Gjakova, qyteti i kulturës antike

BEQIR SINA, New York 2006
Bota Sot

Pas luftës dhe çlirimit të Kosovës, Gjakova ka krijuar mundësi më të madhe për levizje të lirë, shkëmbim mallrash ideshe dhe rritjen e martesave këndej e andej kufirit Shqiptaro - Shqiptar

GJAKOVE - PRISHTINE : Para se të nisesha për në Gjakovë, u ula e"rrëmova" nëpër libra e broshura të shkruara për Gjakovën. Mësova se qyteti i Gjakovës shtrihet në bregun e majtë të lumit Erenik, ndërkaq nga të dy anët e përroit Krena shtrihet kodra e Çabratit. Lartësia mesatare mbidetare e Gjakovës, është 365m. Qyteti gjendet në gjatësi gjeografike në mes të 42.24 skallë në veri dhe 20.26 shkallë në lindje. Sipas, të dhënave arkeologjike të bëra nga ekipet e përbashkëta nga Shqipëria dhe Kosova, në territorin e Gjakovës, në bazë të materialeve të gjetura është vërtetuar se i përkasin kulturës antike, është vërtetuar dhe dëshmuar se këto treva kanë qenë të banuara edhe më parë.

Gjakova, si qytet më këtë emër daton nga shekulli XV, por lulëzimi i vërtet i saj fillon në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII. Nga kjo periudhë veçojmë ndërtimin e Xhamisë së Hadumit në vitin1554, Mejtepit, Bibliotekës, Haremit, Hamamit, ndëtimit të Sahat-Kullës, Medreses së Madhe, Hanit të vjetër, Kompleksit të Teqës së Madhe si edhe urave lidhese të qytetit mbi lumin Krena, si ajo e Tabakut, ura e Taliqit etj.të cilat edhe sot ekzistojnë.

Komuna e Gjakovës sot ka 586 km katrorë të cilën e përbëjnë qyteti dhe 84 fshatra.Sipas regjistrimit të fundit i bërë në vitin 2000 nga UNMIK-u, komuna e Gjakovës ka 150.800 banorë, duke e renditur si komuna e tretë për nga madhësia në Kosovë.Komuna e Gjakovës ka lidhje të mira me rrugë të asfaltuara me qytetet e Prizrenit, Pejës, Rahovecit, Klinës, Prishtinës, Deçanit, Malishevës etj.

Është me rëndësi të ceket se Komuna e Gjakovës, pas luftës së vitit 1999 - ka lidhje edhe me Republikën e Shqipërisë, përmes dy pikave kufitare ate të Qafës së Prushit dhe Qafës së Morinës.

Mirpo, kjo lidhje nuk është vetem thjesht si infrastrukturë e thjeshtë rrugore, por ajo është si nje arterie tepër e rëndësishme që kalon nga Tropoja, Puka, Mirdita, Shkodra, Kukesi, kalon edhe në vende dhe zona të tjera të Shqipërisë, me të cilat, historikisht Gjakova dhe gjakovarët, kanë patur lidhje historike me njeri tjetrin. Ajo lidhje

pas luftës dhe çlirimit të Kosovës, Gjakovës i ka krijuar mundësi më të madhe për levizje të lirë, shkëmbim mallrash ideshë dhe rritjen e martesave këndej e andej kufirit Shqiptaro - Shqiptarë. Ndërsa mua me Gjakovën, më lidhi një njohje virtuale, dhe më shumë se kaq historia e lavdishme e qytetit dhe rrethinës së saj. Emëri i Medelin Bardhit, ose Medelinës së Gjakovës, ishte një njohje nëpërmjet internetit, lajmeve nga e gjithë bota. Kisha lexuar dhe dëgjuar se Gjakova, ka një ndër historitë nga më të pasurat shqiptare, me ngjarje dhe personalitete të rëndësishme të çështjes kombëtare . Midis shumë figurave që nderuan Gjakovën e kombin tonë, kisha lexuar e dëgjuar edhe për Mehmet Agë Rashkocin, nacionalist i njohur për lirinë e Kosovës dhe trojeve shqiptare. Ai i cili kishte emigruar në Amerikë, në fillim të viteve të 50-ta, pinjoll i familjes AGA të Rashkocit të Gjakovës, familje kjo e dalluar për çështjen kombëtare ndër shekuj, edhe në Diasporë.

