Pytje e Pergjigjije te kl te 9 dhe 8[1]

Pyetje dhe pergjigje te klases 8 1 .
  1. Kur themi se nje trup lëviz ?
    Kur trupi e ndërron pozitën e vet ndaj trupave të tjerë per nje kohë të caktuar themi se trupi lëviz.
  2. Çka quajme lëvizje drejtvizore ?
    Lëvizjet që trupat kryejnë në një rrugë të drejtë quhen lëvizje drejtvizore.
  3. Çka quajmë lëvizje të njëtrajtshme drejtvizore ?
    Kur trupi leviz nëpër një rrugë të drejtë dhe për intervale të barabarta kohore kalon rrugë të barabartë themi se trupi kryen lëvizje të njëtrajtshme drejtvizore.
  4. Çka quajmë lëvizje të ndryshueshme drejtvizore?
    Kur trupi gjatë lëvizjes së tij në rrugë drejtvizore e ndryshon shpejtësinë e tij themi se trupi kryen lëvizje te ndryshueshme drejtvizore,
  5. Çka quajmë lëvizje drejtvizore njëtrajtëisht të ndryshueshme?
    Kur një trup lëviz nëpër një rrugë të drejtë dhe për intervale të barabarta kohore e ndryshon shpejtësinë per vlera te barabarta, themi se trupi kryen lëvizje njëtrajtësisht të ndryshueshme drejtvizore.
  6. Çka është shpejtësia?
    Shpejtësia tregon se ndryshon pozita.
  7. Çka është nxitimi?
    Nxitimi shpreh ndryshimin e shpejtësisë.
  8. Cili eshte ligji i parë i Njutonit?
    Ligji i parë i Njutonit është ligji i inercisë.
  9. Çka tregon ligji i parë i Njutonit?
    Çdo trup vazhdon ta ruajë gjendjen e prehjes ose të lëvizjes me shpejtësi të njëtrejtshme drejtvizore, derisa në të nuk vepron një shkak i jashtëm, e ai shkak është forca.
  10. Cili është ligji i dytë i Njutonit?
    Ligji i dyte i Njutonit është ligji themelor i levizjes?
  11. Çka thotë ligji i dytë i Njutonit?
    Nxitimi i një trupi është në përpjestim të drejtë me forcën e cila vepron në të dhe në përpjestim të zhdrejtë me masën e tij. Kahu i nxitimit është i njejtë me kahun që vepron ne trup . F=m*a
  12. Cili është ligji i tretë i Njutonit?
    Ligji i tretë i Njutonit është ligji i veprimit dhe i kundërveprimit.
  13. Çka tregon nigji i tretë i Njotonit?
    Sa herë që një trup vepron me forcë në trupin tjetër, trupi i dytë vepron në trupin e parë me forcë të njëjtë por me kah te kundërt.
  14. Kush e ushtron forcën e rëndesës?
    Qdo trup mbi spirefaqen te tokes e ndien forcen e rendeses de kudo qe ndodhet trupi , kjo force e ka drejtimin ka qendra e tokes.
  15. Qka quajme force e rendeses ?
    Meqense trupat qe bin ne tok nxitohen .Njutoni perfundoi se ne ta duhet te veproj njefare force te cilen ne e quajme force e rendeses.
  16. Qka quajme peshe?
    Kjo eshte force ne te cilen toka vepron ne afersi te siperfaqes se saj quhet peshe.
  17. Qka quajme mas?
    Masa eshte veti e materise tregues i inercis ( plogstise) se trupit.
  18. Permendni disa lloje te energjis?
    Energjia mekanike ( energjia kinetike dhe energjia potenciale) energjia e eres , e drites energjia elektrike etj.
  19. Qka quajme energji mekanike?
    Shuma e energjis kinetike dhe energjis potenciale quajme energji mekanike.
  20. Cila eshte njesia per matjen e energjis?
    Njesia per metje te energjise eshte XHAULI.
  21. Qka eshte energjia kinetike ?
    Energjia kinetike eshte aftesia e trupit qe te kryen pune per shkak te levizjes se tij <<>> formula Ek=1/2mv ne katror.
