Kabatë me gërnetë dhe violinë : 100 vjet kaba me saze
Kabatë me gërnetë dhe violinë : 100 vjet kaba me saze libër me autor Vasil S. Tole. Botuar në Tiranë në vitin 2023 [1] nga Mediaprint. Libri ka 144 faqe me foto. ISBN 9789928086822
"Kabatë me gërnetë dhe violinë: 100 vjet kaba me saze" shënon një ngjarje të rëndësishme për trashëgiminë muzikore të Shqipërisë. Autori, Vasil S. Tole, akademik i njohur ka përpiluar një antologji të mjeshtrave më të mëdhenj të muzikës kaba, duke dokumentuar dhe prezantuar krijimtarinë e tyre nëpërmjet 30 kabave më të mira për klarinetë dhe violinë.
Ky libër është një bashkëveprim i muzikës tradicionale me teknologjinë moderne. Përmes një kodi skanimi (QR code) të vendosur në faqet e librit, lexuesit mund të lidhen drejtpërdrejt me interpretimet e kabave të përfshira në platformën YouTube. Ky inovacion i jep një përvojë të re lexuesit, duke i mundësuar atij të dëgjojë interpretimet në kohën e leximit.
Muzika kaba me gërnetë dhe violinë është një trashëgimi e pasur e kulturës popullore shqiptare. E njohur për më shumë se 150 vjet, kjo lloj muzike ka konsoliduar identitetin kulturor të Shqipërisë së Jugut. Me prezantimin e këtij libri, Vasil S. Tole nxit njohjen dhe vlerësimin e kësaj trashëgimie, duke e bërë atë të arritshme dhe të qasshme për një audienca më të gjerë. [2] [3]