Në qytetin historik të Gjakovës, disa çaste ndodha me njëri prej doktorve më popullor të Gjakovës, emëri i të cilit u bë mjaft i njohur në median shqiptare dhe atë më presitgjoze botërore, kur atij me 01. 11.1999, pas shumë dështimeve , i lindi vajza, e cila, në shenjë mirënjohje, dashurie e respekti të madh e pagëzoi, me emërin e mikeshës së madhe të shqiptareve, ish Skeretaren e Shtetit zonjën Madeleine Albright. Me ardhjen e lirisë në Kosovë, familjes Bardhi i erdhën edhe fëmijet aq shumë të pritur. Prindërit e tij kanë qënë të shkolluar - njeri prej tyre - babai ka përfunduar shkollimin në Shkollën Bujqësore për Djem e Institutit Shqiptaro – Amerikan në Kavajë, në vitin 1934.Aty kreu dhe specializimin nga fusha e Zooteknikës Kjo shkollë Amerikane është finansuar nga z.Harry Fulc. Familja ime thotë ai, është familja e koncidencave. Pas lindjës së vajzës së parë, e cila, u pagëzua më pasë me emërin Medeleine- çka na sillte në mendje edhe një herë ish Sekretaren e Shtetit Amerikan, miken e madhe të shqiptarëve Medeline Albright, ditën e çlirimit të Gjakovës më 14 qershor 2006, ne na lindi edhe një vajzë tjetër .

Kësaj rradhe, thotë dr Bardhi, vogëlushja u pagëzua nga motra e saj Medlina e Gjakovës, me emërin Poema, një poemë e gjallë për Gjakovën dhe Kosovën.Motrës së vogël shumë iu gëzua dhe vëllau Betimi i cili posa i ka mbushur 5 vite. Besniku, është fëmija i tretë i një familje të njohur nga Gjakova. Babai i tij Rasimi, për atë kohë ishte ndër intelektualet e rrall jo vetëm në qytetin e Gjakovës por edhe më gjërë. Ai rrjedhë nga një familje tregtarësh gjakovarë, ishte i biri i një vizionari poashtu të shkolluar, i cili e dinte mirë sesa i nevoitej shkollimi i fëmijeve të tijë.

Për fat të keq babai u sëmurë rëndë nga tuberkulozi, vdiq ne vitin 1958, në moshën 42 vjeçare, duke lënë pas vetes tre djemë. Më i vogli Besniku kishte vetëm një vjet kur i ati i vdiq. Ai më vonë e njohu të atin vetëm nëpërmjet kujtimeve të të tjerëve , fotografive si dhe diplomave të shkollimit. Megjithatë, "ai i është tepër mirënjohës prindërve, dhe krenar për ata". Ai thotë se janë meritë e nënës tash më të ndjerë Taibes që arriti të rrisë dhe të shkolloj tre djemtë e saj si dhe biografia dhe diplomat e babait, që ishin fanar drejtë formëzimit të personalitetit tim dhe që më trasuan rrugën , si në rrashfin kombëtar, edhe atë të edukimit dhe të shkollimit.

Në atë kohë, pushtetmbajtësit dhe okupatorët sërb ushtronin dhunë dhe represion të egër ndaj shqiptarëv nacionalistë në Kosovë. Ishte koha kur Besniku, ishte fare i ri dhe çdo ditë po rritej e frymëzohej me dokumentat që ruante si trashegemi nga babai, diplomën dhe fotografitë e tija. Një udhërrëfyes në shtëpinë time kujton ai sot, ishin simbolet kombëtare në ato dokumenta dhe diploma, shpata e Skëndërbeut, përkrenarja, tablot nga luftërat e shqiptarëve, për liri e pavarësi, përej nga hordhit turke, e deri tek pushtuesit sllavo -sërb. Këto vëzhgime të përditshme ishin përplot frymëzim dhe nuk me linin asnjë dilemë që edhe unë të shkollohesha e të bëhesha qytetar i nderuar dhe të vazhdoj traditën e parardhësve te mi.Edhe pse mbeta në moshë të njomë pa babain tim, ai post mortum më ndihmoj shumë me dëshmitë e tij prej një intelektuali të rrallë.. Prioritare është ndershmëria dhe atdhedashuria, këto veti kaliten vetëm me arsimim të lartë dhe me besim të plotë tek Zoti, thotë dr.Besniku. Shpresoj të vazhdohet një traditë e tillë edhe me gjeneratat e tjera pas meje.

