sipas kerkeses se njerit prej ish-bashkeshorteve ose te prokurorit.

Neni 161

Ne vendimin e zgjidhjes se marteses caktohet dhe kontributi per detyrimin ushqimor per femijen dhe per ish-bashkeshortin, nese eshte rasti, sipas parashikimeve te kreut "Detyrimi per ushqim" te ketij Kodi.

Neni 162

Cdonjeri prej ish-bashkeshorteve eshte i detyruar t'i jape tjetrit te dhena te sakta per pasurine dhe te ardhurat e tij, kur ato jane te nevojshme per te caktuar detyrimin per ushqim. Me kerkesen e njerit prej ish-bashkeshorteve, punedhenesi, organet financiare perkatese, zyrat e tatimeve dhe cdo organ tjeter ku mund te merren prova, jane te detyruar te japin gjithe informacionin e nevojshem per gjendjen pasurore te ish-bashkeshortit tjeter dhe per te gjitha te ardhurat e tjera te tij.

TITULLI V BASHKEJETESA

Kuptimi i bashkejeteses Neni 163

Bashkejetesa eshte nje bashkim fakti midis burrit dhe gruas qe jetojne ne cift, e karakterizuar nga nje jete e perbashket, qe paraqet nje karakter stabiliteti dhe vazhdueshmerie.

Neni 164

Personat bashkejetues mund te lidhin marreveshje para noterit, ku percaktojne pasojat qe rrjedhin nga bashkejetesa lidhur me femijet dhe pasurine gjate bashkejeteses.

PJESA E TRETE FEMIJET

TITULLI I AMESIA DHE ATESIA

KREU I RREGULLA TE PERGJITHSHME

Neni 165

Amesia dhe atesia e femijes se lindur nga martesa provohen nga akti i lindjes, i regjistruar ne regjistrin e gjendjes civile.

Neni 166

Nuk mund te ngrihet padi per vertetimin e amesise ose atesise per nje femije qe nuk ka lindur i gjalle.

Neni 167

Nga njohja e amesise ose e atesise se nje femije te lindur jashte martese nuk mund te hiqet dore.

Neni 168

Ne rastin e ngaterrimit ose zevendesimit te femijes, ne cdo fast, edhe kur behet ne menyre te pavullnetshme, mund te kerkohet me padi njohjeje ose kundershtirni nje identitet i ndryshem i femijes, nese konstatimi eshte bere perpara ose pas marrjes se aktit te lindjes.

Neni 169

Ne mungese te aktit te lindjes ase ne qofte se femija eshte regjistruar me emer te rreme, ose pa treguar emrin e nenes dhe te atit, amesia dhe atesia mund te vertetohen me vendim gjyqesor.

Neni 170 Njohja e amesise dhe atesise se femijes te lindur jashte martese


Amesia dhe atesia e femijes se lindur jashte martese mund te vendosen me ane te njohjes vullnetare ose nepermjet nje vendimi gjyqesor dhe per prinderit krijon te drejta dhe detyrime te njejta, ne menyre prapavepruese, si per femijet e lindur nga martesa.

Mbiemri i femijes se lindur jashte martese Neni 171

Femija i lindur jashte martese merr mbiemrin e prindit, amesia ose atesia e te cilit eshte vendosur me perpara. Ne qofte se amesia dhe atesia vendosen ne te njejten kohe, prinderit vendosin me marreveshje se cilin mbiemer do te mbaje femija. Ne rast mosmarreveshjeje, femijes i vendoset mbiemri i te atit.

Neni 172

Njohja e nje femije nuk mund te pasohet nga nje njohje tjeter, e ndryshme nga e para, ne rast se kjo e fundit nuk eshte kundershtuar ne rruge gjyqesore.

Neni 173 Kundershtimi i njohjes

Njohja mund te kundershtohet nga te gjithe personat qe kane nje interes te ligjshem dhe qe kane dijeni se njohja e bere eshte e pavertete. Kundershtimi mund te behet edhe nga personi qe ka here njohjen, kur ajo eshte bere ne kushtet e mashtrimit ose kanosjes. Te drejten e kundershtimit te njohjes e ka edhe prokurori, ne rast se, nga te dhenat qe figurojne ne aktet e gjendjes civile, rezulton pavertetesia e amesise dhe atesise se deklaruar.

Neni 174 Efektet e vendimit

Vendimi i gjykates qe percakton amesine ose atesine ka efekt qe nga lindja e femijes.

KREU II AMESIA

Neni 175

Amesia e femijes vertetohet me aktin e lindjes.

Njohja e amesise Neni 176

Kur femija eshte regjistruar ne aktin e lindjes me prinder te panjohur, nena mund ta njohe femijen. Njohjen e femijes mund ta beje edhe vete nena e mitur. Njohja mund te behet para nepunesit te gjendjes civile ose me testament. Njohja e bere nuk mund te revokohet edhe sikur te jete bere me testament.

Neni 177

Femija i regjistruar ne aktin e lindjes me prinder te panjohur mund te kerkoje nga gjykata vertetimin e amesise. E drejta e padise per vertetimin e amesise nuk u kalon trashegimtareve te femijes, por gjykimi i filluar qe me pare mund te vazhdoje nga trashegimtaret. Padia per vertetimin e amesise mund te ngrihet edhe kunder trashegimtareve te gruas qe kerkohet te vertetohet se eshte nena. E drejta e padise per vertetimin e amesise nuk parashkruhet gjate gjithe kohes qe femija jeton.

Neni 178 Kundershtimi i amesise

Amesia e treguar ne aktin e lindjes mund te kundershtohet nga gruaja e regjistruar si nene e femijes ose nga gruaja qe kerkon te njihet si nene ose nga femija kur behet madhor. E drejta e padise nuk u kalon trashegimtareve, par gjykimi i filluar mund te vazhdoje prej tyre.

Kjo padi mund te ngrihet edhe kunder trashegimtareve te gruas se regjistruar si nene. E drejta e padise per kundershtimin e amesise nuk parashkruhet.

Neni 179 Kundershtimi i njohjes se amesise

Njohja e amesise mund te kundershtohet ne gjykate nga gruaja qe kerkon te njihet si nene, nga femija kur behet madhor ose nga prokurori. E drejta e padise nuk u talon trashegimtareve, por gjykimi i filluar me pare mund te vazhdoje nga trashegimtaret e paditesit. Kjo padi mund te ngrihet edhe kunder trashegimtareve te nenes qe ka njohur femijen. E drejta e padise per kundershtimin e amesise nuk parashkruhet.

KREU III ATESIA

Neni 180

Femija qe ka lindur gjate marteses prezumohet se ka per ate bashkeshortin e nenes. Femija qe ka lindur brenda 300 diteve nga zgjidhja e marteses ose nga shpallja e pavlefshmerise se marteses prezumohet se ka per ate ish-bashkeshortin e nenes. Kur femija ka lindur gjate vazhdimit te marteses se dyte te nenes, prezumohet se ka per ate bashkeshortin e nenes me martese te dyte, edhe sikur femija te kete lindur brenda 300 diteve nga zgjidhja e marteses se pare ose nga shpallja e pavlefshmerise se saj.

Njohja e atesise Neni 181

Ate i femijes se lindur jashte martese eshte personi madhor qe e njeh femijen si te tij. Njohja e atesise eshte e vlefshme kur per kete jep pelqimin nena e femijes, te cilen e lajmeron nepunesi i gjendjes civile. Kur nena e kundershton kete njohje ose nuk pergjigjet brenda 1 muaji nga marrja e lajmerimit, burri qe ka njohur femijen si te tij mund te ngreje padi para gjykates kompetente per te vertetuar se ai eshte i ati i femijes. E drejta e padise parashkruhet me kalimin e 1 viti nga data e marrjes se lajmerimit nga nepunesi i gjendjes civile, per mospranimin nga ana e nenes.

Neni 182

Ati qe ka mbushur moshen tetembedhjete vjec mund te njohe ne cdo kohe femijen e tij te lindur jashte martese para nepunesit te gjendjes civile ose me testament. Njohja e bere nga i ati ka efekt vetem ndaj tij, ne rastin kur nuk tregohet emri i nenes dhe kur ajo nuk ka dhene pelqimin per njohjen e femijes. Njohja e atesise se nje femije te lindur jashte martese nuk mund te revokohet edhe sikur te jete bere me testament.

Neni 183

Padia per vertetimin e atesise se nje femije te lindur jashte martese mund te ngrihet nga nena e femijes edhe kur ajo eshte e mitur ose nga kujdestari i saj, me pelqimin e gjykates. E drejta e padise se nenes parashkruhet me kalimin e 3 vjeteve nga lindja e femijes. Padia per vertetimin e atesise mund te ngrihet edhe nga vete femija madhor. E drejta e padise nuk parashkruhet. Padia per vertetimin e atesise mund te ngrihet edhe kunder trashegimtareve te atij qe kerkohet te vertetohet se ishte i ati i femijes. Kundershtimi i atesise se prezumuar Neni 184

Burri, qe sipas nenit 180 te ketij Kodi, prezumohet se eshte ate i nje femije, mund te kundershtoje atesine e ketij femije. Padia per kundershtimin e atesise ngrihet kunder femijes, i cili perfaqesohet nga nena. Kur nena eshte ne pamundesi dhe femija eshte i mitur, i caktohet nje kujdestar i posacem nga gjykata. E drejta e padise parashkruhet me kalimin e 1 viti, nga data qe burri ka marre dijeni per lindjen e femijes.

