Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Zymi
Këngë popullore nga Zymi NË ENCIKLOPEDI |
|
Mori çikë qi del te therra
redakto
Mori çikë qi del te therra ----------------------------------- Mori çikë qi del te therra, Kanac t'bardhë, e n'kule t'zeza; N'kule t'zeza, n'kanac të bardhë, Për shtatë gjaqe s'la pa t'marrë! - Hajt, bre djal', koke budallë, Ishalla s'bahet gjak as varrë! Dorë për dore shkojmë te pasha, Vet hi mrena, ty t'la përjashta: - Aman pashë, aman kadi! Mos me m'da pej qetij! - Ja pash hajrin, mori bijë, Ke marrë djalin ma mirë se ti! |
|
Burime
redakto- Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"