Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Gërbovci
Këngë popullore nga Gërbovci NË ENCIKLOPEDI |
|
Mori e mirë nër hije t'blinit
redakto
Mori e mirë nër hije t'blinit ----------------------------------- Mori e mirë nër hije t'blinit, T'u ka çkye kmisha rreth gjinit, T'paska dalë shyta pahiri, Porsi guri xhevahiri. Epja pak qati jetimi! - Jetim zeza, çka po lypë? - Ni kashat' bukë, ' i kokërr krypë. - I madhi zot i metë në fyt! - Si në koft' çkrue n'fyt me t'metë, Në prehën tan un kam me dekë, Me duer t'bardha ti me m'prekë. Me duer t'bardha me m'rrutullue, Me gojë të vogël me m'vajtue, Me sy të zez me m'lotue. Loti yt me m'ra në ballë, Edhe pse t'des, kam m'u ngjallë |
|
Burime
redakto- Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"