Neni 185

Nena mund te kundershtoje qe te jete i ati i femijes se saj burri qe, sipas nenit 180 te ketij Kodi, prezumohet i ati i ketij femije. Padia per kundershtimin e atesise mund te ngrihet edhe kunder trashegimtareve te burrit. E drejta e padise parashkruhet me kalimin e nje 1 viti nga lindja e femijes.

Neni 186

Femija, kur behet madhor, mund te kundershtoje qe te jete i ati i tij bashkeshorti i nenes. Padia per kundershtimin e atesise mund te ngrihet edhe kunder trashegimtareve te te atit. E drejta e padise nuk parashkruhet.

Kundershtimi i njohjes se atesise Neni 187

Femija, kur behet madhor, mund te kundershtoje qe te jete i ati i tij burri qe e ka njohur. Padia per kundershtimin e atesise mund te ngrihet edhe kunder trashegimtareve te burrit qe ka bere njohjen. E drejta e padise nuk parashkruhet.

Neni 188

Burri qe e quan veten si i ati i femijes se lindur jashte martese, mund te kundershtoje qe nje burre tjeter, i cili e ka njohur femijen, te jete i ati i tij. Kjo padi mund te ngrihet sdhe kunder trashegimtareve te burrit qe ka njohur femijen si te tij.

E drejta e padise parashkruhet me kalimin e 1 viti nga regjistrimi i atesise ne regjistrin e gjendjes civile.

Vertetimi i atesise se femijes te lindur jashte martese Neni 189

Atesia e nje femije te lindur jashte martese mund te vertetohet me vendim te gjykates, ne rast se gjate gjykimit provohet se ne kohen e zenies se femijes i ati bashkejetonte me nenen e femijes, ose ka kryer marredhenie seksuale me apo pa dhune, ose i ka premtuar martese, ose nga nje gjykim penal apo civil rezulton ne menyre te drejtperdrejte ose terthorazi atesia e femijes se lindur jashte martese, si dhe kur dihet publikisht se ai e ka njohur femijen si te tijin.

Neni 190

Kur ka shkaqe te perligjura, gjykata mund te zgjase afatet e mesiperme te parashkrimit, me kerkesen e personit te interesuar.

Neni 191

E drejta e padise, e parashikuar ne nenet 184, 185, 186, 187 dhe 188 te ketij Kodi, nuk u takon trashegimtareve te paditesit, por gjykimi i filluar me pare mund te vazhdoje nga trashegimtaret e tij.

Ne rast se femija eshte zene kur mungonte bashkeshorti i nenes dhe ky ka vdekur pa u plotesuar afati brenda te cilit mund te ngrihet padia per kundershtimin e atesise, te paralindurit ose te paslindurit e tij mund ta ngrene padine brenda 6 muajve nga data e vdekjes se tij.

TITULLI II DETYRIMI PER USHQIM KREU I PERSONAT E DETYRUAR

Neni 192

Detyrim per ushqim kane, sipas radhes: a) bashkeshorti ndaj bashkeshortit tjeter dhe femijet ndaj prinderve te tyre; b) prinderit ndaj femijeve te tyee; c) te paslindurit ndaj te paralindurve te tyre, qe nuk jane prinder, sipas radhes me te afert; d) te paralindurit ndaj te paslindurve te tyre, qe nuk jane femije te tyre, sipas radhes me te afert;

d) vellezerit dhe motrat ndaj vellezerve dhe motrave te tyre, sipas radhes me te afert.

Neni 193 Detyrimi i perfituesit te dhurimit

Perfituesi i dhurimit, ne preference kundrejt cdo te detyruari tjeter, detyrohet t'i jape dhuruesit detyrimin per ushqim, pervecse kur behet fjale per dhurim te bere lidhur me nje martese ose per nje dhurim me kusht.

Neni 194 Detyrimi midis njerkut, njerkes dhe thjeshterve te tyre

Kane detyrim per ushqim edhe njerku e njerka ndaj thjeshrerve te tyre te mitur, pervec rasteve kur keta kane persona te tjere qe kane detyrimin per ushqim ndaj tyre dhe jane ne gjendje ta japin tete detyrim. Thjeshterit kane detyrimin per ushqim per njerkun dhe njerken e tyre, kur keta ia kane dhene per nje kohe te gjate kete detyrim dhe jane kujdesur per ta ne milici, jo me pak se 10 vjet. Ne kete rast thjeshterit ngarkohen me dhenien e detyrimit per ushqim njelloj si ndaj prinderve te tyre.

Neni 195

Detyrimi per ushqim pushon ne qofte se martesa ndermjet prindit dhe njerkes ose njerkut eshte zgjidhur.


Neni 196 Pamundesia e dhenies se detyrimit per ushqim

Kur personat e ngarkuar per dhenien e detyrimit per ushqim nuk jane ne gjendje qe ta japin kete teresisht ose pjeserisht, ky detyrim u kalon teresisht ose pjeserisht personave qe jane ne radhe te mepasme. 1937

Prinderit nuk shkarkohen nga detyrimi per ushqim ndaj femijeve te tyre, edhe sikur t'u jete hequr pergjegjesia prinderore.

Detyrimi per ushqim ndermjet prinderve dhe femijeve Neni 197

Prinderit kane detyrimin per ushqim ndaj femijeve te tyre, kur keta nuk kane mjete te mjaftueshme per te jetuar. Nje femije i mitur mund t'u kerkoje prinderve te tij detyrimin per ushqim edhe kur ka pasuri, kur te ardhurat nga pasuria dhe nga puna e tij nuk i permbushin nevojat e tij. Detyrimi per ushqim vazhdon edhe per kohen qe femijet madhore ndjekin shkollen e mesme ose te larte, deri ne moshen njezetepese vjec.

Neni 198

Detyrimi per ushqim lind vetem kur personi qe kerkon kete detyrim eshte i paafte per pune dhe nuk ka mjete te mjaftueshme per te jetuar.

Neni 199 Detyrimi ndermjet bashkeshorteve

Bashkeshorti qe eshte i paafte per pune dhe pa mjete te mjaftueshme per te jetuar, ka te drejte te kerkoje detyrimin per ushqim nga bashkeshorti tjeter. Detyrimi per ushqim kerkohet ne te njejten kohe me padine per zgjidhjen e marteses. Kjo kerkese mund te paraqitet edhe brenda 6 muajve, nga data qe vendimi per zgjidhjen e marteses ka mane forme te prere, me kusht qe paaftesia dhe mungesa e mjeteve te mjaftueshme per te jetuar te kene ekzistuar gjate marteses.

Neni 200 Mbarimi i detyrimit ndermjet bashkeshorteve

Detyrimi per ushqim, sipas nenit 199 te ketij Kodi, caktohet per nje kohe jo me te gjate se 6 vjet pas zgjidhjes se marteses. Ky detyrim pushon para ketij afati, kur bashkeshorti, qe e gezonte kete te drejte, lidh martese te re ose behet i afte per pune, ose siguron mjete te mjafueshme per te jetuar, ose kur gjykata, duke marre parasysh nethanat, cmon se nuk eshte i denje per te perfituar nga kjo e drejte.

Kufijte e detyrimit per ushqim Neni 201

Detyrimi per ushqim mund te kerkohet vetem nga ai qe eshte nevojtar dhe nuk eshte ne gjendje te siguroje nevojat e domosdoshme te tij. Detyrimi per ushqim duhet te caktohet ne raport me nevojat e atij qe e kerkon dhe mundesite ekonomike te atij qe detyrohet. Ai nuk duhet te kaperceje ate qe eshte e nevojshme per jeten e personit qe perfiton detyrimin per ushqim, duke pasur parasysh nethanat e jetes se tij.

Neni 202

Ne rastin e dhurimit, perfituesi i tij nuk mund te detyrohet me shume sesa vlera e pasurise se dhuruar qe ekziston ne pasurine e tij.

Neni 203 Kufijte e detyrimit midis vellezerve dhe motrave

Detyrimi per ushqim midis vellezerve dhe motrave kufizohet vetem ne nevojat e domosdoshme. Ketu mund te perfshihen edhe shpenzimet e edukimit dhe arsirnirnit, kur behet fjale per vellezerit dhe motrat e mitura.

Konkurrimi i te detyruarve Neni 204

Nese per dhenien e detyrimit per ushqim ka shume te detyruar te se njejtes shkalle, te gjithe jane te detyruar solidarisht ne dhenien e ketij detyrimi, secili ne raport me mundesite e tij ekonomike. Nese personat e thirrur ne nje shkalle te meparshme nuk jane ne gjendje qe ta perballojne plotesisht ose pjeserisht detyrimin per ushqim, ky u kalon plotesisht ose pjeserisht personave te thirrur ne nje shkalle te mepasme.