  22. Qka eshte energjia kinetike e prodhimit te katrorit?
    Energjia kinetike eshte ne perpjestim te drejt me gjysmen e prodhimit te katrorit te shpejtesis se trupit dhe mases se tij.
  23. Qka eshte energjia potenciale?
    Energjia potenciale eshte aftesia e trupit per te kryr pune ne paz se pozites ose trajtes se tyre.
  24. Qka eshte energjia potenciale e gravitetit?
    Energjia potenciale e gravitetit eshte ne perpjestim te drejt me prodhimin e peshes dhe lartesin e tij ne krahasim me nivelin e vrojtuar?
  25. Si shendrrohet energjia potenciale ne energji kinetike ?
    Energjia potenciale shendrrohet ne energji kinetike dhe anasjelltas.
  26. Si shendrrohen energjit?
    Shendrrimet e energjis ; potenciale ne kinetike, kinetike ne elastike, elastike ne kinetike dhe kinetike ne potenciale.
  27. A mbetet e njejt shuma e energjis potenciale dhe kinetike ?
    Shuma e energjis potenciale dhe kinetike mbetet gjithmon e njejt ajo eshte madhesi qe ruhet.
  28. Qka eshte temperatura?
    Temperatura eshe mas sa trupi eshte i nxeht apo i ftoft.
  29. Qka quajme termometer?
    Instrumentet e ndertuar per te matur temperaturen quhen termometer.
  30. Cila eshe lidhja ndermjet celsiusit dhe shkalles se kelvinit?
    Lidhja ndremjet celsiusit dhe shkalles se kelvinit eshte T(K)=t^C+273
  31. Qka eshte nxetisia?
    Nxetesia eshte energjia e cila bartet nga nje trup ne tjetrin per shkak te ndryshimit te temperaturave te atyre trupave.
  32. Qka eshte kaloria dhe kilo kaloria?
    Kaloria eshte sasia e nxetesis e cila nevojitet qe mases prej 1 gr t'ia ngrit temperaturen per 1^C ( grad celsius).
  33. Ne sa menyra behet bartja e nxetesis dhe cilat jan ato?
    Nxetesia bartet nga nje vend ne vendin tjetrin permes 3 menyrave ; konduksionit , konveksionit dhe rrezatimit.
  34. Qka quajme konduksion?
    Kur nxetesia eshte perquar nga skaji i nxeht ne skajin me te ftoft.Kjo menyre e bartjes se energjis quhet konduksoin. p.sh nese e marrim lugen dhe e fusim ne gjell nxetesia bartet nga skaji i nxehte te skaji i ftoft .
  35. Qka quajme konveksoin?
    Konveksioni eshte bartje e nxetesis permes levizjeve masive te molekolave ne distanca te medha.
  36. Qka kuptojme me rrezatim termik.
    Me rrezatim termik . bartja e nxetesis behet permes valeve elektromagnetike si drite dhe rrezet infratekuqe qe vijne nga djelli ne tok.
  37. Cilat jan ndrrimet fazore ne materie?
    Ndrrimet fazore ne materie jan; shkrirja , ngrirja , avullimi , kondesimi dhe sublimimi.
  38. Qka eshte shkrirja ?
    Shkrirja eshte ndrrimi i nje trupi te ngurte ne nje trup te lengte.
  39. Qka quajme temperatur e shkrirjes?
    Temperatura ne te cilen nje trup i ngurte shendrrohet ne leng quhet temperatur e shkrirjes.
  40. Qka eshte ngrirja?
    Ndrrimi i kundert fazor shendrrimi i nje lengu ne trup te ngurte quhet ngurtesim ose ngrirje.
  41. Qka quajme pik e ngrirjes?
    Temperatura ne te cilen nje trup shendrrohet nga lengu ne trup te ngurte quhet pike e ngrirjes.
  42. Qka quajme avullim ?
    Ndrrimi i fazes nga gjendja e lenget ne gaz quhet avullim.
  43. Qka quajme kondenzim?
    Ne qofte se nje substance ne faze te gazte humb energjin te nxetesis ajo shendrrohet ne leng . Ket ndrrim te fazes e quajme kondenzim.
