Firma e Sulltanit i jep fuqi Fermanit!
(Firmose dekretin dhe mos bëj estradë!)
Nuk ka më dilema,
as kuriozitet,
Meta do të nxjerri,
për Lleshin Dekret!
Nuk po them aspak,
Meta u zu mat,
se e lexon Meta,
edhe merr inat!
Dhe përsëri puna,
nis e bëhet dreq,
dhe dihet që Meta,
ka inat të keq!
Mua më pëlqen,
kaq shumë Tedi Blushi,
që për herë të dytë,
mendjen na e mbushi!
Meta nisi këngën:
“Kthehu dallëndyshe!”,
edhe Kushtetutën,
po e lexon ndryshe!
Si kurrë tjetër herë,
kur bën dekretimet,
Presidenti Meta,
nisi konsultimet!
I rrethuar keq,
përsëri gabon,
sepse konsultimet,
Ligji s’ja kërkon!
Ka kjo situatë,
dhe goxha humor:
“Ruçi do të jetë,
interlekutor!”
Boll e talle trapin,
se s’jemi nomadë,
firmose dekretin,
dhe mos bëj estradë!
Ju s’u morët vesh,
hiç në mesin tuaj,
por ndërhyri fort,
faktori i huaj!
Dihet-me të huajt,
bishtin s’lozni dot,
dhe Tedi mavrinë,
mos e lodh më kot!
Dje Meta u hodh,
si kalë pa kapistër,
dhe tha s’është formale,
firma për ministër!
Askush nuk po thotë,
se është formale,
por s’është natyrisht,
as dhe substanciale!
Firma të vlen shumë,
o-i pari i shtetit,
se i jep fuqi,
veç ajo dekretit!
Të shkruar në Ligj,
shumë gjëra s’i gjen,
po firma e Metës,
ka fuqi dhe vlen!
Ka fuqi dhe vlen,
vetëm nëse hidhet,
dhe përgjegjësisë,
askush dot s’i vidhet!
Gjer tani për Lleshin,
dekret me firmë s’ka,
ndaj ripropozimi,
s’është ndonjë hata!
Dhe Meta me firmë,
për Lleshin s’është shprehur,
dhe jo se qëndrim,
ndryshoi papandehur!
Dekreti i parë,
ky në fakt do jetë,
do ketë firmë Mete,
ndaj quhet Dekret!
Ndaj po i them Metës,
hidhe me rehat,
dhe nuk do të themi,
se u zure mat!
A.DUKA
13 Nëntor 2018