Neni 205

Nese personat e detyruar nuk bien dakord' per kufijte e detyrimit per ushqim, per shperndarjen dhe menyren e dhenies se tij, sipas rrethanave konkrete, vendos gjykata. Konkurrimi i personave qe marrin detyrimin per ushqim

Neni 206

Kur disa persona marrin detyrimin per ushqim nga i njejti person i detyruar dhe kur ky i fundit nuk eshte ne gjendje te perballoje nevojat e secilit prej tyre, gjykata vendos detyrimin per ushqim, duke marre parasysh shkallen e afersise dhe nevojat qe ka secili prej personave qe merr kete detyrim.

Neni 207 Heqja, pakesimi ose shtimi i detyrimit per ushqim

Gjykata, me kerkesen e personit te interesuar, mund te pakesoje, te heqe ose te shtoje detyrimin per ushqim, te caktuar me vendim te formes se prere, kur rrethanat ne baze te te cilave eshte dhene vendimi kane ndryshuar me vone. Detyrimi per ushqim mund te pakesohet edhe per shkak te sjelljes se crregullt ose te qortueshme te personit qe e perfiton ate. Nese pas pereaktimit te detyrimit per ushqim konstatohet se nje nga personat e detyruar ne shkalle te meparshme eshte ne gjendje qe ta jape ate, gjykata vendos zevendesimin ketij detyrimi. Ne kete fast, person i detyruar ne shkallen e mepasme nuk clirohet nga ky detyrim, pa u caktuar detyrimi per ushqim ndaj personit ne shkallen e meparshme.

Neni 208 Pagimi i shpenzimeve

Cilido qe ka bere shpenzime per ushqimin e nje person, pa qene i detyruar, ka te drejte te kerkoje me padi kthimin e asaj qe ka paguar nga ai qe ka qene i detyruar per ushqim, ne qofte se shpenzimet e ben kane qene te nevojshme.

Neni 209 Menyra e permbushjes se detyrimit per ushqim

Personi qe ka detyrimin per ushqim ka te drejten e zgjedhjes per permbushjen e detyrimit nepermjet pageses bankare ose te drejtperdrejte, qe parapaguhet periodikisht, ose duke e mbajtur ne shtepine e tij ate qe merr detyrimin per ushqim. Gjykata, sipas rrethanave, percakton menyren e dhenies se detyrimit per ushqim. Ne rast nevoje urgjente, gjykata vendos detyrimin per ushqim ne ngarkim te njerit prej personave te detyruar. Ne kete rast, personi i detyruar ruan te drejten e padise se regresit ndaj personave te tjere.

Fillimi i detyrimit per ushqim Neni 210

Detyrimi per ushqim fillon nga data e ngritjes se padise. Pakesimi ose heqja e detyrimit per ushqim, te caktuar me vendim te formes se prere dhe te paekzekutuar, fillon nga data kur kane ndryshuar rrethanat, ne baze te te cilave eshte dhene vendimi, kurse shtimi i tij fillon nga data e ngritjes se padise.

Neni 211

Kur nje vendim, qe permban nje detyrim per ushqim, vihet ne ekzekutim pas 6 muajve nga data qe ka marre forme te prere, detyrimet e prapambetura per ushqim jane te kerkueshme vetem per 6 muajt e fundit.

Neni 212 Pushimi i detyrimit per ushqim

Detyrimi per ushqim pushon me vdekjen e personit te detyruar, personit qe e perfiton ate, edhe sikur ky detyrim, qe permbahet ,ne nje vendim te formes se preTe, te mas jete ekzekutuar. Ndalimi i kompensimit dhe i zevendesimit te detyrimit per ushqim

Neni 213

E drejta per te kerkuar detyrimin per ushqim nuk mund t'i kaloje nje personi tjeter. Personi qe ka detyrimin per ushqim nuk mund te kerkoje qe ky detyrim te shlyhet me nje kredi qe ka ndaj personit qe e perfiton ate, edhe sikur te kete detyrime te prapambetura per ushqim.

Neni 214 Heqja dore Heqja dore nga e drejta per te marre detyrimin per ushqim per kohen e ardhshme eshte e pavlefshme.

TITULLI III PERGJEGJESIA PRINDERORE KREU I KUPTIMI I PERGJEGJESISE PRlNDERORE

Neni 215

Pergjegjesia prinderore perfshin teresine e te drejtave dhe detyrave qe kane per qellim te sigurojne mireqenien emocionale, sociale dhe materiale te femijes, duke u kujdesur per te, duke mbajtur raporte vetjake me te, duke i siguruar atij mirerritjen, edukimin, arsimimin, perfaqesimin ligjor dhe administrimin e pasurive te tij.

Neni 216 Kufijte e pergjegjesise prinderore

Femija ndodhet nen pergjegjesine prinderore deri ne arritjen e moshes madhore.

Neni 217 Detyrimi reciprok

Prinderit dhe femijet reciprokisht duhet te ndihmojne, te duan dhe te respektojne njeri tjetrin.

Neni 218 Kthimi i remijes

Prinderit mund te kerkojne nga gjykata kthimin e femijes se tyre te mitur, kur nuk jeton prane tyre dhe mbahet pa te drejte nga persona te tjere. Gjykata, per rrethana te renda, mund te mos vendose kthimin, ne qofte se ky vjen ne kundershtim me interesin me te larte te femijes. Gjykata merr edhe mendimin e femijes kur ka mbushur moshen dhjete vjec .

Neni 219 Marredheniet e femijes me gjysherit

Prinderit nuk mund te ndalojne femijen te kete marredhenie vetjake me gjysherit e tij, me perjashtim te rasteve kur ekzistojne shkaqe te renda. Ne rast mosmarreveshjeje midis paleve, gjykata mund te vendose per menyren e rregullimit te ketyre marredhenieve.

KREU II USHTRIMI I PERGJEGJESISE PRINDERORE

Ushtrimi i perbashket i pergjegjesise prinderore Neni 220

Pergjegjesia prinderore u perket dhe ushtrohet se bashku nga te dy prinderit ne lidhje me femijen e lindur gjate marteses se tyre ose jashte martese, nese eshte njohur nga te dy prinderit.

Neni 221

Ne qofte se prinderit nuk bien dakord per ate qe kerkon interesi i femijes, ata mund t'i drejtohen gjykates, e cila vendos pasi eshte perpjekur ta zgjidhe ceshtjen me pajtim.

Neni 222

Kur njeri nga prinderit kryen nje veprim te zakonshem me te tretet, qe lidhet me ushtrimin e pergjegjesise prinderore, ai prezumohet se ka marre edhe pelqimin e prindit tjeter.

Neni 223 Humbja e pergjegjesise prinderore

Prinderit e femijes mund te humbasin pergjegjesine prinderore nepermjet nje vendimi penal qe i ka denuar ata si autore ose si bashkepuntore per nje veper penale ndaj femijes se tyre si bashkepunetore ne nje veper penale te kryer nga femija i tyre ose nese jane denuar per ndonje nga shkaqet e braktisjes se familjes, per sa kohe qe ata nuk kane marre persiper detyrimet qe kane ndaj saj.

Pamundesia e ushtrimit te pergjegjesise prinderore Neni 224

Ne qofte se prinderit e femijes kane vdekur, jane ne pamundesi te ushtrojne pergjegjesine prinderore per shkak te pazotesise per te vepruar, te mungeses ose per arsye vecanerisht te renda, femija mund t'i besohet nje anetari te familjes, nje personi te caktuar si kujdestar, nje familjeje kujdestare ose edhe nje institucioni te perkujdesjes. Ne kete rast merret mendimi i sektorit te ndihmes dhe sherbimeve sociale, sipas dispozitave per kujdestarine.

Neni 225

Ne qofte se njeri nga prinderit eshte para pamundesise se ushtrimit te pergjegjesise prinderore ose kur njeri nga prinderit ka vdekur, pergjegjesia prinderore ushtrohet nga prindi tjeter.

Neni 226 Pergjegjesia prinderore pas zgjidhjes se marteses

Ne qofte se prinderit e femijes kane zgjidhur martesen, ushtrimi i pergjegjesise prinderore behet sipas Kreut III "Pasojat e zgjidhjes se marteses" te ketij Kodi.

Neni 227 Pergjegjesia prinderore ndaj femijes se lindur jashte martese

Pergjegjesia prinderore ndaj femijes se lindur jashte martese ushtrohet nga prindi qe e ka njohur femijen si te tij. Ne qofte se ai eshte njohur nga te dy prinderit, pergjegjesine prinderore e kane te dy prinderit. Me kerkese te te atit, te nenes ose te prokurorit, gjykata mund te ndryshoje kushtet e ushtrimit te pergjegjesise prinderore dhe te vendose qe ai te ushtrohet nga njeri prind ose nga te dy bashkerisht. Gjykata ne kete rast vendos se me cilin prind do te banoje femija. Gjykata vendos per te drejten e vizites dhe te mbikeqyrjes se prindit, me te cilin femija nuk banon.

