Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Prespa
Këngë popullore nga Prespa NË ENCIKLOPEDI |
|
Gjysmën e ballit ta zuri stolija
redakto
Gjysmën e ballit ta zuri stolija ------------------------------ Gjysmën e ballit ta zuri stolija, Më s'të pashë dot. Gjysmë ore të bëra sehir, Më s'të pashë dot. Më la pa ment, më le pa fiqir, Më s'të pashë dot. Gjysmën e gushës ta zuri floriri, Më s'të pashë dot. |
|
Ç'të është nxirë vetulla tynë moj
redakto
Ç'të është nxirë vetulla tynë moj ----------------------------------------- Ç'të është nxirë vetulla tynë, edhe moj Ajde edhe moj moj. Jo e jo për perëndinë, edhe moj, Ajde edhe moj moj. Ashtu ç'e kam bukurinë, edhe moj, Ajde edhe moj moj. Prit një javë, prit një muaj, edhe moj, Ajde edhe moj moj. Mollënë në xhep ja ruaj, edhe moj, Ajde edhe moj moj. Ç'u kalp molla, ç'u kalp xhepi, edhe moj, Ajde edhe moj moj. Ati beut ç'i ardhi lezeti, edhe moj, Ajde edhe moj moj. |
|
As më nep njerë ujë
redakto
As më nep njerë ujë ----------------------------------- As më nep njerë ujë, Moj çupë e Kurtesit? - Pse se të të jap, Mor djalë i Përmetit? - Me doçet e tua, Moj çupë e Kurtesit. - Doçet i kam zënë, Mor djalë i Përmetit. - Me se i ke zënë, Moj çupë e Kurtesi? - Këna që kam shtënë, Mor djalë i Përmetit. |
|
Burime
redakto- Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"