Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Struga
Këngë popullore nga Struga NË ENCIKLOPEDI |
|
Hatija 'j e vargut
redakto
Hatija 'j e vargut ----------------------------------- Hatija 'j e vargut-o Çar më ke në ball? - Lepe tunaqetam gjal': Lule portokall. Hatija 'j e vargut-o, Çar me ke në façe? - Lepe tunanqeta, gjal': Lule manushaqe. Hatija 'j e vargut-o Çar më ke në xhi? - Lepe tunaqeta, gjal': Kam dy shefteli. |
|
Shkova në çeshëm me mbushë ujë
redakto
Shkova në çeshëm me mbushë ujë ----------------------------------- Shkova në çeshëm me mbushë ujë, Harrova unazën-o. Ju moj shoqe, ju moj motra, Mo' ma pat unazën-o? - Shoqe imi, motra s'imi, Ne unazën nuk ta kimi. Shkoj ni gjal'atoj drit, Aj ta mur unazën-o! - Lutju shoqe, lutju motra, Të ma jap unazën-o! - Lutju vet e falju vet, Si e ke mësumun-o, Si çen'e hutumun-o! |
|
Më dërgoi baba me keça
redakto
Më dërgoi baba me keça ----------------------------------- Më dërgoi baba me keça, Moj un' e mjera. Më zu gjumi, rash e fjeta, Moj un' e mjera. Kur u ngrojta, keça s'gjeta, Moj un' e mjera. E mora buzën e lumit, Moj un' e mjera; Gjeta gjushën e pëllumbit, Moj un' e mjera. |
|
Burime
redakto- Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"