  44. Qka quajme sublimim ?
    Shendrrimi i drejtperdrejt i nje trupi te ngurte ne gaz quhet sublimim
  45. Qka quajme magnete te perhershme?
    Mineralet qe vazhdimisht i ruajne vetite e terheqjes se grimcave te hekurit dhe disa aliazheve te tjera quhen magnete te perhershme.
  46. Nga rrjedh emeri magnet?
    Emri magnet me siguri rrjedh nga emri i qyteti i Magnezis ne Azi te vogël ku nxirret ky mineral.
  47. Si tërhiqen polet apo dëbohen polet e magnetit?
    Polet e magnetit me emër te njëjt dëbohen kurse polet me emer te kundërt tërhiqen.
  48. Qka quajmë fluks magnetik?
    Të gjitha vijat që dalin nga nje pol magnetik verior N quhet fluks i fushës magnetike apo fluks magnetik dhe shenohet me shkronjen greke Θ (fi).
  49. Qka quajmë induksion magnetik?
    Dendesia e fluksit magnetik fitohet kur fluksi magnetik pjestohet me siperfaqen ( S ) nëpër te cilën kalojnë ato vija dhe quhen induksion magnetik.
  50. Qka është gjilpëra magnetike?
    Gjilpëra magnetike është një magnet ne forme shufre te hollë që mund të rregullohet rreth boshtit vertikal.
  51. Kush e zbuloi fushen magnetike te rrymes elektrike?
    Fushën magnetike te rrymes elektrike e zbuloi fizikanti danez K.ERSTEDI me 1820.
  52. Qka eshte qarku rrethor?
    Nese perqusin drejtvizor e lakojme ne forme rrethi dhe skajet e tij e kyqim ne burim te rrymes ( bateri apo akumulator) fitojme qarkun rrethor.
  53. Qka eshte solenoidi?
    Solenoiti është sust përquese prandaj paraqet sistem të shumë qarqeve rrethore .
  54. Qka paraqet bobina elektrike ?
    Bobina elektrike paraqet sistem te shume mbeshtjellseve te perquesit te vendosura ne shtresa ne menyre te ngjajshme sikurse mbeshtjellja e penjeve ne kalem.
  55. Qka quajme elektromagnet ?
    Solenoidi (bobina ) me bërtham te hekurit quhet elektromagnet.
Pyetje dhe pergjigje te klases 9 1.
  1. Ne sa tersi studiohet levizja e lengjeve?
    Nevizja e lengjeve studiohet ne 2 tersi ;
    > Nevizja e lengut ideal dhe
    > Nevizja e lengut real.
  2. Qka eshte lengu ideal ?
    Lengu ideal eshte :
    Homogjen -(nese dendesia e tij eshte e njejt ne qdo pike te enes ku eshte i vendosur)
    Izotrop -( nese ne te gjitha drejtimet brenda enes i ka te njejtat veti )
    Nuk ndrydhet-(nese me veprim te forcave te jashtme nuk ndrydhet dhe
    Nuk eshte viskoz-( nese brenda tij nuk ekziston ferkim i mbrendeshem ).
  3. Qka eshte lengu real?
    Lengu i cili nuk i permban kater vetit e cekura eshte LENG REAL .
  4. Cilat jan karakteristikat per studimin e levizjes se lengut?
    Vija e rrymimit , Gypi i rrymimit , Rrymimi shtresor (laminar), Rrymimi turbulent.
  5. Qka paraqet vija e rrymimit ?
    Vija e rrymimit paraqet vijen e drejt ose te lakuar e cila tregon ne qdo moment kohor drejtimin e levizjes se grimcave te lengut .
  6. Qka paraqet Gypi i rrymimit?
    Gypi i rrymimit paraqet bashkesine te gjithave vijave te rrymimit te cilat kalojne neper te gjitha neper te gjithave pikave te lengut brenda ndonje lakorje te mbyllur ne leng kurse siperfaqja e rrymimit paraqet mbeshtjellsin e gypit te rrymimit.
  7. Qka eshte rrymimi shtresor?
    Rrymimi shtresor (laminar) .Lengu kryen levizje shtresore , nese vijat e rrymimit mes vete jan paralele .Te ky rrymim vijat e rrymimit nuk priten mes vete.
  8. Qka eshte rrymimi turbulent?
    Rrymimi turbulent .Ne kete rrymim grimcat e lengut kryejnë levizje te perbera sepse shkaktohet goditja mes tyre .
