Erdhe per gjurme te eres
Të dera e zemrës një dimër fjale Pret pranverën Përtej vetvetes jetonte Tani ka ardhur tek vetvetja dhe jeton me engjëjt (Nënës Terezë) Jeton Kelmendi Sa vjet kaluan Nga një shkuarje e madhe Përtej vetes jetonte një mrekulli Albanika Me dy shpirtra Njërin për zotin tjetrin për njerëzimin Ishte pak Gonxhe pak Kalkutë Më shumë Albanika e më shumë dritë Njerëzimit Lutej dhe bëhej vet Lutja Ilirika Nëna jonë Terezë Me 1978 paça të ra në emër At vjet nëno Unë erdha në ketë botë Tash Kur më duhet krenaria Shkoj në Krujë të kastriotët E i thërras Gjergjit Kur më duhet një yll Universi Dal në Kodër të Diellit I bëj zë Rugovës Nëna jonë Terezë Me lutjen tënde kam rënë e jam Zgjuar Dardan Engjëjt që jetojnë në qiell Buzëqeshën dhe pritën Shkuarjen tënde Të madhe Sa vjet u bënë Dhe atdheu po bëhet gati Për një ditë tjetër Albanika Vazhdo lutu për njerëzimin Jetimet tu Për tokën e shtrenjtë Që i thonë ILIRI Kaluan sa mote Që shkove Këndej po vijnë do tjerë Gonxhe “E di një fjalë prej guri” E mësova n’ Shkrel Edhe një pallat ëndrrash e kam diku Tha Kadare E tash Bekoj edhe gjurmët e Prekazit E të Glloxhanit Ato zhgjëndrra i pamë me sy Ati ynë në qiell Na shikon me simpati Thuaje edhe një fjalë Shqip Zoti e bekoftë Arbërinë Ndeze një kandil ndriçues Ilirikase Kjo është e para Çdo kush e din Nënë ti je vet drita Shkuarja nuk është e lakmueshme Për kurrkënd Veç kur shkohet si ti nënë Është shkuarje e mrekullueshme Edhe Jezusi dinte për albanët Po moti i keq na pat marrë E çka ti bësh fatit zi Fqinjët na qëlluan të tillë Përtej vetës ke jetuar Dhe tani ke ardhur po jeton në vetveten Përjetësi Bashkë me engjëjt Të ardhmen tonë të nesërme Sjellna sot Lutu bre Nënë edhe një herë Se dhjetori m’ ka frikësuar E nuk di çka po më shohin sytë Më bëhet se të ftohtit të Dardanisë Po i vonohet pranvera Dardanika Mos harro edhe katër pjesë T’ ndara Nënë ti je emri ynë që shndrit në qiell E tokë
Fillim dhjetor 2007, Bruksel