Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Kërçova
Këngë popullore nga Kërçova NË ENCIKLOPEDI |
|
Mori dardhë rrugushore
redakto
Mori dardhë rrugushore ------------------------------ Mori dardhë rrugushore, Rrugushore e limou, Haj e mejr a vjen me mou, Mo kujtojsh se të koum harrou, Si t'koum dasht' opet të du. Në të arrofsha e çerrofsha, Po si lisat në mal u thafsha, Me xhith degët posht rafsha! |
|
O moj shamejkuqe
redakto
O moj shamejkuqe ----------------------------------- O moj shamejkuqe, O moj shemjverdhë, Dil ke kapixhiku, Të folim njiherë! Të folim njiherë, Posi qera herë! - A nouk shef, bre xhalo, Se na shkoj kjo verë? Vera erdh e shikoj, Bylbyli s'kënoj. Ajo ver' e vjeçme, Shoumë e lezeçme!! Kjo ver' e simjeçme, Hyeq e palazeçme! |
|
Mori dengë e çarrit
redakto
Mori dengë e çarrit ----------------------------------- Mori dengë e çarrit, Çoj selam beqarit! Ho, ho, ho! Po, se po, Me jaranin, jo se jo! Mori dengë e fejkut, Çoj selam ashekut-o! Ho, ho, ho! Po se po, Me ashekun, jo se jo! |
|
Burime
redakto- Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"