Gjuha shqipe
"Gjuha Shqipe"
Posi kanga e zogut t'vers
Qe vallzon' n'blerim' t'prillit Posi amblli e flladit' t'eres Qe lmon t'gjijt e trandofillit
Posi vala e bregut' t'detit
Posi gjama e rrfes' zgjetare Posi ushtima e njij termeti Njashtu ash gjuha jon shqiptare
Pra mallkue njai bir shqiptari
Qe ket' gjuh' t'perenis' Trashgim qe na la i pari Trashgim' s'j'a len' njai' fmis'
Dhe atij j'u thaft' goja
Qe e perbuz' ket' gjuh' hyjnore E qe n'gjuh t'huj' kur s'ash nevoja Flet e t'veten len mas' dore
Neper gjuh' shqipe bota mbar'
Ka me u njoft se c'fis ju jini Ka me ju njoft' ju per shqiptar' Trima n'za sikurse jini
Naj' e doni fisin
Mali , bregu e malsia Prej nje goje sot brohorisin Me gjuh t'veten : "RROFT SHQIPNIA"