Heqja e pergjegjesise prinderore Neni 228

Kur prindi shperdoron pergjegjesine prinderore ose tregon pakujdesi te rende ne ushtrimin e saj, ose me veprimet e tij ndikon ne menyre te demshme ne edukimin e femijeve, me kerkesen e prindit tjeter, te te afermve te femijes ose te prokurorit, mund t'i hiqet pergjegjesia prinderore. Heqja e pergjegjesise prinderore behet me vendim te gjykates, duke u thirrur si i paditur prindi, per te cilin kerkohet kjo heqje.

Neni 229

Gjykata vendos qe heqja e pergjegjesise prinderore te shtrihet mbi te gjithe ose mbi disa nga femijet e lindur para vendimit te gjykates per heqjen e pergjegjesise. Heqja e pergjegjesise prinderore e shkarkon femijen nga detyrimi per ushqim ndaj prinderve, me perjashtim te rastit kur gjykata vendos ndryshe.

Neni230 Kthimi i pergjegjesise prinderore

Pergjegjesia prinderore mund te kthehet me vendim te gjykates, kur pushon shkaku per te cilin eshte hequr kjo pergjegjesi.

KREU III PERGJEGJESIA PRINDERORE PER PASURINE E FEMIJES

Perfaqesimi dhe administrimi Neni 231

Prinderit e femijes kane te drejten e administrimit dhe te perdorimit te pasurise se femijes se tyre.

Neni 232

Prinderit perfaqesojne femijen e tyre te mitur qe nuk ka mbushur moshen katermbedhjete vjec ne te gjitha veprimet juridike, me perjashtim te atyre qe, sipas ligjit, i mituri mund t'i kryeje vete.

I mituri qe ka mbushur moshen katermbedbjete vjec i kryen vete veprimet juridike, por kurdohere me pelqimin paraprak te prinderve, me perjashtim te atyre qe, sipas ligjit, mund t'i kryeje vete.

Neni 233

Pasuria e te miturit qe nuk ka mbushur moshen katermbedbjete vjec administrohet nga prinderit ne dobi te femijes, kurse pasuria e te miturit qe ka mbushur moshen katermbedhjete vjec administrohet nga vete i mituri, por gjithmone me pelqimin paraprak te prinderve.

Neni 234

Tjetersimi i pasurise se paluajtshme te cdo femije te mitur deri ne moshen tetembedhjete vjec, lenia hipoteke, ngarkimi me nje barre, marrja hua ne emer te te miturit, heqja dore nga trashegimia ape legu ose mospranimi i nje dhurimi, si dhe pergjithesisht veprimet qe kapercejne kufijte e nje administrimi te thjeshte te cdo pasurie te te miturit, mund te kryhen vetem kur e kerkon interesi i te miturit dhe me autorizim te gjykates se vendbanimit te te miturit. Veprimi juridik, qe eshte kryer pa u marre autorizimi i gjykates, mund te shpallet i pavlefshem me kerkesen e prokurorit, te prindit ose te kujdestarit te te miturit. Ne qofte se gjykata jep pelqimin me vone, veprimi juridik nuk shpallet i pavlefshem.

Neni 235 Perdorimi i te ardhurave te femijes

Prinderit mund te perdorin te ardhurat nga pasuria e femijes, qe ata administrojne, per mirerritjen, edukimin dhe arsimimin e tij. Ata mund t'i perdorin keto te ardhura, per te plotesuar nevojat e domosdoshme te familjes, kur nuk kane pasuri te mjaftueshme per t'i plotesuar vete ata. Te ardhurat e mbetura kthehen ne pasurine e femijes.

Neni 236 Administrimi i pasurise

Administrimi i pasurise se femijes behet nga te dy prinderit bashkerisht, ne rastin kur ata e ushtrojne pergjegjesine prinderore bashkerisht dhe ne rastet e tjera ose nga i ati apo nga nena Nen kontrollin e gjykates, sipas neneve 234 dhe 235 te ketij Kodi. E drejta e perdorimit te pasurise se femijes eshte e lidhur me te drejten e administrimit ligjor Kjo e drejte u takon te dy prinderve bashkerisht ose atij qe eshte i ngarkuar me administrimin e pasurise se femijes.

Neni 237

E drejta e perdorimit te pasurise se femijes nga prindi pushon: a) kur femija behet madhor; b) per shkaqet per te cilat merr fund pergjegjesia prinderore ose administrimi ligjor; c) per te gjitha shkaqet qe lidhen me marrjen fund te uzufruktit. Neni 238

Detyrimet qe lidhen me te drejten e perdorimit te pasurise se femijes jane: a) detyrimet qe kane personatqe gezojne te drejten e uzufruktit ne nje pasuri; b) detyrimi per ushqim, mirerritje, edukim dhe arsimim te femijes, ne baze te pasurise.

Neni 239

E drejta e perdorimit te pasurise se femijes nuk shtrihet mbi pasurine qe ai fiton nga puna e tij, as mbi pasurine qe i eshte dhuruar ose qe i ka kaluar me trashegimi, kur prindi eshte ndaluar shprehimisht te kete te drejten e perdorimit mbi kete pasuri.

TITULLI IV BIRESIMI

Neni240 Interesi i te miturit

Biresimi lejohet vetem ne rast se eshte ne interesin e larte te te miturit dhe garanton respektimin e te drejtave te tij themelore.

Kushtet e biresimit Neni 241

Biresohet vetem i mituri. Biresuesi duhet te kete nje diference moshe te pakten 18 vjet me te biresuarin. Ne qofte se biresohet femija i bashkeshortit, diferenca e mashes duhet te jete jo me pak se 15 vjet.

Neni 242

I mituri nuk mund te biresohet nga shume persona, pervec rastit kur ata jane bashkeshorte. Biresimi i ri lejohet pas vdekjes se biresuesit ose te biresuesve apo pas vdekjes se njerit prej biresuesve, ne qofte se kerkesa eshte paraqitur nga bashkeshorti i ri i biresuesit.

Ndalimet e biresimit Neni 243

Nuk mund te biresohet nje person nga te paralindurit e tij, si edhe vellai nga motra dhe anasjelltas.

Neni 244

Nuk mund te biresohet nje person nga kujdestari i tij, pa u pare perpara nga gjykata administrimi i pasurise se te miturit prej tij, dorezimi i pasurise se te miturit, si dhe vleresimi i detyrimeve ne ngarkim te kujdestarit ose dhenia e garancise nga kujdestari per permbushjen e ketyre detyrimeve.

Neni 245

Personi nuk mund te biresoje kur: a) i eshte hequr nga gjykata pergjegjesia prinderore; b) vuan nga nje semundje psikike ose ka zhvillim mendor te mete, si dhe vuan nga nje semundje, e cila mund te vere ne rrezik shendetin dhe jeten e atij qe do te biresohet; c) nuk ka garancine si person, se do te kryeje ne rregull detyren e biresuesit ne lidhje me mirerritjen, edukimin dhe arsimimin e atij qe do te biresohet.

Pelqimi per biresim Neni 246

Per biresimin e te miturit kerkohet pelqimi i te dy prinderve te tij. Ne qofte se njeri nga te dy prinderit ka vdekur, nuk eshte ne gjendje te shprehe vullnetin e tij ose i eshte hequr pergjegjesia prinderore, pelqimi i prindit tjeter eshte i mjaftueshem. Kur femijes i kane vdekur te dy prinderit, kur atyre u eshte hequr zotesia per te vepruar ose jane te panjohur, gjykata vendos nese femija duhet te biresohet. Kur biresuesi eshte i martuar, duhet te merret pelqimi i bashkeshortit te tij. Kur i biresuari ka mbushur moshen dhjete vjec merret mendimi i tij dhe ne moshen dymbedhjete vjec kerkohet pelqimi i tij.

Neni 247

Pelqimi per biresim jepet perpara gjykates kompetente. Ne rast se personi ka vendbanimin ose vendqendrimin e tij ne nje shtet tjeter, mund te jape pelqimin para agjentit diplomatik ose konsullor prane ambasades ose konsullates shqiptare. \

Neni 248

Pelqimi per biresim mund te terhiqet nga prinderit biologjike, brenda 3 muajve nga casti i dhenies se tij. Kjo periudhe sherben edhe si periudhe prove per marredheniet midis biresuesve dhe te biresuarit. Periudha e proves sherben per te vendosur nje marredhenie biresuese midis nje femije dhe nje familjeje. Prinderit mund te terheqin pelqimin e tyre edhe pas kalimit te afatit tremujor, deri ne castin e marrjes se vendimit nga gjykata kompetente. Gjykata, perpara se te vendose, duhet te verifikoje nese jane plotesuar afatet e mesiperme, liege jane here te gjitha perpjekjet e nevojshme per kthimin e femijes prane prinderve biologjike dhe nese gjate bashkimit ka funksionuar marredhenia e te miturit me biresuesit. Ne qofte se peroni, qe i eshte besuar femija gjate periudhes se proves dhe me pas, refuzon ta ktheje ate, prinderit mund t'i drejtohen gjykates, e cila mund te vendose kthimin e femijes ne rast se kjo eshte ne interesin e tij.