  9. Qka quajme shpektesi kritike?
    Shpejtesia e lengut ,per vleren e se ciles kryhet kalimi nga rrymim shtresor ne rrymim turbulent , quhet shpejtesi kritike.
  10. Si shenohet ekuacioni i kontinunitetit
    Ekuacioni i kontinunitetit shenohet me formulen ;
    S1*V1=S2*V2.
  11. Qka eshte forca e viskozitetit?
    Ferkimi i brendeshem paaqitet ndermjet shtresave te lengut , kurse force e cila i kundershton levizjes se nje shtrese te lengut ndaj shtreses tjeter eshte forca e viskozitetit.
  12. Qka eshte forca centrifugale?
    Kjo force paraqitet gjithmone ne trupin qe leviz neper rrug te lakuar apo vije rrethore dhe quhet force centrigugal ( Fcf ) ose qenderlarguese.
  13. Qka eshte force centripetale?
    Krahas kesaj force ne trupin qe levize neper rruge te lakuar apo neper vije rrethore vepron edhe forca tjeter , e cila quhet force centripetale (Fcp) apo qendersulmuese e cila vepron kah qendra e rrethit.
  14. Qka kan te njejta force centrifugale dhe centripetale?
    Forca centrifugale dhe centripetale kan intensitet por kahe te kundert dhe jan te baraspeshuara ne trupin qe levize neper vije te lakuar qpo vije rrethore .
  15. Cila eshte formula e forces centrifugale dhe centri petale?
    Formula per forcen centrigugale dhe centripetale eshte :
    >>> F=m*a=m*v2/R
  16. Qka quajme dukuri periodike ?
    Dukurit te cila rregullisht perseriten , ne intervale te barabarta kohore , quhen dukuri periodike.
  17. Qka quajme levizje periodike?
    Levizjet e trupave te cilet ne ketointervale kohore quhen levizje peridoike.
  18. Qka quajme period?
    Intervali kohor.pas te cilit levizja perseritet.quhet period dhe shenohet me T.
  19. Qka quajme peplumb ose lavjerrs matematik ?
    Levizjet lekundse her ne njeren an her ne ana tjeter ndaj nje pozite te caktuar ekuilibruese dhe perioda e tyre paraqet kohen per te cilen kryen nje lekundje te plot . Levizje lekundse kryen susta pasi varim nje pesh ne te por edhe peplumbi qe ndryshe quhet lavjerres matematik pasi ta zhvendosim nga pozita ekuilibruese.
  20. Qka quajm amplitud?
    Largesia maksimale e sferes nga pozita e caktuar ekuilibruesequhet amplitud.
  21. Qka quajme elogacion?
    Qfaredo pozite e peshes Q , e cila gjendet mes njeres amplitud A dhe pozites ekuilibruese O quhet elogacion X .
  22. Cila eshte formula per elogacion?
    F=-kx ( ku k- eshte faktor i perpjestueshmeris kurse x -elogacioni parashenja minus tregon se force dhe elogacioni kan kahe te kunderta.
  23. Cilat jan madhsit ne fizik?
    Madhsit ne fizik jan madhsit skalere dhe madhesit vektoriale.
  24. Qka jan madhesit skalare?
    Madhesi te cilat percaktohen vetem me vleren numerike te tyre quhen medhesi skalare-skalar.
  25. Qka quajme madhesi vektoriale ?
    Madhesi vektoriale jan ato madhesi qe karakterizohen me drejtim dhe kahje.
  26. Kush ben pjes ne madhesi skalare ?
    Ne madhesi skalare bre pjes: masa vellimi dhe dendesia e trupit ,koha, temperatura,puna,energjia etj.
