Gjermania është shtetë në pjesën qendrore të kontinetit Evropa. Përpos qytetve, në Gjermani ka dhe disa forma më të larta të rregullimit shoqëror administrativ. Niveli më i lartë i till quhet "landet federale" një formë e ngjajshme me Republikat. Gjermania ka 16 lande, të rradhitura sipas alfabetit ato janë:

  1. Landi i Baden-Vyrtenbergut me kryeqytet Shtutgardin, ka një sipërfaqe prej 35,752 km2 në të cilën banojnë 10,717,000 persona.
  2. Landi i Bajerinit me kryeqytet Mynhenin, ka një sipërfaqe 70,549 km2 në të cilën banojnë 12,444,000 persona.
  3. Landi i kryeqytetit të Gjermanisë, Berlinit ka një sipërfaqe 892km2 dhe në të banojnë 3,400,000 persona.
  4. Landi i Brandenburgut me kryeqytet Potsdamin, ka një sipërfaqe 29,477 km2 dhe në të banojnë 2,568,000 persona.
  5. Landi i Bremenit me kryeqytet me po të njëjtin emër, ka një sipërfaqe 404 km2 dhe në të banojnë 663,000 persona.
  6. Landi i Hamburgut me kryeqytet me po të njëjtin emër, ka një sipërfaqe 755 km2 dhe në të banojnë 1,735,000 persona.
  7. Landi i Hesenit me kryeqytet Vizbadenin, ka një sipërfaqe 21,115 km2 dhe në të banojnë 6,098,000 persona.
  8. Landi i Mekelburg-Forpomerisë me kryeqytet Shverinin, ka një sipërfaqe 23,174 km2 dhe në të banojnë 1,720,000 persona.
  9. Landi i Niderzakses me kryeqytet Hanoferin, ka një sipërfaqe 47,618 km2 dhe në të banojnë 8,001,000 persona.
  10. Landi i Vestfalisë me kryeqytet Dyzeldorfin, ka një sipërfaqe 34,043 km2 dhe në të banojnë 18,075,000 persona.
  11. Rajnlandi me kryeqytet Majncin, ka një sipërfaqe 19,847 km2 dhe në të banojnë 4,061,000 persona.
  12. Saralandi me kryeqytet Sarabruku, ka një sipërfaqe 2,569 km2 dhe në të banojnë 1,056,000 persona.
  13. Landi i Zakses me kryeqytet Dresdenin, ka një sipërfaqe 18,416 km2 dhe në të banojnë 4,296,000 persona.
  14. Landi Zaksenanhalt me kryeqytet Magdeburgun, ka një sipërfaqe 20,445 km2 dhe në të banojnë 2,494,000 persona.
  15. Landi i Shlesvig-Holshtajnit me kryeqytet Kilin, ka një sipërfaqe 15,763 km2 dhe në të banojnë 2,829,000 persona.
  16. Landi i Tyrengenit me kryeqytet Erfurin, ka një sipërfaqe 16,172 km2 dhe në të banojnë 2,355,000 persona.


       Detyra
       Siq po shihet shqiptimet e emrave aktual duken të ngjajshëm me ata nga historia. Kjo vije si trashëgëmi e trojeve gjermane të cilat me kalimin e kohës kanë marrë statuset që sot i kanë.
  • Gjejë 5 emra nga historia për trojet gjermane që sot kanë statutin e landit.
  • Gjejë 5 emra internacional të landeve gjermane.

Kjo është pjesa interaktive PP e kapitullit Evropa veç e veç. Për pyetjet e shtruara më poshtë do ta ftojmë Ekspertin që të ju japë përgjegjen.

  1. Sa Troja i ka pas Gjermania tyneherë?

Trojet Gjermane shtriheshin në pjesen qëndrore të Evropës. Ato nuk ishin të lidhura ndërmjet veti në ndonjë formë administrative por nëpërmjet lidhjeve kulturore. Numri i tyre ka ndryshuar me kalimin e kohës. Logjike është që secili fis gjerman të ketë pasur trojet dhe livadhet e veta.