Neni 249

Nese biresuesi vdes pasi ka dhene pelqimin dhe para dhenies se vendimit, gjykata mund te vazhdoje proceduren e gjykimit per perfundimin e biresimit. Trashegimtaret e biresuesit mund te paraqesin ne gjykate pretendime per te kundershtuar biresimin. Nese biresimi pranohet nga gjykata, ai sjell efekte qe nga casti i dhenies se pelqimit nga biresuesi.

Deklarimi i braktisjes Neni 250

Gjykata e rrethit mund te deklaroje te braktisur te miturin qe ndodhet prane nje institucioni te perkujdesjes sociale, publik ose privat, ose te personit qe e ka ne perkujdesje, kur prinderit e tij, ne menyre te dukshme, nuk jane interesuar per te gjate nje viti, perpara paraqitjes se kerkeses per deklarimin e braktisjes. Kur i mituri ka qene strehuar qe nga lindja e tij ne nje institucion, afati prej 1 viti kufizohet ne 3 muaj. Konsiderohen ne menyre te dukshme te painteresuar per femijen prinderit qe vullnetarisht nuk kane mbajtur marredhenie te perzemerta te nevojshme per rritjen e tij dhe qe kane treguar pakujdesi te rende ne ushtrimin e pergjegjesise prinderore. Gjykata i kerkon personit qe ka paraqitur kerkesen shpjegime nese ka bere perjekje per gjetjen e prinderve biologjike te femijes dhe kthimin e femijes ne familjen biologjike, nese kjo eshte e mundur. Braktisja nuk deklarohet kur, gjate afatit te parashikuar ne paragrafin e pare te ketij neni, nje anetar i familjes ka kerkuar te marre persiper rritjen e femijes dhe kjo kerkese eshte konsideruar ne perputhje me interesin e femijes.

Neni 251

Kerkesa per deklarimin e braktisjes behet nga drejtuesi i institucionit ku ndodhet femija ose nga personi qe e ka ne perkujdesje. Kerkesa i dergohet gjykates, nen juridiksionin e se ciles ndodhet institucioni ose vendbanimi i personit qe e ka marre ne perkujdesje te miturin. Cdo person qe ka nje interes ligjshem per mbrojtjen e femijes, mund te nderhyje ne procesin e gjykimit. Gjykata, qe deklaron te braktisur te miturin, cakton ne te njejtin vendim edhe kujdestarin per mirerritjen, edukimin dhe arsimimin e femijes, nje institucion te perkujdesjes sociale ose nje person te caktuar, nisur nga interesi me i larte i te miturit.

Neni 252 Paraqitja e kerkeses

Personat qe deshirojne te biresojne te mitur shqiptare mund te biresojne vetem te miturit qe figurojne ne listat e Komitetit Shqiptar te Biresimit. Komiteti Shqiptar i Biresimit eshte autoritet qendror i pavarur, veprimtaria e te cilit rregullohet me ligj te vecante. Shtetasit e huaj nuk mund t'i drejtohen drejtperdrejt Komitetit Shqiptar te Biresimit. Kerkesa e tyre i paraqitet Komitetit Shqiptar te Biresimit nepermjet autoriteteve publike kompetente ose organizmave private te parashikuar ne ligj. Kerkesa dhe dokumentet qe e shoqerojne duhet te jene te perkthyera ne gjuhen shqipe dhe te legalizuara, sipas ligjit te vendit ku jeton biresuesi. Shtetasit shqiptare qe kane vendbanimin e tyre jashte vendit dhe shtetasit e huaj rezidente prej 2 vjetesh ne Shqiperi, mund t'i drejtohen drejtperdrejt Komitetit Shqiptar te Biresimit.

Neni 253 Detyrimi i Komitetit Shqiptar te Biresimit


Pas shqyrtimit te kerkeses dhe te dokumenteve perkatese, Komiteti Shqiptar i Biresimit i dergon gjykates studimin per personin qe kerkon te biresoje dhe ate te te miturit qe mund te biresohet. Komiteti Shqiptar i Biresimit i dergon gjykates edhe pelqimin me shkrim per kete biresim dhe per biresimet ndervendase, si dhe konfirmimin se i mituri nuk ka pasur mundesi te biresohet ne Shqiperi per nje afat prej 6 muajsh nga data e regjistrimit ne listat e ketij Komiteti.

Neni 254 Gjykata kompetcnte

Kerkesa per biresim, e bere nga nje shtetas shqiptar, behet ne gjykaten e vendbanimit te personit qe kerkon te biresoje. Kerkesa per biresim, e bere nga nje shtetas i huaj ose shqiptar qe banon jashte shtetit, paraqitet ne gjykaten nen juridiksionin e se ciles ndodhet vendbanimi i te miturit. Kerkesa per biresimin e te miturit shqiptar qe banon jashte shtetit paraqitet ne gjykaten e rrethit gjyqesor Tirane.

Nderhyrja ne proces Neni 255

Cdo person qe ka nje interes te ligjshem per mbrojtjen e te miturit si dhe prokurori mund te nderhyjne ne procesin e biresimit, si dhe kane te drejten e ankirnit kunder vendimit te gjykates.

Neni 256

Ne rast se gjate procedures per biresimin e nje femije rezulton se eshte paraqitur nje kerkese ne gjykate, per njohje atesie, procedura pezullohet deri ne perfundim te gjykimit per njohjen e atesise.

Neni 257 Ndalimet per biresimin ndervendas

Kushtet dhe efektet e biresimit te shpallur ne Shqiperi percaktohen nga legjislacioni shqiptar. Biresimi ndervendas nut lejohet kur: a) biresimi nuk njihet ne shtetin ku banojne biresuesit; b) arrihet ne perfundimin se biresimi eshte me pasoja te renda per te miturin; c) i mituri, ne shtetin ku banojne biresuesit, nuk gezon te njejtat te drejta qe njihen ne Shqiperi. Biresimi ndervendas lejohet pasi femija ka qendruar ne pritje per 6 muaj ne listat e Komitetit Shqiptar te Biresimit dhe, gjate kesaj periudhe, jane ezauruar te gjitha mundesite per te bere biresimin brenda vendit.

Neni 258 Efektet e biresimit

Biresimi i prodhon efektet e tij nga data qe vendimi merr forme te prele. Biresimi eshte i parevokueshem.

Gjykata i dergon vendimin e formes se prere per regjistrim zyres se gjendjes civile, ku ka regjistrin themeltar biresuesi.

Marredheniet ndermjet biresuesit dhe te biresuarit Neni 259

Me biresimin ndermjet biresuesit dhe gjinise se tij, nga njera ane, dhe te biresuarit dhe te paslindurve te tij, nga ana tjeter, lindin te drejta dhe detyra te njejta me ato qe kane ndermjet tyre personat qe jane gjini. Te drejtat dhe detyrat ndermjet te biresuarit dhe te paslindurve te tij, nga njera ane, dhe gjinise se tij, nga ana tjeter, pushojne. Kur njeri nga prinderit e te biresuarit eshte bashkeshort i biresuesit, i biresuari nuk i shkeput lidhjet me kete prind dhe gjinine e tij.

Atesia, memesia dhe mbiemri i te biresuarit Neni 260

I biresuari merr mbiemrin e biresuesit dhe ne rast te biresimit nga te dy bashkeshortet, mbiemrin e perbashket te tyre; ne qofte se ata kane mbiemra te ndryshem vendosin me marreveshje se cilin mbiemer do te mbaje i biresuari; ne rast mosmarreveshjeje femija merr mbiemrin e te atit. Me kerkese te biresuesit ose te biresuesve, gjykata mund te ndryshoje emrin e te biresuarit. I biresuari merr per emer nene dhe ati ate te biresuesit ose biresuesve te tij.

Neni 261

Per biresimin surrogativ, te parashikuar ne ligjin nr.8876, date 4.4.2002 "Per shendetin riprodhues", zbatohen te njejtat kritere dhe procedura per biresimin, sipas ketij Kodi dhe legjislacionit perkates.

Neni 262

I mituri, prinderit biologjike dhe biresuesit kane te drejten e mirebesimit per procesin dhe dokumentacionin e biresimit, si shprehje te respektimit te jetes private. Kur mosha dhe niveli i pjekurise e lejojne, i mituri ka te drejte te njihet me historine e tij dhe, nese eshte e mundur, me te dhenat per prinderit biologjike.

TITULLI V KUJDESTARIA

KREU l KUJDESTARIA MBI TE MITURIT

Neni 263 Vendosja e kujdestarise

Femijet e mitur vendosen ne kujdestari dhe gezojne mbrojtje te vecante nga shteti kur prinderit e tyre jane ne pamundesi per te ushtruar pergjegjesine prinderore, per shkak se te dy prinderit kane vdekur ose nuk njihen, jane shpallur si te pagjetur, u eshte hequr pergjegjesia prinderore ose u eshte hequr zotesia per te vepruar, si dhe per cdo shkak tjeter te pranuar nga gjykata. Gjykate kompetente per vendosjen ne kujdestari te te miturit eshte ajo e vendbanimit ose vendqendrimit te te miturit.

