Dhjata e Vjetër
< ESTER >
Kapitulli 10
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10


1 Mbreti Asuero i vuri një haraç vendit dhe ishujve të detit.

2 Gjithë faktet e forcës dhe fuqisë së tij dhe përshkrimi i kujdesshëm i Mardokeut, i cili u ngrit nga mbreti, a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Medisë dhe të Persisë?

3 Judeu Mardoke vinte i dyti në fakt mbas mbretit Asuero, i madh midis Judejve dhe i dashur nga moria e vëllezërve të tij; ai kërkonte të mirën e popullit të tij dhe kishte fjalë paqeje për gjithë fisin e tij.