Gjeometria deskriptive është dega e gjeometrisë që lejon përfaqësimin e objekteve tre dimensionalë në dy dimensione, duke përdorur një seri të veçantë procedurash. Teknikat që rezultojnë nga këto procedura janë të rëndësishme për inxhinierinë, arkitekturën, projektimin dhe artin. Vizatimi është gjuha e projektimit, dhe nëqoftëse vizatimi teknik mund të mendohet si gjuha e projektimit, gjeometria deskriptive është gramatika e kësaj gjuhe. Baza teorike për gjeometrinë deskriptive sigurohet nga projeksionet gjeometrike plane. Gaspard Monzhe është konsideruar shpeshherë si babai i gjeometrisë deskriptive. Ai zhvilloi në fillim teknikat e tij për të zgjidhur probleme gjeometrike në vitin 1765 ndërsa punonte si vizatues teknik për fortifikime ushtarake, dhe më vonë i botoi zbulimet e tij.

Protokollet e Monzhes lejojnë një objekt imagjinar të vizatohet në një mënyrë të tillë që mund modelohet në tre dimensione. Të gjitha aspektet gjeometrike të objektit imagjinar konsiderohen në përmasa dhe formë të vërtetë dhe mund të imagjinohen të para nga çdo pozicion në hapësirë. Të gjitha pamjet paraqiten në sipërfaqe dy dimensionale. Gjeometria deskriptive përdor teknikën e krijimit të pamjeve nga rreze projektimi paralele imagjinare që dalin nga një objekt imagjinar dhe bien perpendikular mbi një plan projektues. Pikat e njëpasnjëshme të projektimit krijojnë pamjen e dëshiruar.

Protokollet

redakto
  • Projektimi i dy pamjeve të një objekti në drejtime arbitrare, reciprokisht pingul. Çdo pamje ka tre dimensionet e hapësirës, ​​dy dimensione paraqiten si akse në shkallë të plotë, reciprokisht përpendikularë dhe një aks si i padukshëm (në pamjen e një pike) që largohet në hapësirën e pamjes (thellësi). Secili nga dy pamjet pranë japin një paraqitje në shkallë të plotë të njërit prej tre dimensioneve të hapësirës.
  • Secila nga këto pamje mund të shërbejë si pikë fillimi për të projektuar një pamje tretë. Pamja e tretë mund të fillojë një projeksion të katërt, dhe kështu me rradhë. Secili nga këto projeksione të njëpasnjëshme paraqesin një rrotullim 90 ° në hapësirë​​, për ta parë objektin nga një drejtim tjetër.
  • Çdo projektimi i ri përdor një dimension në shkallë të plotë që dukej si një pikë në pamjen e mëparshme. Për të arritur një pamje të plotë të këtij dimensioni dhe për ta akomoduar atë brenda në pamjen e re duhet të injorohet pamja e mëparshme dhe të vazhdohet nga këndvështrimi ipamjes së dytë të mëparëshme, ku ky dimension shfaqet në shkallë të plotë.
  • Çdo pamje e re mund të krijohet duke projektuar në një numër të pafund drejtimesh, përpendikular me drejtimin e mëparshëm të projektimit. (Përfytyro drejtimet rrezeve të shumta të një rrotë qerreje secila përpendikular me drejtimin e boshtit.) Çdo pamje e re shtohet si një pamje shtesë në një projektim ortografik dhe shfaqet në një "shpalosjen e një kutie xhami".