E drejta per paraqitjen e kerkeses Neni 264

Te drejten per paraqitjen e kerkeses ne gjykate per kujdestar mbi te miturin e kane: a) te afermit e femijes se mitur; b) cilido qe men njoftim per mbetjen e femijes pa prinder ose per lindjen e nje femije me prinder te panjohur; d) vete i mituri qe ka mbushur moshen katermbedhjete vjec; ç) prokurori; d) noteri, i cili ne celjen e nje testamenti vihet ne dijeni per caktimin e nje kujdestari.

Neni 265

Gjykata vendos si kujdestar personin e caktuar nga prindi, qe ka ushtruar i fundit pergjegjesine prinderore, me testament ose deklarate noteriale. Kujdestari i caktuar, sipas paragrafit te pare te ketij neni, nuk eshte i detyruar te pranoje kujdestarine. Ne rastel kur kujdestari i caktuar sipas ketij neni nuk ploteson kushtet e kerkuara nga ky Kod, kujdestaria vendoset nga gjykata.

Familja kujdestare Neni 266

Familja kujdestare eshte nje familje alternative, e vendosur nga gjykata, per t'i ofruar femijes nje mjedis familjar, kushte per mirerritje, perkujdesje fizike dhe mbeshtetje emocionale. Evidentimi i familjeve kujdestare eshte pergjegjesi e sektorit te ndihmes dhe sherbimit social prane bashkise ose komunes ku banon i mituri, e cila realizohet me firmosjen e nje deklarate gatishmerie nga familja per te marre femije ne kujdestari Nurmi i femijeve qe i jepen ne kujdestari I e familjeje kujdestare duhet te jete i kufizuar, duke u dhene prioritet ne kete vendosje femijcve qe jane vellezer dhe motra me njeri-tjetrin.

Neni 267

Ne rast se nuk eshte caktuar kujdestar nga prindi qe ka ushtruar i fundit pergjegjesine prinderore, gjykata i jep prioritet zgjedhjes se kujdestarit midis paraardhesve, personave te afert te te miturit, nje familjeje kujdestare dhe, si alternative te fundit, institucionin publik ose privat. Para se gjyqtari te caktoje kujdestarin, duhet te degjoje personin e zgjedhur si te tille dhe te marre mendimin e te miturit nese ai ka mbushur moshen dhjete vjec. Gjykata, ne cdo fast, merr mendimin e sektorit te ndihmes dhe sherbimeve sociale prane bashkise ose komunes se vendit ku zhvillohet gjykimi, i cili permban ekzaminimin e zhvillimit te personalitetit te femijes ne kontekstin familjar edukativ e social dhe ekzaminimin e kushteve dhe pershtatshmerise se femijes me personin kujdestar te ardhshem, te familjes kujdestare ose institucionit te perkujdesjes. Caktimi i kujdestarit nga gjykata behet duke pare ciIesite e personit kujdestar, te familjes kujdestare te zgjedhur ose te institucionit te perkujdesjes, sipas paragrafit te trete te ketij neni, si dhe pasi ka degjuar mendimin e nje psikologu, qe duhet te jete i pranishem gjate gjykimit.

Neni 268 Njoftimi i gjykates

Nepunesi i gjendjes civile, qe men njoftimin per vdekjen e te dy prinderve ose prindit te vetem, qe ka lene femije ne moshe te mitur, ose te lindjes se nje femije nga prinder te panjohur, dhe noteri qe cel nje testament, ku parashikohet caktimi i nje kujdestari, duhet te njoftojne gjykaten per faktin brenda 10 diteve.

Njoftimi i gjykates mund te behet edhe nga te afermit e te miturit ose persona te tjere te interesuar. Gjykata, brenda 30 diteve nga marrja njoftim ose nga paraqitja e kerkeses, vendos per caktimin e kujdestarit te te miturit.

Neni 269 Kujdestaria mbi disa te mitur

Per te miturit qe jane vellezer e motra caktohet nje kujdestar i vetem, pervec rastit kur rrethanat e vecanta kerkojne domosdoshmerine e caktimit te me shume se nje kujdestari.

Paaftesia dhe papajtueshmeria per te qene kujdestar Neni 270

Nuk mund te caktohet kujdestar personi qe: a) eshte vete ne kujdestari; b) ka konflikt interesash me te miturin; c) nut ka administrimin e lire te pasurise se tij; ç) eshte perjashtuar nga kujdestaria per shkak te deklarimit me shkrim te prindit qe ka ushtruar i fundit pergjegjesine prinderore; d) ka humbur ose i eshte hequr pergjegjesia prinderore, ose i eshte hequr detyra e kujdestarit ne nje rast tjeter; dh) eshte i denuar me burgim per nje veper penale dhe eshte gjate kohes se vuajtjes se denimit, si dhe kur eshte denuar per krime ndaj te miturve. e) ka mbushur moshen 65 vjec; ë) per shkak te gjendjes se tij shendetesore nuk mund ta ushtroje me lehtesi kujdestarine; f) ushtron pergjegjesine prinderore ne me shume se tre femije; g) eshte i ngarkuar me me shume se dy kujdestari; gj) nut jep pelqimin per te qene kujdestar.

Neni 271 Kujdestaria ne institucionet e perkujdesjes

Kujdestaria mbi te miturin, i cili nuk ka te aferm te njohur ose te afte per te ushtruar detyren e kujdestarit, mund t'i jepet nga gjykata nje institucioni publik ose privat te licencuar per perkujdesjen e femijeve. Drejtuesi i institucionit i delegon njerit nga punonjesit e tij te drejten e ushtrimit te funksioneve te kujdestarit. Drejtuesi i institucionit, brenda 10 diteve nga caktimi i personit qe merr funksionet e kujdestarit, i dergon gjykates aktin perkates, i cili depozitohet ne dosjen gjyqesore dhe pasqyrohet ne regjistrin e kujdestarise.

Neni 272 Funksionet e kujdestarit

Kujdestari kujdeset per te miturin, e perfaqeson ate ne te gjitha veprimet juridike dhe administron pasurine e tij, sipas dispozitave te ketij Kodi.

Neni 273 Detyrat e te miturit

I mituri duhet ta respektoje dhe t'i bindet kujdestarit. Ai nuk mund te braktise banesen ose institucionin ku eshte lene pa lejen e kujdestarit. Kur largohet pa leje, kujdestari ka te drejte ta kerkoje te miturin dhe, nese eshte e nevojshme, t'i drejtohet gjykates per kthimin e tij. Gjate gjykimit duhet te degjohet dhe i mituri qe ka mbushur moshen dhjete vjec, ne pranine e psikologut.

Neni 274 Rastet e kujdestarise se posacme

Gjykata vendos caktimin e nje kujdestari te posacem kur: a) ka konflikt interesash midis te miturit dhe prinderve ose midis te miturit dhe kujdestarit te tij, si dhe kur midis tyre duhet te kryhet nje veprim juridik; b) ka konflikt interesash midis te miturve, vellezer dhe morra, qe kane te njejtin kujdestar ose kur duhet te kryhet nje veprim juridik midis tyre; c) per shkak semundjeje ose per shkaqe te tjera, kujdestari i caktuar pengohet te kryeje nje veprim te caktuar ose te jape pelqimin per kryerjen e nje veprimi.

Caktimi i kujdestarit te posacem Neni 275

Kujdestari i posacem caktohet nga gjykata mbi bazen e kerkeses se prindit, te kujdestarit, se te afermve te te miturit, te miturit qe ka mbushur moshen katermbedhjete vjec dhe personave te interesuar.

Neni 276

Me caktimin e kujdestarit te posacem, gjykata cakton kufijte e detyrave dhe te drejtave te kujdestarit, sipas rrethanave te cdo rasti te vecante.

Neni 277 Gjykata kompetente

Gjykate kompetente per caktimin e kujdestarit te posagem eshte ajo e vendbanimit ose e vendqendrimit te te miturit, ose e vendit ku ndodhet pasuria e tij.

Neni 278 Funksionet e kujdestarit te posacem

Kujdestari i posacem perfaqeson te miturin ne rastet kur interesi i tij eshte ne konflikt me interesin e leujdestarit. Kur kujdestari i posagem ndodhet ne konflikt interesash me te miturin, gjyqtari emeron nje kujdestar tjeter. Kujdestari i posacem duhet te kerkoje caktimin e nje kujdestari te ri ne castin kur kujdestari nuk keyen ose braktis detyren. Kujdestari i posacem kujdeset per te miturin, e perfaqeson ate dhe mund te kryeje te gjitha veprimet qe kane te bejne me ruajtjen dhe administrimin e pasurise ne raste urgjente.

Neni 279 Dhurimi ose disponimi me testament

Dhuruesi ose personi qe disponon me testament ne favor te nje te mituri, edhe pse ky i fundit eshte nen pergjegjesine e prinderve te tij, mund t'i caktoje atij nje kujdestar te posacem per pranimin dhe administrimin e pasurise se dhuruar ose te lene atij me testament. Nese dhuruesi ose testatori nuk ka vendosur ndryshe, kujdestari i posacem duhet te ushtroje te drejtat dhe detyrat e tij, sipas dispozitave per administrimin te ketij Kodi.

