Kënga në shkronja/Shtjefën Gjeçovi
Shtjefën Gjeçovi NË ENCIKLOPEDI |
|
Kanga e Bishra Begut
redakto
Kanga e Bishra Begut ----------------------------- |
|
Kanga e Ali Pash Gusis
redakto
Kanga e Ali Pash Gusis ----------------------------- Ali pasha, pash i ri, <<M'paç m'qaf, more Haxhi, Dit se kam se m'pret n'çarshi Shum kam folun mir për ty, Kam fol mir si me t'pas djal>>. <<Zotyn pash mos e dhasht! Paske pas taksirat, Paske pas taksir te zi, Qi t'ka pre çaj axhami. Imer Goska bân me sy, Ban me sy e paska kesh, Qet gjasht her allti perpjet. Ali pasha paska kesh, Kishte kesh, ish kân idhnue, Thâ :<<me vesh zapti s'u due! Dredhin atin n'shi ka shkue, Hanmit t'vet u kish ngermue: <<Shpejt mineret me m'i shtrue, Me m'i shtrue, due me ra. Ali Pash mâ n'Pej nuk ka. Hanmi i pashs po kan me za: <<More nieri un t'kam than, Un t'kam thanun, more nieri; Ruju pak, se 'vret Ademi:>> Mu Ademi nuk m'ka vra, Vet Met Bali me dor m'ka ra. Shkon Met Nila pashan m'e pa, Rrin ne kam i bân temena. <<Ni hyzmet Met me ma bâ: Çat Met Balin me ma xân, Tridhet qese t'kishin dhan, E t'ma bâjsh ibret nishan, E t'ja çojsh vetit zân Veti zanin me ja çue N'dyr t'Stambollit per m'u shkrue N'koft kysmet edhe'j her m'u çue Vet tu mreti due me shkue Çeto varr me ja kallxue: Kqyr shka bani Shqypnija n'mue. |
|
Kanga e Bajram Currit
redaktoBajra Curri shtrengoj atin, Thret Selimin e Beq Bnjakin: <<Kush m'i pret çausht e Gashit, Jau pres armt prej dukatit Kush m'i pret çausht e ri? Na kan myt me surdari>>. Mehmet aga 'i djal zotni Mehmet aga po pisket: <<Bânu gati baca Rexhep, Bânu gati m'u shtrengue, Se bimbashi fjal ka çue, Kah jan cubat me i rrethue, Bajram Currit fjal me i çue: <<A vjen sonte me m'nimue...>> Fort pa qef qi jam qillue N'daç Selimin me ta çue Tan Gjakoven me kërkue. Mehmet aga paska shkue, Mehmet aga paska than: <<Çu Selim ti prina i par!>> <<Kurr s'jam kânun n'çet mahall, N'ket mahall kurr s'jam kân.>> Beg Bunjaku u çu n'kam: Zo' shka âsht kjo tub niqam, Truç nizam mâ t'zez se korbi, Paska pri Mehmet Drangoni, Mehmet aga paska pri, Holl qet Beça per frangji Mur Mehmetin bri n'bri, Ja kish prish mitanin kutni Ja ka prishun fortja çarti E prej qefit fort piskati: Jam Selimi i Beç Bunjakit, Si te la mjedis sokakit>>. Rexhep aga po pisket: <<Zo'ku t'kam baci Mehmet, Kurku pushka s'po d'gerset. Ja merr vesh baci Rexhep: Mu m'ka mârr martinja keq, N'rrethatre ner jelek, M'i ka' prishun tre fishek: M'qâf na past baba mret. Prej njaj shpije me vra dy vet, Na ka pas çausht e vet. Rrustem aga qilloj ne Pej, Kish rreh telin babes mret, Kish pa' rreh 'i telegraf: <<Shpejt me i çue dy pashallar, Me mledh kren e bajraktar, Mos ta lam Currin n'pazar, U munu venin me ma marr, Se baloshin ja kan fal: M'preu mas vetit tu m'pas kumar>> Kqyr shka bâni Ali trimi: Preu komiten tuk mullini I qiti gjaket perte Drini.