Fataliteti të lehtëson stresin, por të heq shpirtin luftarak

Ndonjëherë mendoj,

që përfundimisht,

çdo gjë duhet marrë,

fare qetësisht!



Kur je një i tillë,

quhesh fatalist,

por s’ju them të jini,

domosdoshmërisht!



Fatalisti kurrë,

s’është i revoltuar,

se ai mendon:

“Kështu ishte shkruar!”



Ai s’para bie,

në një pesimizëm,

se çdo gjë e sheh,

me indiferentizëm!



S’po e zgjas më tutje,

se do flisja kot,

se një fatalist,

unë s’bëhem dot!



Sepse unë kam lindur,

veç për të luftuar,

dhe jo për të thënë:

“Kështu qe e shkruar!”



Unë mund të shkruaj,

këngë dhe lirika,

po në tjetër valle,

më vërvit muzika!



Më vërvit muzika,

në një tjetër valle,

ç’i do psherëtimat,

një njeri me halle?!



Psherëtima koti,

ti s’mund t’i afrosh,

njërit që ka xhepin,

edhe barkun bosh!



Janë më të dobishme,

vargje si këto,

kur i thua tjetrit:

“Ngrihu dhe lufto!”



“Ngrihu dhe lufto,

kudo-në çdo vënd,

që në dorën tënde,

ta kesh fatin tënd!”



Kur cubat qëllojnë,

dhe vrasin nga ferrat,

s’mund të këndoj unë,

për balukeprerat!



Kur i gjithë Atdheu,

është tretur nga halli,

njerëzit s’frymëzohen,

nga ca këngë malli!



Edhe ato duhen,

kjo s’ka diskutim,

po të tjera halle,

ka sot vendi im!



Ç’vlerë do të kishin,

lirikat e mia,

kur po na mbyt krimi,

edhe varfëria?!



Unë s’vidhem dot,

prej vajit dhe gjëmës,

dhe këto kërkojnë,

gjithë dufet e zëmrës!



Shoh realitetin,

kaq shumë kriminal,

dhe fatalitetin,

dëboj nga çdo fjalë!



Një shpresë e besim,

përhap në çdo prag,

se s’mund ta humbasim,

shpirtin luftarak!



Nga krimet e zeza,

ku njerëz janë vrarë,

nga një njollë turpi,

të gjithë kemi marrë!



Janë vënë në dyshim,

shtyllat kryesore,

ndaj errem e gdhihem,

me këngë mortore!


A.DUKA

31 Gusht 2018