Amplituda
Amplituda apo vala e lëkundjes krahas frekuencës është madhësia më e rëndësishme kuantitative për përshkrimin e lëkundjeve. Ajo është vlera më e lartë e vlerave të ndryshueshme periodike (Elongacioni, Ikja maksimal nga pika fillestare) tek lëkundjet mekanike, shtypja dhe dendësia tek përhapja e valëve, rryma dhe tensioni tek rryma alternative, intensiteti i fushës tek lëkundjet elektromagnetike.
Anilacioni
Zhdukja e thërrmijave dhe anti-thërrmijave ndërmjet veti.
Anioni
Anioni, është një atom me ngarkesë negative (jon) i cili ka një apo më shumë elektrone në orbita se sa protone në bërthamë.
Anoda
Anoda është poli pozitiv "+" i një burimi të rrymimi apo aparateve elektrike, në të cilin vijen elektronet nga poli negativ.
Rrezja e atomit
Rrezja e atomit gjendet diku rreth 0,3*10-8cm te uji dhe 3*10-8cm te frankiumi.
Etër
Në filozofinë aristoteliane, Etër-i shihej si elementi i 5 (të tjerat ishin: Dheu, Zjarri, Uji dhe Ajri). Në fund të shekullit XIX, Etër është marrë si një substancë e cila është e shpërndarë në gjithë gjithësinë. Ky merret si bartësi i valëve të dritës.
Atomi
Atomi
Masa e atomit
Me masën relative të atomit kuptohet proporcioni i masës së ndonjë atomi me masën e izotopit të karbonit 12C.
Shpejtësia e përhapjes së valës
Shpejtësia e përhapjes së valës është rruga që kalon një pikë e valës për një njësi të kohës. Në mes të shpejtësisë së valës c, gjatësisë së valës l dhe frekuencës f është një bashkëveprim i cili shprehet me formulën c=l*f
Rrezja e orbitës
Sipas teorisë klasike, elektronet lëvizin në trajektore të qëndrueshme të orbitave përreth bërthamës. Në teori të kuanteve duhet të hiqet dorë nga kjo pikëpamje, dhe mund të flitet vetëm për vendqëndrimin e rastit të elektronit.
Seria e Balmerit
Seria e spektrit të atomit të oksigjenit, e cila krijohet gjatë kapërcimit të elektronit në nivelin e dytë n=2 të energjisë.


Thyerja
Thyerja është ikja nga drejtëza e përhapjes së valëve (të ujit, të zëtit, të dritës, të elektroneve).
lakimi paraqitet kur një valë me gjatësi të rregulluar gjatë përhapjes hasë në pengesa apo kur hynë nëpër një çarje.
Elektroni
Cipa e secilit bërthamë të atomeve është krijuar nga elektronet. Elektroni është thërrmija më e lehtë e ngarkuar dhe ngarkesa elektrike e tij nuk mund të ndahet (ngarkesa elementare q=1,602*10-19 coulomb). Me një masë më qetësi prej me9,1091*10-31kg, elektroni është 1836 herë më i lehtë se protoni. Gjitha veprimet janë të bazuara në lëvizjet e elektroneve.
Elektronvolt
Sasia e energjisë që fiton elektroni gjatë përçimit të tensionit prej 1 volti. 1eV=1,60219*10-19J.
Elektroliza
Me elektrolizë kuptohet shpërbërja e një thartire të substancave nëpërmjet rrymës elektrike të njëtrajtshme. Kështu nëse fute burimi i energjisë në një thartësirë atëherë kationet me ngarkesë pozitive do të grumbullohen për rreth katodës (p.sh metalet) ndërsa aniononet me ngarkesë negative për rreth anodës (p.sh oksigjen apo halogjeni). Sasia e rrymës është proporcionale me sasinë e grumbulluar (Ligji i Faradajit).
Ngarkesa e elementeve
Ngarkesa më e vogël elektrike në natyrë vlerën prej q=1,602*10-19 Coulomb. Elektroni ka ngarkesë elementare negative, ndërsa protoni dhe positroni ngarkesë elementare pozitive.
Elementi
në filozofi
Secila pjesë përbërëse e një njësie të përbërë. Në filozofinë e grekëve antikë, elementet përbërëse themelore të materies dhe shpirtit ishin këto pesë elemente: Dheu, Zjarri, Uji, Ajri dhe Etëri.
në kimi
Gur themel i çdo materie që me metoda kimike nuk mund të shpërbëhet më tutje. Thërrmija më e imtë e elementeve kimike është atomi. Në ndërkohë janë të njohura 111 elemente të ndryshme. Sipas vetive të tyre të veçanta, elementet janë radhitur në sistemin periodik të tyre.