Neni 280 Mbarimi i kujdestarise se posacme

Kujdestaria e posacme mbaron kur pushojne shkaqet per te cilat eshte vendosur. Mbarimi i kujdestarise se posacme behet me kerkesen e personave, sipas nenit 275 te ketij Kodi.

Neni 281 Masa urgjente

Perpara se kujdestari te marre persiper funksionet e tij, i takon gjyqtarit qe, qofte kryesisht, qofte me kerkese te prokurorit, te nje te afermi ose te cdo personi te interesuar, te vendose nje kujdestar te perkohshem ose te marre masa te tjera urgjente qe jane te nevojshme per mbrojtjen e te miturit ose per te ruajtur dhe administruar pasurine e tij.

Inventari Neni 282

Kujdestari, brenda 10 diteve pasi ka marre njoftimin ligjor per emerimin e tij, duhet te procedoje me inventarin e pasurise se te miturit. Inventari duhet te behet brenda 30 diteve. Me kerkesen e kujdestarit, gjyqtari mund te zgjase afatin e mesiperm, nese rrethanat e kerkojne ate.

Neni 283

Inventari behet ne pranine e noterit, me pjesemarrjen e kujdestarit dhe, nese eshte e mundur, te te miturit qe ka mbushur moshen dhjete vjec, si dhe ne pranine e dy deshmitareve te zgjedhur nga gjykata, mundesisht midis te afermve ose miqve te familjes. Gjyqtari mund te lejoje qe inventari te behet pa pranine e noterit, nese vlera e supozuar e pasurise nuk e kalon shumen 50 mije leke. Inventari depozitohet prane gjykates.

Permbajtja e inventarit Neni 284

Ne inventar perfshihen pasurite e paluajtshme, te luajtshme, kredite dhe debite dhe pershkruhen dokumentet, shenimet dhe shkresat e lidhura me gjendjen e aktivit dhe pasivit te pasurise, duke iu permbajtur formaliteteve te percaktuara ne Kodin e Procedures Civile.

Neni 285

Nese ne pasurine e te miturit ka ndermarrje, shoqeri, shoqeri tregtare ose bujqesore, procedohet sipas legjislacionit perkates per hartimin e inventarit te ndermarrjes ose te shoqerise dhe ne perputhje me nenin 283 ketij Kodi. Ky inventar depozitohet prane gjykates dhe i shtohet inventarit te permendur ne nenin 284 te ketij Kodi.

Neni 286 Administrimi nga kujdestari

Para se te behet inventari, administrimi i pasurise nga kujdestari duhet te kufizohet ne ceshtjet qe, nga vete natyra e tyre, jane te ngutshme.

Neni 287

Pas inventarit, gjykata, me propozim te kujdestarit, vendos per vazhdimin e veprimtarise, tjetersimin ose likuidimin e ndermarrjes, shoqerise, shoqerise tregtare ose bujqesore, qe jane pasuri e te miturit, si dhe per menyrat perkatese dhe masat paraprake,

Gjate gjykimit, gjykata mund te lejoje funksionimin e perkohshem te ndermarrjes.

Neni 288 Pasuria e administruar nga kujdestari i posacem

Kujdestari duhet te perfshije ne inventarin e pasurise se te miturit edhe pasurite, administrimi i te cilave i eshte dhene nje kujdestari te posacem. Nese ky ka bere nje inventar te vecante per keto pasuri, duhet t'i jape kopje kujdestarit, i cili e bashkon me inventarin e permendur ne nenin 284 te ketij Kodi. Kujdestari i posacem duhet t'i jape kujdestarit kopje te llogarive periodike te administrimit te pasurise, pervecse kur disponuesi me testament ose dhuruesi e ka perjashtuar kete.

Neni 289 Deklarimi i debive ose kredive te kujdestarit

Kujdestari qe ka debi, kredi ase deklarime te tjera kundrejt te miturit, duhee t'i beje te ditura para mbylljes se inventarit. Kancelari i gjykates ka detyrimin qe ta pyese lidhur me keto deklarime. Ne rast te inventarit te bere pa pjesemarrjen e kancelarit te gjykates, kujdestari pyetet nga gjyqtari lidhur me aktin e depozitimit. Ne cdo rast, fakti i pyetjes ose deklarimit te kujdestarit duhet permendur ne inventar ose ne procesverbalin e depozitimit

Neni 290 Mungesa e deklarimit

Kujdestari humbet cdo te drejte, ne qofte se, duke qene ne dijeni te kredise ose te te drejtave te tij, nuk i ka deklaruar edhe pse eshte pyetur shprehimisht. Kujdestari shkarkohet nga detyra kur, duke e ditur qe eshte debitor, nuk ka deklaruar borxhin e tij.

Neni 291 Depozitimi i parave, titujve dhe objekteve

Kujdestari duhet te depozitoje parate, titujt e kredive te pruresi dhe objektet me vlere qe ekzistojne ne pasurine e te miturit prane nje banke ose instituti tjeter krediti, te percaktuar nga gjykata, me perjashtim te rastit kur gjykata vendos ndryshe lidhur me ruajtjen e tyre. Kujdestari nuk eshte i detyruar te depozitoje shumat qe nevojiten per shpenzimet urgjente lidhur me te miturin.

Neni 292

Kapitalet e te miturit, me autorizim paraprak te gjykates, mund te investohen nga kujdestari, ne rastet qe e shikon te pershtatshme dhe ne interes te te miturit.

Neni 293 Autorizimi i gjykates

Kujdestari, pa autorizim te gjykates, nuk mund: a) te bleje pasuri, pervec sendeve te luajtshme te nevojshme per perdorim nga i mituri, per ekonomine shtepiake dhe per administrimin e pasurise; b) te marre kapitale, te lejoje heqjen e hipotekave ose zgjidhjen e pengut, te marre persiper detyrime, me perjashtim te rastit kur keto lidhen me shpenzimet e nevojshme per mbajtjen e te miturit dhe per administrimin e zakonshem te pasurise te tij; c) te pranoje trashegimi ose te heqe dore prej saj, te pranoje dhurime ose leg, qe jane me barre ose me kusht; ç) te lidhe kontrata qiraje te pasurive te paluajtshme per nje afat mbi 9 vjet ose qe ne cdo rast zgjasin me shume se 1 vit pasi i mituri ka mbushur moshen madhore; d) te ngreje padi, me perjashtim te rasteve kur behet fjale per kallezim te nje punimi te ri ose te demit te mundshem, te padive te posedimit, ose per nxjerrjen nga shtepia te qiramarresit, dhe te padive per kerkimin e fryteve ose per marrjen e masave konservative; dh) te tjetersoje pasurine e te miturit, pervec fryteve dhe te mirave te luajtshme qe demtohen lehtesisht; e) te krijoje pengje ose hipoteka; e) te filloje proceduren e pjesetimit te pasurise ose te ngreje padine perkatese; f) te beje premtime dhe transaksione ose te pranoje marreveshje.

Neni 294 Shitja e pasurise

Ne autorizimin per shitjen e pasurise, gjykata vendos nese shitja duhet bere me ose pa ankand, duke percaktuar ne cdo rast cmimin minimal. Kur ne autorizim nuk eshte percaktuar menyra e shperndarjes ose ri investimit te te ardhurave te realizuara nga shitja, kete e vendos gjykata ne nje autorizim te mevonshem.

Neni 295 Veprimet e kryera ne kundershtim me nenet paraardhese

Cdo veprim qe kujdestari keyen ne kundershtim me ligjin eshte i pavlefshem. Kujdestari, i mituri, trashegimtaret e tij ose personat qe kane interes, mund te kerkojne pavlefshmerine e veprimeve te kryera ne kundershtim me Kreun I te Titullit V "Kujdestaria" te ketij Kodi.

Neni 296 Ndalimet per kujdestarin dhe kujdestarin e posacem

Kujdestari dhe kujdestari i posacem as me ankand nuk mund te behen bleres, drejtperdrejt ose nepermjet personave te tjere, te pasurise dhe te te drejtave te te miturit. Ata nuk mund te marrin me qira pasurite e te miturit pa autorizimin dhe masat mbrojtese te vendosura nga gjykata. Personat e percaktuar ne nenin 295 te ketij Kodi mund te kerkojne pavlefshmerine e veprimeve te kryera ne kundershtim me ndalimet e permendura ne paragrafin e pare te ketij neni, me perjashtim te kujdestarit dhe kujdestarit te posacem qe i kane kryer ato.

Neni 297 Shperblimi i kujdestarit

Detyra e kujdestarit eshte pa pagese. Gjykata, duke pasur parasysh madhesine e pasurise dhe veshtiresite e administrimit ose sherbimit per te miturin, mund t'i caktoje kujdestarit nje kompensim te arsyeshem nga pasuria e te miturit. Nese e kerkojne rrethanat e vecanta, gjykata, pasi ka degjuar kujdestarin e posacem, mund te autorizoje kujdestarin qe te caktoje si zevendes te tij ne administrim, nen pergjegjesine e tij vetjake, nje ose me shume persona me pagese.