Biografija politike e Dr.Besnikut daton që nga vitet e’90, kur ishte në specializim në Zagreb (Kroaci), ishte koha e fillimit të fundit të krijesës artificiale të quajtur RSFJ. Atë kohë në Zagreb ai së bashku me një grup intelektualesh shqiptarë arritën të zhvillojnë një aktivitet shumë të dendur politik. Në Kroaci gëzoj rrespekt të madh falë luftës politike kundër hegjemonstëve dhe okupatorve sërbe. Puna e tij vazhdoj më tutje në vitet e paraluftës në Gjakovë, ku ishte Kryetar i parë i PSHDK-së dhe më vonë së bashku me disa veprimtarë tjerë krijuan dhe vepruan në kuadër të grupit të krizës, apo siç realisht ishte Shtabi i Luftës për qytetin e Gjakovës. Aktualisht Dr.Besniku ushtron profesionin e tij në Klinikën private të ORL-së në Gjakovë si dhe merret me shkrime publicistike. Eshtë i gatshëm sërish të aktivizohet në skenën politike me të vetmin qëllim , të punoj dhe të jep kontributin e tij në sendertimin e ëndrrave shekullore për mëvetësinë e atdheut të tij Kosoës. Ai thote: Pavarësia e Kosovës është eliksiri i Sindromit Ballkanik, ky është qelësi i stabilitetit në Ballkan dhe më gjërë. Kosova doemos do të bëhët shtet, mirëpo asnjëherë më koloni e askujt.

Në këtë udhëtim nëpër Gjakovë, kënaqësi ishte patjetër edhe biseda gjatë drekimit në vendin turistik të quajtur Çabrat, prej nga Gjakova, duket si në "pëllëmb të dorës". Radio - Gjakova, na tha drejtori i saj z Skënder Gola , ka filluar punë që në nëtor të vitit 1979. E ndërsa në vitin 1990, ashtu si në të gjithë Kosovën në kohën e represionit dhe të dhunës, edhe në këtë institucion të vetmin të mendies në Gjakovë, gazetarët e drejtuesit e kësaj Radio, u detyruan t'a lëshojënë vendin e punës, duke u zvëndësuar me atë të propogandës sërbe në Kosovë. Dhe plot 10 vjet pothuajse pas këtij largimi nga kjo Radio, deri më 14 qershor 1999, me hyrjen e forcave të NATO-s , SHBA-s e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), ne u kthyem ne vendet e punës.

Golja, thotë se :"Me këtë rast duhet të përmend edhe një çudi abstrakte të qeverisë së Sërbisë, at'here, gjatë këtyre 10 viteve sa ata ne na pushuan nga puna, popullatës së Gjakovës, e cila është 97% autoktone shqiptare iu imponua të dëgjojnë vetëm programe dhe emisione në gjuhën sërbe. Kjo ishte një nga anaomalit e shumta, të cilat i shkonin për dore atij rregjimi. Përndyshe, Radio - Gjakova, është një ndër dallandyshet e para të fjalës shqipe në radio në Kosovë. Transmetuam edhe programin e parë shqip - në ditët e para të lirisë. Kjo është një Radio e cila sot, nga shumë media të tjera qofshin ato nga Shqipëria e Kosova, kanë marrë vlersime jashtëzakonisht të mira. Si dhe ka fituar çmimin "Lajmëtari i Lirisë".

Ndërsa për pavërsinë e Kosovës drejtori i Radio Gjakovës, tha se :"Ne si medium radiofonik, kemi një rol të rëndësishëm ne pavarësinë e Kosovës. Koncepti i programit tonë, është pjesë e pavarësisë së Kosovës, atë çka aspironte dhe ëndërronte me shekuj ky popull, kaq brilant liridashës, atdhedashës e patriot. Dita më fatlume e të gjithë shqiptarëve-Pavarësia. Për pavërsinë e Kosovës, kontributin më të madh e jep populli e ne si pjesë e këtij populli jemi në rolin e duhur".