  27. Kush ben pjes ne madhesi vektoriale?
    Ne madhesi vektoriale bën pjes : forca(F) shpejtesi (v) nxitimi (a)
  28. Si mbledhen vektoret?
    Vektoret mund te mblidhen edhe te zbriten grafikisht . Ne rastin kur vektoret F1 dhe F2 jan paralel mbledhja e tyre kryhet duke bartur fillimin e vektorit F2 ne mbarim te vektorit F1 ,kurse shuma e tyre , qe quhet rezultante ,paraqet nje vektor te ri:
    R=F1+F2 nese intenzitetet e vektoreve perkatese jan F1=4N dhe F2=3N ateher vlen R=4N+3N=7N
  29. Si zbriten vektoret?
    Mbledhja e vektoreve F1 dhe F2 qe kane kahe te kundert kryhet duke vendosur fillimin e tyre ne pike te perbashket ,kurse R shpreh ndryshimin e tyre .Per intensitetet F1=4N dhe F2=3N intenziteti i rezultantes eshte R=4N-3N=1n
  30. Qka quajme qender te rendimit te trupit?
    Rezultantja e ketij sistemi te forcave te lidhura dhe paralele mes vete paraqet peshen Q te trupit kurse C , ku vepron kjo rezultante,quhet qender e rendimit te trupave.
  31. Ne sa menyra mund te percaktohet pozita e rendimit te trupave ?
    Pozita e qendres se rendimit te trupave mund te percaktohet ne disa menyra: Analitike , grafike dhe eksperimentale.
  32. Sa lloje te ekuilibrit eksiztojne?
    Eksiztojne tri lloje te ekuilibrit:
    1- Ekuilibri stabil
    2- Ekuilibri jo stabil ose labil
    3- Ekuilibri indiferent
  33. Qka eshte ekuilibri stabil?
    Ekuilibri stabil eshte kur trupi lakohet pak nga pozita ekulibriese tenton qe vetvetiu te kthehet ne gjendjen e meparshme.
  34. Qka eshte ekuilibri?
    Ekuilibri jo stabil ( labil ) kur trupi gjate levizjes zhvendoset nga pozita ekuilibruese tenton qe edhe me teper te largohet nga ajo pozite.
  35. Qka eshte ekuilibri indiferent?
    Ekuilibri indiferent eshte kufiri ne mes te ekuilibrit stabil dhe jostabil ( labil ) d.m.th trupi qe zhvendoset nga pozita ekuilibruese ose nuk largohet as nuk kthehet.
  36. Qka quajme lloz?
    Lloz quhet qdo trup i ngurt i cili rrutollohet rreth mbeshtjellsit te palevizshem dhe ne te cilinnjekosisht veprojne dy forca qe synojne te shkaktojne rrotullim te kundert rreth pikes mbeshtetese.
  37. Qka quajme pik solmuese ?
    Te cdo lloz dallojme piken e palevizshme mbeshtetese O ,piken zbatuese A te forces F dhe piken zbatuses B, te barres Q . Pika A dhe B quhen pika sulmuese.
  38. Cila eshte formula per ligjin e llozit qe e zbuloi Arkimedi?
    Qk2=Fk1. - me fjale te tjera do te thot se per llozin ne baraspeshim momenti i forces duhet te jet i barabart me momentin e barres Qk2 ndaj pikes mbeshtetese O .
  39. Ne sa lloje mund te klasifikohen llozet?
    Llozet te llojit te par te llojite te dyt dhe te llojit te tret.
  40. Qka paraqesin keto tri lloje te llozit?
    > Llozi i llojit te pare ,pe ndryshe quhet lloz dykrahesh e ka piken mbeshtetes O ndermjet pikave sulmuese te forces F dhe barres Q ( daret dhe gersheret).
    > Llozi i llojit te dyte e ka piken sulmuese te barres Q ndermjet pikes mbeshtetese O dhe piken sulmuese F . shembull i ketij llojit eshte karroca ku barra e druve qendron mes duarve dhe rrotes se pikes mbeshtetese
    > Llozi i llojit te tret e ka piken sulmuese F ndermjet pikes mbeshtetese O dhe pikes sulmuese te barres Q .
  41. Qka quajme val?
    Procesi i perhapjes se lekundjes apo i energjise se tyre neper mjedisin e dhënë ne hapsire quhet val.
  42. Qka quajme burim i vales?
    Sfera e pare , e cila nen veprimin e forces zhvendoset nga pozita ekuilibruese ,quhet burim i vales.
  43. Qka quajme ultraze?
    Valet e zerit me frekuenca me te larta se 20kHz quhen ultraze.
  44. Qka quajme infraz?
    Frekuencat me te vogla se 20kHz quhet infraz.

  1. [1]