Neni 298 Mbajtja e kontabilitetit

Kujdestari duhet te mbaje kontabilitetin e rregullt te administrimit te pasurise dhe t'i jape llogari nje here ne vit gjyqtarit. Gjyqtari mund t'ia nenshtroje kontabilitetin e administrimit te pasurise shqyrtimit vjetor nga ana e kujdestarit te posacem ndonje te afermi ose nje personi ne lidhje krushqie me te miturin.

Neni 299 Pergjegjesia e kujdestarit dhe kujdestarit te posacem

Kujdestari duhet ta administroje pasurine e te miturit me kujdesin e nje prindi te mire. Kujdestari detyrohet te shperbleje te miturin per te gjitha demet qe i ka shkaktuar ketij ne kryerjen e parregullt te detyres, ose per shkak te lenies pa arsye te detyres se kujdestarit. Te njejten pcrgjegjesi ka edhe kujdestari i posacem, per aq sa lidhen me detyrat e tij.

Neni 300 Zevendesimi i kujdestarit

Gjykata e heq kujdestarin dhe e zevendeson ate me nje tjeter kur veren se ai shperdoron te drejtat e tij, tregohet i pakujdesshem ne kryerjen e detyres qe, ne menyra te tjera, ve ne rrezik interesat e te miturit, si dhe kur vete kujdestari kerkon largimin e tij per shkaqe te arsyeshme. Kerkesa per zevendesimin e kujdestarit mund te behet nga personat e interesuar ose prokurori. Ne keto raste gjykata degjon me pare pretendimet e kujdestarit.

Neni 301 Dorezimi i pasurise

Me mbarimin e kujdestarise ose zevendesimin e saj, kujdestari duhet te beje menjehere dorezimin e pasurise se te miturit, sipas rastit, te miturit qe eshte bere madhor, trashegimtareve te tij ose kujdestarit te ri. Brenda 2 muajve nga casti i mbarimit ose zevendesimit, kujdestari i paraqet gjykates llogarine perfundimtare te administrimit te pasurise. Gjykata, kur ka shkaqe te arsyeshme, vendos shtyrjen e dorezimit te llogarise te ketij afati.

Neni 302 Miratimi i llogarise

Gjykata therret kujdestarin e posacem, te miturin qe ka mbushur moshen madhore, nese eshte rasti kujdestarin e ri dhe, ne rast te vdekjes se te miturit, trashegimtaret e tij, per te shqyrtuar llogarine dhe per te bere verejtjet perkatese. Nese nuk ka verejtje dhe parregullsi ose mangesi ne llogari, gjykata e miraton ate. Kunder vendimit te gjykates mund te behet ankim nga kujdestari ose nga personat e tjere te parashikuar ne paragrafin e pare te ketij neni.

Neni 303 Parashkrimi i padive per kujdestarine

Padite e te miturit kunder kujdestarit dhe ato te kujdestarit kunder te miturit, per kujdestarine, parashkruhen brenda 5 vjeteve, pasi i mituri ka mbushur moshen madhore ose ka vdekur. Nese kujdestari ka paraqitur llogarine perpara se i mituri te mbushe moshen madhore ose perpara vdekjes, afati fillon nga data kur gjyqtari ka marre vendim mbi llogarine. Dispozitat e ketij neni nuk zbatohen per padine e pagimit te diferences qe rezulton nga llogaria perfundimtare.

Neni 304 Ndalimi i marreveshjes para miratimit te llogarise

Midis kujdestarit dhe te miturit qe ka arritur moshen madhore nuk mund te behet asnje marreveshje perpara miratimit te llogarise se paraqitur nga kujdestari. I mituri qe ka arritur moshen madhore, trashegimtaret e tij ose ala qe kane nje interes te ligjshem mund t'i drejtohen gjykates per te kerkuar pavlefshmerine e marreveshjes se bere, sipas paragrafit te pare te ketij neni.

Neni 305 Regjistri i kujdestarise

Ne regjistrin e kujdestarise, qe ndodhet prane gjykates, nen perkujdesjen e kancelarit te gjykates, regjistrohen vendosja dhe mbarimi i kujdestarise, perjashtimi ose shkarkimi nga detyra i kujdestarit ose kujdestarit te posacem, rezultatet e inventareve dhe te llogarive, raportet vjetore te percaktuara ne nenin 302 te ketij Kodi dhe te gjitha masat qe sjellin ndryshime ne statusin vetjak ose pasuror te te miturit. Per vendosjen dhe mbarimin e kujdestarise, kancelari i gjykates njofton brenda 10 diteve nepunesin e gjendjes civile per te bere shenimin ne aktin e lindjes se te miturit.

Neni 306Mbarimi i kuj destarise

Kujdestaria mbaron kur femija: a) behet madhor; b) vdes; c) fiton zotesine per te vepruar me martese.

KREU II KUJDESTARIA MBI PERSONAT QE U ESHTE HEQUR OSE KUFIZUAR ZOTESIA PER TE VEPRUAR

Neni 307

Gjykata, ne vendimin per heqjen ose kufizimin e zotesise per te vepruar, cakton dhe kujdestarin per personin qe i hiqet ose i kufizohet zotesia per te vepruar.

Neni308

Dispozitat e kujdestarise per te miturit zbatohen edhe per kujdestarine e personave, te cileve u eshte hequr ose kufizuar zotesia per te vepruar, pervecse kur parashikohet ndryshe ne kete Kod.

Neni 309

Kujdestari i personit, te cilit i eshte hequr zotesia per te vepruar, perfaqeson dhe administron pasurine e tij, ashtu si prindi perfaqeson dhe administron pasurine e te miturit qe nuk ka mbushur moshen katermbedhjete vjec. Kujdestari i personit, te cilit i eshte kufizuar zotesia per te vepruar, jep pelqimin dhe administron pasurine e tij, ashtu si prindi jep pelqimin dhe administron pasurine e te miturit qe ka mbushur moshen katermbedhjete vjec.

Neni 310

Kujdestari i personit, te cilit i eshte hequr ose kufizuar zotesia per te vepruar, detyrohet te kujdeset per personin dhe sidomos per mjekimin e tij.

Neni 311

Te miturit qe ka mbushur moshen katermbedhjete vjec dhe ndodhet nen pergjegjesine prinderore, kur i hiqet zotesia per te vepruar, nuk i caktohet kujdestar, por vazhdon te jete nen kujdesin e prinderve, si i mituri qe nuk ka mbushur moshen katermbedhjete vjec. Kur i mituri behet madhor dhe nuk i eshte kthyer zotesia per te vepruar, gjykata i cakton nje kujdestar, qe mund te jete nje nga prinderit ose nje person tjeter.

Neni 312

Te miturit qe ka mbushur moshen katermbedhjete vjec, kur ndodhet ne kujdestari dhe gjate kesaj kohe i hiqet zotesia per te vepruar, gjykata i cakton nje kujdestar te ri ose vendos qe kujdestari i tij te mbaje perseri kete detyre.

Neni 313

Kujdestaria mbi personin, te cilit i eshte hequr ose kufizuar zotesia per te vepruar, pushon kur kjo zotesi i eshte kthyer me vendim te gjykates.

TITULLI VI DISPOZITA KALIMTARE

Neni 314

Kodi i Familjes i Republikes se Shqiperise zbatohet per marredheniet juridike te krijuara pas hyrjes ne fuqi te tij.

Neni 315

Bashkepronesia e bashkeshorteve, e krijuar para hyrjes ne fuqi te Kodit te Familjes, mund te ndryshoje me marreveshje te bashkeshorteve, sipas dispozitave te ketij Kodi. Pasuria qe fitohet nga bashkeshortet pas hyrjes ne fuqi te ketij Kodi, rregullohet nga ky Kod edhe per bashkeshortet qe kane lidhur martese para hyrjes ne fuqi te tij.

Neni 316

Per afatet e parashkrimit te padise, qe kane filluar te ecin para hyrjes ne fuqi te ketij Kodi, por qe nuk jane plotesuar sipas dispozitave te meparshme, zbatohen dispozitat e ketij Kodi.

Neni 317

Ceshtjet qe jane ne gjykim ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij Kodi gjykohen sipas Kodit te meparshem, derisa vendimi te marre forme te prere.

Neni 318

Me hyrjen ne fuqi te ketij Kodi, shfuqizohen Kodi i Familjes, i miratuar me ligjin nr.6599, date 29.6.1982, dispozitat e ligjit nr.7650, date 17.12.1992 "Per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e Familjes" qe vijne ne kundershtim me kete Kod, nenet 86 e 87 te Kodit Civil, miratuar me ligjin nr.6340, date 26.6.1981, si dhe nenet 358-368 e 384 te Kodit te Procedures Civile, te miratuar me ligjin nr.8116, date 29.3.1996.

Neni 319

Ky ligj hyn ne fuqi gjashte muaj pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3837, date 17.6.2003 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu