Kepi i Muzhlit të Skënderbeut
Kepi i Rodonit njihet ndryshe edhe si Kepi i Muzhlit të Skënderbeut.
Është kep shkëmbor ranorësh miocenikë në trajtë të një gadishulli, që ndan gjirin e Rodonit nga Gjiri i Lalëzit.
Është vazhdim i kurrizit kodrinor të Rodonit, që bie thikë mbi det duke formuar një breg piktoresk, pak të thyer.
Është i veshur dendur me shkurre mesdhetare dhe me drurë pyjorë (si dushk, vidh).
Në afërsi të Kepit të Rodonit është kështjella e Skënderbeut, e ndërtuar më 1451-1452, për të siguruar një dalje në det pa ndërmjetësinë e Venedikut.
Muri mbrojtës 100 m i gjatë përfundonte me të dy skajet në det me nga një kullë të rrumbullakët.
Kështjella u rrënua nga osmanët më 1467 dhe u ndreq më 1500 nga venedikasit.
Pranë saj janë edhe rrënojat e një kishe mesjetare të shek. XV.